Connect with Us

Pas vetos franceze priten telashe në Ballkan, ç’po zien në Maqedoninë e Veriut

Blog

Pas vetos franceze priten telashe në Ballkan, ç’po zien në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”

* Shkup – Shenjat e përpjekjeve të këtij vendi për të marrë një ftesë nga Brukseli, mund të shihen kudo. Pllakat metalike plot shkëlqim në godinat qeveritare, shpallin emrin e ri të shtetit të vogël të Ballkanit, Republika e Maqedonisë së Veriut, e miratuar pas një debati të ashpër që i dha fund një mosmarrëveshje 27-vjeçare me Greqinë.

Ky konflikt, kishte bllokuar rrugën e anëtarësimit në NATO, dhe bisedimet për anëtarësimin në BE. Por as ky ndryshim, nuk ishte i mjaftueshëm për BE-në. Vendimi i presidentit francez Emanuel Makron për të bllokuar bisedimet e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, i ka zemëruar shumë udhëheqësit politikë në Shkup, që tani paralajmërojnë pasojat e rrezikshme të tij në një rajon tradicionalisht të paqëndrueshëm.

“Jemi ende të zhgënjyer dhe të zemëruar, pasi kishim një premtim nga Bashkimi Evropian”- deklaroi për “Politico”, kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Pasojat e kundërshtimit të BE-së muajin e kaluar, mund të ndihen jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, por në mbarë Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Kritikët e vendimit të Makron, thonë se perspektiva e anëtarësimit në BE, është një nxitje e fortë që qeveritë në rajon të forcojnë shtetin ligjor, promovojnë reformat demokratike, të refuzojnë nacionalizmin e dhunshëm, si dhe të kultivojnë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre.

Pa këtë nxitje, paralajmërojnë disa ekspertë, fuqi të tjera si Rusia, Kina, Turqia dhe shtetet e Gjirit, do të nisin të kenë më shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Dhe kësisoj, rajoni mund të bjerë sërish pre e nacionalizmit, që nxiti disa luftëra në vitet 1990.

Zaev tha se Ballkani ishte deri jo shumë kohë më parë “një minë më sahat”, dhe liderët balkanikë duhet të punojnë shumë për të mos lejuar që vendimi i BE-së ta zhysë rajonin në regres. “Ne s’duam që ky gabim historik, të nxisë nacionalizmin, radikalizmin, populizmin, dhe hapjen sërish të problemeve ndër-etnike këtu në vendin tim, por edhe në rajon”- thotë ai.

Zaev, një socialdemokrat që u ngjit në pushtet në vitin 2017, mendon se stabilizimi i rajonit, është në interesin e vetë BE-së. Përndryshe, këtu mund të shpërthejnë konfliktet, të cilat do të prekin direkt vendet fqinje të BE-së, si Greqia dhe Bullgaria.

“Pastaj, Franca, Gjermania dhe vendet e tjera, do të detyr të shpenzojnë shumë para për të gjetur një zgjidhje për këto konflikte, pas humbjeve të jetëve njerëzore, dhe për rindërtimin e shtëpive. E pse të mos i harxhojmë paratë për proceset e transformimit, për një gjyqësor më të mirë, dhe një arsim më të mirë?”- pyet ai.

LEXO EDHE:  “Ju jeni e ardhmja e BE-së”/ Apeli i fortë i Sorecës për nxënësit  

Refuzimi i BE-së, e ka patur që tani një pasojë politike. Zaev thirri mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare prillin e vitit të ardhshëm, duke argumentuar se ai ka nevojë për një mandat të ri, në kushtet kur planet e tij për reforma iu shitën votuesve, si një hap i domosdoshëm për të çelur bisedimet e anëtarësimit me BE-në.

Makron nuk ishte i vetëm në kundërshtimin e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, por ai ishte më i vendosuri në qëndrimin e tij. Lideri francez, theksoi se BE duhet të reformojë veten, para se të zgjerohet me anëtarë të rinj. Ai bëri thirrje për një modifikim të procesit të pranimit, për të cilin u ankua se nuk ka transparencë, dhe që nuk mund të kthehet pas, por vetëm të ngrijë, në rastin kur një vend kandidat e ndryshon kursin e tij politik.

Por diplomatët në Bruksel dhe politikanët në Ballkan, dyshojnë se Makron e ka përdorur zgjerimin e BE, si pjesë e një lufte më të gjerë, për të bërë atë udhëheqës dominues në BE, në kushtet kur po perëndon fuqia e kancelares gjermane Angela Merkel.

Disa madje dyshojnë se ai është gati të lëshojë në këtë pikë, në këmbim të lëshimeve në planet e tij për reformimin e unionit. “Kemi të bëjmë ne thelb me një loje ne Brukel, që po luhet mes lojtarëve kryesorë në prapaskenë, dhe neve si një vend i vogël që jemi ende jashtë, nuk na mbetet gjë tjetër veç të presim dhe të shpresojmë për mesazhe potizive”-shprehet presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ndryshimet politike në Maqedoninë e Veriut, që i dhanë fund mosmarrëveshjes së vjetër me Greqinë, kanë shkaktuar plagë të thella. Por Pendarovski thotë se vendet candidate, duhet të jenë të hapura për ndryshime në procesin e pranimit. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë ende shpresë tek anëtarësimi në BE.

Serbia dhe Mali i Zi, i kanë nisur zyrtarisht bisedimet e pranimit, po janë ende larg këtij momenti. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë klasifikuar zyrtarisht si vende kandidate, ndërsa Bosnja-Hercegovina dhe Kosova si kandidate të mundshme. Pendarovski mendon se edhe në kushtet aktuale, Shkupi do të vazhdojë përpjekjet për t’ju afruar standardeve të BE-së. “Plani B, është të ndjekim sërish Planin A”- thotë ai./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E rrallë në Rusi/ Shkencëtarët gjejnë qenin 18,000 vjeçar të ngrirë në akuj

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një qenushi parahistorik, që besohet të jetë 18,000 vjeç.

Qeni është gjetur në një zonë të ngrirë në Lindje të vendit.
Ky qen është zbuluar vitin e kaluar nën një grumbull balte të ngrirë pranë qytetit lindor Yakutsk. Qenushi është ruajtur jashtëzakonisht mirë, ka qime, dhëmbë, mustaqe dhe qerpikë ende të paprekura.

“Ky qenush i ka të gjitha gjymtyrët, leshterikun, madje edhe mustaqet. Hunda është e dukshme. Ka dhëmbë. Për shkak të disa të dhënave është bërë i mundur përcaktimi i gjinisë, qenushi është mashkull”, tha Nikolai Androsov, drejtor i muzeut privat të Botës Veriore ku ruhen eshtrat.

Fjalimin e mbajti në prezantimin e bërë në Muzeun Mammoth të Yakutsk, muze ky i specializuar për ekzemplarët antikë.
Me të zbuluar qenushin, shkencëtarët nga Qendra e Palaeogjenetikës me qendër në Stokholm, morën një pjesë të eshtrave për të studiuar ADN-në, gjë që përcaktoi moshën 18,000 vjeçare të qenit.

LEXO EDHE:  Franca bën përpjekje të rikthejë bisedimet izraelito-palestineze

LEXO EDHE:  Rama flet për negociatat/ Komisioni Europian do të nisë menjëherë procesin  

Vitet e fundit, Territori lindor i Rusisë ka siguruar shumë pasuri për shkencëtarët që studiojnë mbetjet e kafshëve antike. Ndërsa akulli i prekur nga ndryshimi i klimës shkrihet, gjithnjë e më shumë pjesë të mamuthëve të leshtë, qenve dhe kafshëve të tjera parahistorike po zbulohen. Shpesh zbuluesit nuk janë shkencëtarët por gjahtarët mamoshë ata që i zbulojnë.

Fakti që një nga arsyet e gjetjes së kafshëve prehistorike nën akullnaja është ngrohja globale përbën një problematikë masive, e cila shkon përtej studimit të mbetjeve të gjetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse NATO është ende thelbësore për paqen në botë

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Për mendjet e përqëndruara, nuk ka gjë më negative sesa kërcënimi nga Armagedoni bërthamor. Kjo ishte të paktën e vërtetë për NATO-n, gjatë dekadave që pasuan themelimin e saj në vitin 1949. Gjatë Luftës së Ftohtë, aleanca kishte një qëllim të përbashkët (mbrojtjen kolektive), një hapësirë të përbashkët (Atlantikun e Veriut), dhe një kundërshtar të përbashkët (Bashkimin Sovjetik).
Parimet ishin të thjeshta. Të tilla ishin edhe në vitin 1989, pasi ra Muri i Berlinit, dhe kur shtetet e Evropën Qendrore dhe Lindore iu bashkuan aleancës. Megjithatë më 3 dhjetor 2019, kur udhëheqësit e saj u mblodhën në Londër, për të kremtuar 70-vjetorin e lindjes së NATO-s, u shtruan pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj.
Madje Emanuel Makron, e shpalli NATO-n “klinikisht të vdekur”, gjatë një interviste që tha për “The Economist” muajin e kaluar. Deklaratat e tij synonin të provokonin, dhe në këtë aspekt pati sukses. Atlantistët e tronditur nga Uashingtoni në Varshavë, e kritikuan papërgjegjshmërinë e një qasje të tillë.
“Ky nuk është këndvështrimi im i bashkëpunimit në NATO”- deklaroi Angela Merkel. Rexhep Tajip Erdogan ishte më pak diplomatik. Presidenti turk, tha se ishte Makron ai që kishte pësuar “një vdekje klinike”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, i quajti “fyese” komentet
e Makron.
Është e vërtetë:gjuha e presidentit francez ishte shumë e ashpër. Neni 5 i traktatit të NATO-s, mbi mbrojtjen kolektive, bazohet në parimin se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve, është një sulm ndaj të gjithëve. Në këndvështrimi komod i Parisit, kjo gjë mund të duket si abstrakte.
Por në skajet lindore të Evropës, ai nen është shumë domethënës.
Vizitoni për pak ditë vendet e Balltikut, që po vëzhgojnë me nervozizëm ndërtimin e pozicioneve të reja ushtarake në enklavën ruse të Kaliningradit. Aty Neni 5, nënkupton ndryshimin midis sovranitetit paqësor, dhe luftës hibride që Rusia ka zhvilluar në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Por ndërhyrja e Makronit, nuk ishte tërësisht e pajustifikuar. Në nivelin intelektual dhe strategjik, NATO në mos ka vdekur, është dukshëm në agoni. Nëse misioni i saj është të mbrojë Perëndimin nga Rusia, atëherë pse Turqia po ble sistemet ruse të mbrojtjes, dhe me bekimin e heshtur të SHBA-së, po lufton tani kurdët në Sirinë Veriore, bashkë me trupat ruse?
Nëse misioni i NATO-s, është të garantojë sigurinë, pse Trumpi ka sugjeruar që SHBA-ja të mos ndërhyjë për të mbrojtur anëtarët më të vegjël të aleancës, siç është për shembull Mali i Zi? Nëse misioni i saj është të kundërbalancojë fuqitë jo-perëndimore, pse vetë Makron deklaroi kohët e fundit se “armiku ynë i përbashkët është terrorizmi”?
Përplasjet dhe përçarjet janë të shumta. NATO ka dështuar të ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike, ka shmangur debatet e mëdha mbi të ardhmen e saj, dhe e ka nënçmuar mendimin e opinionit publik. Por në veprim, janë edhe shumë forca të tjera të mëdha.
Në horizont, po shfaqet një rend i ri shumëpolar botëror, në të cilin interesat dhe përparësitë e anëtarëve të NATO-s, nuk janë më dhe aq të njëjta sa dikur. Evropianët e marrin shpesh si të mirëqenë mbrojtjen nga aleanca, edhe kur flirtojnë me fuqitë e jashtme. Të njëjtët udhëheqës gjermanë që kritikuan komentet e Makron, janë duke e ftuar me entuziazëm kompaninë kineze Huauei të instalojë rrjetin e tij të ri celular 5G.
Sulmet e SHBA-së ndaj aleatëve të saj, kontrastojnë shumë me frikën nga rritja e Kinës, një tendencë që nuk do të marrë fund me presidencën Trump. Makron veçoi me të drejtë ngjarjet në Siri, ku “nuk ka pasur asnjë planifikim dhe koordinim të NATO-s”.
Presidenti francez, pyeti nëse duhet të zbatohet Neni 5, nëse Siria hakmerret kundër Turqisë, dhe pyeti sërish se sa të përkushtuara mbeten SHBA-të për të ofruar garanci, në një rajon që po lëshon ndaj sferës ruse të ndikimit. Leksoni, përfundon Makron, është se “Evropa duhet të jetë autonome, në aspektin e strategjisë dhe aftësisë ushtarake”.
Dhe kjo nënkupton sipas tij, rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe përqendrimin mbi zgjidhjen e krizave në periferi të kontinentit. Sa më jofunksionale që duket NATO, aq më shumë ndikim do kenë mendimet e Makron. Evropa po ecën përpara.
Buxhetet e saj të mbrojtjes, po shkojnë drejt mesatares prej 2 për qind të PBB-së, që është dhe objektivi i NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, iu përgjigj komenteve të Makron, duke rikthyer angazhimin e vendit të saj për arritjen e kuotës 2 për
qind.
Dhe evropianët janë duke u përmirësuar në shpenzimin e parave për mbrojtjen. Por përpjekjet e Evropës, janë më tepër hapa të vegjël në drejtimin e duhur, sesa një zëvendësues serioz i fuqisë kolektive të NATO-s. Rusia e Putinit, mbetet një kërcënim gjeopolitik.
Hendeku midis kërkesave më të gjera që po shpalosen në shekullin XXI, dhe kapaciteteve
të një Evrope post-NATO, mbetet shumë i madh. Gjermania mund të ketë si synim 2 për qind shpenzime në mbrojtje, por do ta arrijë këtë vetëm në vitet 2030 në rastin më të mirë.
Aleancës mund t’i mungojë një kulturë e përbashkët strategjike, dhe po kështu ndodh edhe me BE-në. Qasja e Makron është pra realiste. SHBA-ja po bëhet ralisht më pak e besueshme, dhe Evropa duhet të mbrojë interesat e saj, duke bërë më shumë për sigurinë e vet, dhe duke u përpjekur të sigurojë një autonomi në këtë aspekt./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A na nxisin kartat e kreditit të shpenzojmë më shumë, se sa kur blejmë me para kesh?

Publikuar

-

Nga

Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë si të mirëqenë, duke harruar shpesh sesi një copë letër apo një copë metali, janë në vetvete sende me vlerë. Por paraja është një shpikje relativisht e kohëve të fundit, dhe që ka sjellë një ndryshim thelbësor në shoqërinë njerëzore, thotë Natasha Vinej, historiane e parave dhe financave në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Përdorimi i parë i regjistruar i parave, ishte në Irakun dhe Sirinë e Lashtë, në civilizimin e Babilonisë, rreth vitit 3000 Para Krishttit. Në kohën e Babilonisë, njerëzit përdorën copa argjendi, të cilat llogariteshin sipas një peshe të standardizuar të njohur si sikël.
“Në çdo kohë, që paratë të kenë vlerë, duhet besim”- thotë Vinej. Por rruga e parasë ka pasur shumë zhvillime. Rreth vitit 1000 Para Krishtit, edhe civilizimet e tjera po përdornin metalin të çmuar, dhe në Greqinë e Lashtë, dhe Mbretërinë e Lidisë, u prodhuan monedhat e para.

Ndërkohë kartëmonedhat e para në letër u përdorën në Kinën Perandorake gjatë dinastisë Tang (618-907 Pas Krishtit), ndërsa në Evropë ajo nuk do të shfaqej para shekullit XVII. Sot, paratë nuk janë të lidhura me objektet fizike që janë në vetvete mallra me vlerë, siç janë monedhat e arit ose argjendit, por ne i përdorim në formën e kartave të kreditit.
Koncepti i kredisë (dhe borxhit), ekzistonte shumë kohë përpara se të shpikeshin kartat e kreditit. Karta e kreditit u shpikën nga Xhon Bigins nga Banka Kombëtare në Bruklin, Nju York, në vitin 1946.

Në Mbretërinë e Bashkuar, banka Barclays lëshoi kartën e parë të kredisë më 29 qershor 1966.
Nga vitit 2015, pagesave elektronike janë bërë shumë të përhapura. Vendet me nivelet më të larta të shpenzimeve online përfshijnë Kanadanë, ku pasja e më shumë se 2 kartave të kreditit për person është një normë. Në Evropë, Suedia është shoqëria më pa para kesh në botë, me vetëm 13 për qind të suedezëve që raportojnë se kanë përdorur para kesh për blerjen e tyre të fundit, sipas një studimi mbarëkombëtar të kryer vitin e kaluar, nga rreth 40 për qind që ishte kjo normë në vitin 2010.
Sa për krahasim, rreth 70 për qind e amerikanëve përdorin ende paratë kesh çdo javë, sipas një studimi të fundit të Qendrës Kërkimore Pju. Por a shpenzojnë më shumë njerëzit që përdorin zakonisht vetëm karta krediti? Është treguar se në aspektin psikologjik, njerëzit ndiejnë më shumë dhimbje kur humbasin 100 paund, sesa ndiejnë gëzim kur fitojnë 100 paund.

LEXO EDHE:  Bregu flet pas zgjedhjes në institucionin e BE-së/ “Ku u zgjodh dhe çfarë do të drejtoj”

LEXO EDHE:  ​Franca dhe Belgjika kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Me fjalë të tjera, dhimbja e humbjes është më e madhe, edhe pse të dyja shumat janë saktësisht të njëjta. Kjo lloj qasje psikologjike, ka nxitur një ndryshim të madh në fushën e ekonomisë. Kjo çoi në disiplinimin e ekonomisë së sjelljes dhe degëve të tilla, si psikologjia e konsumatorit. Një nga studiuesit e shkëlqyer në këtë disiplinë relativisht të re është Drazen Prelec.
Profesori i Universitetit të Masaçusetsit në SHBA, kreu dikur një studim që përfshinte një ankand të veçantë. Ankandi u mbajt me studentët e shkollën prestigjioze të biznesit Sloan, për biletat e ndeshjeve të basketbollit amerikan NBA. Studiuesit i thanë gjysmës së ofertuesve, se mund të paguanin vetëm me para kesh, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që mund të paguanin vetëm me një kartë krediti.
Rezultatet i habitën studiuesit. Mesatarisht, u zbulua se blerësit me karta të kreditit, po bënin 2 herë më shumë oferta, sesa blerësit që kishin para kesh me vete. Ajo çfarë do të thotë kjo, sipas Prelec, është se kostoja psikologjike e shpenzimit të një dollari në një kartë krediti është vetëm 50 cent.

Shpenzimi i një karte krediti, ka qartazi efekte tek mënyrën se si njerëzit shpenzojnë, dhe kjo vërtetohet nga studime të shumta. Gjithsesi, është treguar gjithashtu se kur mbërrijnë faturat e kartave të kreditit, ato shkaktojnë dhimbje të mëdha për zotëruesin e kartës.
Në fakt, ekonomistët e sjelljes së konsumatorit besojnë se kjo shpjegon popullaritetin e vazhdueshëm të kartave të debitit. Pra me kartat e kreditit, vonohet dhimbja e pagesës (derisa të mbërijë ajo faturë mujore). Aftësia e madhe e kartave të kreditit, është se ato ushtrojnë fuqinë psikologjike, për të ndarë kënaqësinë e blerjes nga dhimbja e pagimit./Burimi: BBC-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE