Connect with Us

“Presidenca tokë e xanun”/ Rama: Taksirat të bashkëjetojmë me marrëzitë e Metës

Politikë

“Presidenca tokë e xanun”/ Rama: Taksirat të bashkëjetojmë me marrëzitë e Metës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Presidencën si “Tokë e xanun”.

Ai shprehet se shqiptarët e kanë taksirat të bashkëjetojnë me marrëzitë e Metës për aq kohë sa zyra e presidentit është “tokë e xanun”,

“Nuk ja vlen të marrim më shumë kohë, të komentojmë marrëzitë e Metës.
Na ka rënë ky taksirat dhe do të bashkëjetojmë me këtë taksirat për aq kohë sa zyra e presidentit është “tokë e zanun”. Ne jemi të detyryuar të ndjekim vijën e drejtë që kemi përcaktuar së bashku me aletatët tanë strategjikë. Për sa kohë SHBA kanë mbështetur çdo lëvizje, kushdo që të kuptojë, kupton që në këtë process nuk jemi vetëm. Ne s’kemi luftë me Metën, Meta ka luftë me botën me qeverinë më Shqipërinë dhe me vetën”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha në Lezhë/ Milionat e oligarkëve të shkojnë për të pastrehët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  qenë pasditen e sotme në Lezhë ku është njohur nga afër me problematikat e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa shprehet se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe tek banorët,ndërsa shtoi se paratë që ndahen për oligarkët, duhet të ndahen për të pastrehët.

Postimi i plotë

Sot në Lezhë takova banorë që janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme.

Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe të rikuperojmë pasojat që la pas në mijëra banesa të dëmtuara dhe të shkatërruara.

Ka nevojë urgjente të shtohen grupet e vlerësimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ende në shumë banesa nuk është bërë vlerësimi duke lënë banorët në pasiguri.

LEXO EDHE:  Shpërthen analisti nga fitorja e Ramës/Ju më kollaj ndërroni kombësi sesa parti

LEXO EDHE:  Rama konfirmon publikisht CityNews/Institucionet që do shkrijmë në shtator

Realiteti nuk ndryshon duke e mohuar, por duke u përballur me të dhe duke dhënë zgjidhje. Zgjidhja fillon që nga ndihmat emergjente për të cilat banorët kanë nevojë, e deri te çertifikimi zyrtar i banesave.

Vëmendja në këto ditë të vështira për vendin, duhet të shkojë te profesionistët e vërtetë, sepse fatmirësisht vendi ynë ka shumë inxhinierë të zotë, por ka munguar vullneti për ti vënë në punë. Nuk ka kohë për të humbur! Është e pakuptueshme mosangazhimi i shumë inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht!

Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi zgjedh Kryeprokurorin e ri

Publikuar

-

Nga

Olsjan Çela është Prokurori i ri i Përgjithshëm.  Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, i cili do të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Kandidatja Arta Marku mori 11 vota pro, 22 vota kundër, ndërsa 78 deputetë abstenuan dhe dy nuk votuan.

Ndërkohë, kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.

LEXO EDHE:  Vasili “masakron” Ramën/ Çfarë thoshte dje dhe sot për Metën e Nishanin

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron/E vërteta për Babalen e parë do ju habisë

Kujtojmë këtu se CNA.al paralajmëroi sot se deputetë socialistë dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare do të votonin për kandidatin Olsian Çela.

Olsian Çela ishte renditur i pari në listës në Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgoi Kuvendit./ CNA.al

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave, ku pretendohet se me pastrimin e rrënojave të ndërtesave të shembura nga tërmeti po fshihen provat, që fajësojnë përgjegjësit e kësaj katastrofe.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi poshtë çdo akuzë, ndërsa theksoi se gjithçka është fotografuar, dhe për më tepër ai tha se janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit.

LEXO EDHE:  Studentët në bordet e administrimit?/ Rama paralajmëron shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë

LEXO EDHE:  “Aleancë me qytetarët për mbrojtjen e demokracisë”/ Rama zbulon skenarin e opozitës

“Po fshihen provat? E keni shumë gabim. Është fotografuar gjithçka. Aty ku është pastruar janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit”-tha Rama.

LEXO TE PLOTE