Connect with Us

“Parlamenti shpërndahet me një dekret”/ Ngjela: Kjo e çon Metën në burgim të përjetshëm

Politikë

“Parlamenti shpërndahet me një dekret”/ Ngjela: Kjo e çon Metën në burgim të përjetshëm

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela, ka kometuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili tha se mund ta shpërndajë Parlamentin vetëm në një rast.

Sipas Ngjelës, Meta nuk mund ta nxjerrë një dekret të tillë sepse kjo “e çon në burgim të përjetshëm”.

“Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin vetëm kur nuk del mazhoranca. Kur nuk zgjidhet dot kryeministri ose Presidenti, thërriten palët dhe më pas shpërndahet Parlamenti”, theksoi Ngjela në studion e Ditarit të A2.

“Pyetja që duhet bërë është pse është çmendur Presidenti? Një njeri normal, që do shtetin, nuk vepron kështu. E ka humbur ekuilibrin sepse është kërcënuar. Gjykata Kushtetuese do të gjykojë Presidentin dhe ai ka konflikt interesi. Kjo gjykatë që po formohet është njësoj si ajo që Meta bleu kur u akuzua për 700 mijë euro me zë. Ky kërkon të krijojë gjykatën e tij, por ka vetëm firmën. Me 94 vota ai Parlament bën çfarë të dojë. Parlamenti është sovran i popullit, jo Presidenti. Presidenti do të shkarkohet dhe do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe kërkon që të vërë njerëzit e vet atje. Meta po sjell turbullirë të madhe në shtet dhe shteti ynë është i papërgatitur për këtë. Mazhoranca ka bërë gabim që nuk e ka shkarkuar ende. Nëse do ta shkarkonte, Presidenti nuk do të kishte më forcë juridike. Nuk do të nxirrte dot asnjë akt. Meta kërkon të shpëtojë veten me akte antikushtetuese”, shtoi më tej Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    15 Nentor, 2019 at 6:12 pm

    Ka me te çmendur se ti o truthare

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kuvendi zgjedh kryeprokurorin e ri

Publikuar

-

Nga

Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, për detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Kujtojmë këtu se CNA.al paralajmëroi sot se deputetë socialistë dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare do të votonin për kandidatin Olsian Çela.

Olsian Çela ishte renditur i pari në listës në Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgoi Kuvendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave, ku pretendohet se me pastrimin e rrënojave të ndërtesave të shembura nga tërmeti po fshihen provat, që fajësojnë përgjegjësit e kësaj katastrofe.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi poshtë çdo akuzë, ndërsa theksoi se gjithçka është fotografuar, dhe për më tepër ai tha se janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit.

LEXO EDHE:  Sokol Balla “hakmerret” ndaj Ilir Metës

LEXO EDHE:  Meta synon të drejtojë vetë ekipin negociator me Greqinë?

“Po fshihen provat? E keni shumë gabim. Është fotografuar gjithçka. Aty ku është pastruar janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit”-tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ja ku do të zhvendosen rrënojat e pallateve të shkatërruara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet projekt- buxheti i vitit 2020, tha se mbetjet nga pallatet dhe shtëpitë e shembura do të përdoren për të mbyllur fushën Porto Romanos si dhe zonat e dëmtuara të shkaktuara nga guroret në Krujë.

Kemi vendosur që të gjithë sasinë e e mbjeteve në Durrës të mbyllim fushën e kancerit në Porto Romano dhe ta transformojmë në një park të madh publik. Po studiojmë mundësinë e mbetjeve në zonën e Krujës, në Thumanë, por ndoshta edhe duke futur një sasi nga Durrësi për të mbyllur kancerin mbi lëkurë të guroreve që kanë turpëruar të gjithë ne. Jemi i vetmi vend në botë që mund të kthejë në gurore peisazhin e një vendi të shenjtë, Kruja”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE