Connect with Us

“Opozita është kthyer në OJQ”/ Kryemadhi e pranon hapur: “Meta ka të drejtë”

Politikë

“Opozita është kthyer në OJQ”/ Kryemadhi e pranon hapur: “Meta ka të drejtë”

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për radion “Zëri i Amerikës” ka komentuar deklaratat e presidentit Meta, njëherësh dhe bashkëshorti i saj, i cili e ka kritikuar ashpër opozitën  për strategjinë që po ndjek, qoftë me djegjen e mandate apo moshyrjen në zgjedhje. Madje Kreu i Shtetit shkoi dhe më tej duke e konsideruar opozitën të kthyer tashmë si OJQ.

Kryemadhi e pranoi hapur se opozita është dëmtuar, por, sipas saj, u detyrua për shkak të kapjes së qeverisë nga krimi.

Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes.  Ka fenomene që do të qelbej bota po të dilnin se si ka vepruar Rama për të kapur drejtësinë. Opozita do ta paguaj faturën e saj dhe po e paguan.

Por ngritja e punës për Reformë Zgjedhore është hapi i parë, për të ngritur një korpus ku nga njëra anë të qëndrojë opozita dhe nga ana tjetër Parlamenti.

LEXO EDHE:  Meta “zbërthen” mesazhet e koduara/ Kush është burimi i krizës politike

Ne po punojmë në mënyrë të pavarur dhe po presim përgjigije nga mazhoranca. Ne nuk kemi të drejtën e vëzhguesit. Duhet të jetë faktor i gjithë palëve politike, i gjithë faktorëve, edhe i shoqërisë civile. Ka faktorë të tjerë, janë partnerët tanë strategjik që janë shprehur të gatshëm për të na ndihmuar”, ka shtuar Kryemadhi më tej./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OKB-së/ Meta: Të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

Publikuar

-

Nga

Raporti i OKB-së/ Meta: Të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

Presidenti Ilir Metaka reaguar pas raportit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020 dhe se pritet te largohen edhe 615 mijë njerëz të tjerë.

I shqetësuar për këto shifra Meta shprehet se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

LEXO EDHE:  Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Metës?

LEXO EDHE:  Foto-Flet për varfërinë/ Kryemadhi e mbuluar në luks

“Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!



Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!”

Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës. Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!”.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjin Gjoni kandidat në listat e PD/ Këlliçi: Këmbanat bien për ata që kanë vesh të dëgjojnë

Publikuar

-

Nga

Gjin Gjoni kandidat në listat e PD/ Këlliçi: Këmbanat bien për ata që kanë vesh të dëgjojnë

Gjatë ditës së sotme, në media u raportua se ish-gjyqtari Gjin Gjoni do të kandidonte në listat e PD për

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar mbrwmjen e sotme nw ABC news ka komentuar lajmin se ish-gjyqtari Gjin Gjoni do të kandidonte në listat e PD për deputet nga dega e qytetit të Lezhës.

Ai u shpreh se propozimi nuk do të thotë automatikishit kandidimi i një individi.

“Kështu që, nëse në një grup-seksion të caktuar, është propozuar një individ i caktuar, do të zbatohet e gjithë procedura në fazën e dytë në Komitetin e Seleksionimit të Kandidaturave, ku pa diskutim një nga kriteret është që persona të caktuar që për shkak të Vettingut apo dorëheqjes nga funksioni për të shmangur Vettingun, janë kandiduar, automatikisht do të s’kualifikohen nga ky proces,” shpjegoi kreu i FRPD.

LEXO EDHE:  Opozita presidenciale dhe opozita nga Ura Vajgurore



Sipas Këlliçit, bëhet fjalë për një lajm të stistur, të shtyrë nga vetë qeveria.

LEXO EDHE:  Lubonja tregon recetën e opozitës që protesta të arrijë qëllimin

“Për shkak të ligjit të dekriminalizmit, 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 të zgjedhur në administratën publike janë larguar..Nuk kemi asnjë rast. Ka qenë një lajm i stisur ky sot. Që është futur emri i Gjin Gjonit, për tu vënë në qendër të diskutimit dhe i spinuar nga qeveria,” u shpreh ai.

Sa i përket reagimit të ambasadores amerikane, Belind Këlliçi tha se është 100 për qind dakord me të, por sipas tij, “kambanat bien për ata që kanë vesh të dëgjojnë.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po mban peng një opozitë të tërë”/ Rudina Hajdari leksion Bashës

Publikuar

-

Nga

“Po mban peng një opozitë të tërë”/ Rudina Hajdari leksion Bashës

Deputetja Rudina Hajdari është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix”  ku po diskutohet mbi hapjen e listave dhe ndryshimet kushtuese.

Ajo tha se Basha nuk duhet të mbajë peng një opozitë dhe të mbahet mend si partia që nuk do ndryshim, por të bëhet pjesë e dialogut për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese.



Në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta se nuk do i njoh ndryshimet kushtetuese, Hajdari tha se ato i lejon Kushtetuta dhe jo Meta.

LEXO EDHE:  Lubonja tregon recetën e opozitës që protesta të arrijë qëllimin

LEXO EDHE:  Meta “zbërthen” mesazhet e koduara/ Kush është burimi i krizës politike

“Do ishte vendim i gabuar nëse Basha , por ka ende kohë për të ndryshuar mendim. Ka shumë demokratë që mbështesin listat e hapura. PD nuk duhet të kujtohet si një opozitë që nuk do ndryshim. Edhe në lidhje me reagimin e Presidentit që thotë se nuk i njoh ndryshimet kushtetuese,  ai nuk mund të bëjë dot asgjë, pasi na e lejon Kushtetuta”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE