LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Propozimi i fortë i Spartak Ngjelës/ “Kuvendi të kërkojë Komision Shëndetësor për Metën”

15 Nëntor 2019, 18:01, Politikë CNA
Propozimi i fortë i Spartak Ngjelës/ “Kuvendi të

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ?Top Talk? ka hedhur akuza të forta ndaj Presidentit Meta, duke e quajtur këtë të fundit të ashpër dhe të çmendur.

Sipas Ngjelës, Kuvendi është i pafuqishëm, por duhet ti drejtohet urgjent Komisionit Shëndetësor për ta analizuar çmendurinë e Presidentit.

?Presidenti nuk është i ashpër është i çmendur. Kuvendi është i pafuqishëm, por duhet ti drejtohet urgjent Komisionit Shëndetësor për ta analizuar çmendurinë e Presidentit.

Dy gjëra njeh ligji, tradhtinë kombëtare dhe çmendurinë e Presidentit. Si mund të flasë Presidenti ashtu? Keni parë ndonjë President që flet ashtu? Çfarë është ky? Ore zotëri e di si po flet ky? Po flet sikur të jetë diktator dhe nuk ka asgjë në dorë, i marrë! Kushtetutën e ka Kuvendi në dorë, po të dojë i heq nesër kompetencat, ka theksuar Ngjela./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga