LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bledi Mane/ Rrëmbeni armët për dashnoren e Alibeajt!

15 Nëntor 2019, 19:03, Opinione CNA
Nga Bledi Mane/ Rrëmbeni armët për dashnoren e Alibeajt!

Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pranë Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tiranës, përgjegjësja e Katedrës së Historisë Valentina Duka organizoi një konkurs për marrjen në punë të një pedagogu në departamentin që ajo drejtonte. Në fund u përzgjodhën 4 kandidatët më të mirë dhe mbi bazën e kritereve, fitoi jo i pari, jo i dyti, as i treti por i katërti. Djali që u rendit i pari ankimon vendimin e komisionit në Rektorat dhe përgjigjia që mori ishte mbresëlënëse:
-Ti skualifikohesh se nuk plotëson kriterin bazë. Duhet të kesh mesataren 9 ashtu siç është publikuar në njoftimin zyrtar!
Djali qeshi dhe u tregoi mestaren e studimeve të tij e cila ishte 9.8
Dhe Rektorati i kthen një tjetër përgjigje:
-Ne duam të rekrutojmë një kandidat me mesataren 9, me mestaren tënde 9.8 ti meriton një vend pune më të mirë. Shko apliko në Institutin e Historisë ose në Akademinë e Shkencave. Ti nuk je për pedagog!
Djali me mesataren 9.8 iku emigrant, ndërsa djali me mesataren 9 filloi punë pedagog. Edhe sot pedagog është por nuk e ka më dashnore atë femrën që e ndihmoi në vitin 2007…
2./
Kur presidenti i Republikës Ilir Meta bënte thirrje sot për armatosje popullate sepse Gjykata Kushtetuese qenka në rrezik, subkoshienca ime perverse shkoi direkt në Fier aty rreth vitit 2007 ku u njoh deputeti Enkelejd Alibeaj me gjykatësen Marsida Xhaferrllari. Kjo e fundit braktis provincën se dashnori i saj i ri u bë ministër drejtësie dhe filloi karrierizimin e saj me poste e ofiqe nga më të lakmuarat.
Deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse edhe Marsida edhe Enkelejdi si qenie humane gëzojnë të drejtat hyjnore dhe njerëzore të dashurojnë e te bashkëjetojnë. Më shqetëson fakti sesi Marsida kapërceu listën e kandidatëve për gjykatëse kushtetuese nga e katërta në të parën, shqetësohem gjithashtu edhe nesër kur juristi Enkelejd Alibeaj do përfaqësojë e do mbrojë opozitën në gjykatën më të lartë shqiptare dhe përballë tij do jetë duke shqyrtuar e duke dhënë vendimin për çështjen dashnore Marsida.
Ndoshta një ditë Marsida ashtu si pedagogu i Vali Dukës, mund ta divorcojë Enkelejd Alibeajn por kush pret aq gjatë. Aq gjatë sa të jetë bërë gjëma me vendimet e politizuara të gjykatës ku sot hyri kokëlartë Marsida dhe muajin tjetër do dali kokëulur.
Seç kam një parandjenjë që në dhjetor Marsida Xhaferllari fillon punë këshilltare juridike në presidencë se atje nuk e kap vettingu por do trishtohem sepse Enkelejd Alibeaj do shkojë përsëri te gruaja e parë. Jo në Mallakastër, jo në Fier por në mes të Tiranës. Përballë parlamentit te shtëpia ku hyri kollovar!/CNA.al

Lajmet e fundit nga