LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po lëvizte me biçikletë/ Minibusi përplas 11 vjecarin

15 Nëntor 2019, 12:18, Kronika CNA
Po lëvizte me biçikletë/ Minibusi përplas 11 vjecarin

Një aksident ka ndodhur sot në Roskovec ku një 11 vjeçar u përplas nga një minibus tip ‘Iveco’

I mituri E.V. po lëvizte me biçikletë, ndërsa drejtuesi i minibusit Ali Malka e ka përplasur me automjetin e tij. Si pasojë e aksidentit, makina ‘Iveco’ ka përplasur dhe një automjet tjetër ‘Audi’, i cili ishte parkuar anës rrugës.

11 vjeçari është dërguar në Spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi shoferin e ‘Iveco’-s.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip ?Iveko?, me drejtues shtetasin A.M. ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip ?Audi?, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga