Connect with Us

“Në Kuvend ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”/ Nuk përmbahet Kujtim Gjuzi

Politikë

“Në Kuvend ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”/ Nuk përmbahet Kujtim Gjuzi

Publikuar

-

Arbër Kodra, Drejtor Ekzekutiv i “Open Mind Spectrum Albania” (OMSA),  i ftuar  mbrëmjen e sotme në programin “Historia ime”teksa rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual, hodhi dyshimet se edhe në qeverinë aktuale dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBT.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka ndërhyrë kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në një lidhje telefonike në emisionin.

Pjesë nga biseda

Kujtim Gjuzi: Nëse në fillim kishim Jezus Krishtin dhe para tij paganët, evolucioni ndoshta dhe darvinizmi i këtyre lloj njerëzve. Po i them lloj unë tani, se këta janë paksa të veçantë nuk mund të themi se janë si të gjithë njerëzit.

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi zbulon agjentin serb në marrëveshjen Rama-Meta

Arbër: Jo mo zotëri se njësoj jemi, siç je dhe ti…

Kujtim Gjuzi: Normalisht që ata kanë hapësirën e tyre dhe ata nuk mund të dalin lakuriq në mes të bulevardit.

Arbër: S’është e vërtetë. Ku ka parë zoti Gjuzi që kemi dalë lakuriq në mes të bulevardit.

Kujtim Gjuzi: Mos thuaj që s’kemi dalë lakuriq Arbër, se s’di si të të them ty tani, zonjë apo zonjushë.

Arbër: Zoti Gjuzi bën një gabim me termat.

Kujtim Gjuzi: Mos u merr me këtë pjesë, merru me veten tënde./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Në tavolinë me Gjiknurin për “Zgjedhoren”/ Justifikimi i Vasilit: Ishte përgjegjësi e opozitës

Publikuar

-

Nga

Një ditë pas marrëveshjes për reformën zgjedhore nënkryetari I LSI, Petrit Vasili ka bërë fajtore qeverinë  për vonesën e kësaj  marrëveshjes që sipas tij, la Shqipërinë jashtë Europës.

Vasili thotë se zgjidhja e dhënë dje ishte pikë për pikë ajo zgjidhje e propozuar muaj më parë nga opozita, për të krijuar një mekanizëm me dy pale.

“Qeveria dhe Edi Rama janë fajtorë të vetëm që i kushtoi Shqipërisë bllokimin e integrimit europian, izolimin e vendit dhe që stimuloi dhe rëndoi një proces shpopullimi, më të rrezikshmin dhe më tragjikun, që Shqipëria ka përballuar ndonjëherë në historinë e saj”, u shpreh Vasili në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, opozita shqiptare dha provën e përgjegjshmërisë në çdo sakrificë që vendi të marrë zgjidhje.

LEXO EDHE:  Alket Hyseni “justifikon” pasurinë qindra milion dollarëshe

LEXO EDHE:  Basha-Ramës: Ti i vure damkën e zezë këtij vendi. Qeveria është njësh me krimin

“Opozita kishte një përgjegjësi për një nga nëntë pikat e Bundestagut gjerman dhe gjithë Europa dhe me një sjellje të përgjegjshme bëri gjithcka që kjo të merrte zgjidhje, pavarësisht rezistencës kriminale të qeverisë për ta mbajtur Shqipërinë jashtë Europës. Tani janë edhe tetë cështje të tjera që presin, por këto janë detyrim i qeverisë. Shqiptarët sot janë më të qetë dhe qartë” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të gjithë gazetarët kundër Bashës

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u firmos marrëveshja pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Kjo lëvizje e PD ka sjellë jo pak zhgënjime dhe reagime të ashpra nga mbështetës të kreut të PD, Lulzim Basha.

Shumë demokratë janë ndjerë të tradhtuar nga kryetari i tyre i cili zgjodhi të “ulet në prehërin e Damian Gjiknurit”, të cilin deri dje e quante hajdut të votave dhe kërkonte burgosjen e tij.
Një numër i madh reagimesh ka ardhur edhe nga gazetarët të cilët kanë copëtuar Bashën.

Më tej po sjellim disa nga reagimet e tyre.

Gazetari Erl Murati tha se ulja në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas 1 viti revolucion, është poshtërim për opozitën.
Sipas tij ky poshtërim është fatura që Lulzim Basha duhet të paguajë për daljen nga sistemi.
“Këtë faturë Bashës nuk ja ka dhënë as Damiani, as Rudina madje as Edi Rama. Ata që e kanë prerë faturën janë mësuar gjithnjë ta arkëtojnë. Për fatin e keq të opozitës, këtë radhë edhe me kamatë”, shkruan Murati në një postim në rrjetet sociale.

Gazetari Bledian Koka, e ka konsideruar si një kartolinë të shëmtuar uljen e opozitës jashtë parlamentit dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. Koka tha, se kjo ka lënë një shije të keq tek mbështetësit e opozitës. Marrëveshja sipas tij, bie ndesh më mënyrën si opozita ka bërë aksionin e saj politike.

Edhe gazetari Andi Bejtja e shikon me dyshim marrëveshjen e re politike, për reformën zgjedhore.
Në emisionin ‘Opinion’ ai tha, opozita mund të ketë gabuar strategjinë. Sipas tij përpara kësaj marrëveshjeje duhet të kishte dhe një marrëveshje tjetër për të liruar ata që janë në burg gjatë protestave të opozitës.

LEXO EDHE:  Nis seanca plenare/ Protestuesit hedhin shashka dhe tymuese drejt policisë

LEXO EDHE:  Aleatët e gruas i zhvlerësuan 13 Tetorin/ Meta ngushëllohet me kthimin e Ligjeve

Reagim të ashpër kundër Bashës ka pasur edhe nga gazetari Artan Hoxha i cili ironizoi vendimin e gjykatës për të pushuar çështjen e Lulzim Bashës, lidhur me lobimin rus si dhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Hoxha thotë, se gjykimi për 650 mijë dollarët e “ndershëm”, më shumë se sa Bashën, shpëtuan nga sikleti Ramën, ndërsa me tone ironie, theksoi se dje u realizua takimi i shumë pritur.

Edhe gjatë konferencës së sotme, gazetarët nuk janë kursyer ndaj Bashës duke e pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD.
Në konferencën për shtyp Luli ka qenë mjaft i tensionuar dhe në vështirësi pas pyetjeve kryqëzuese që iu kanë bërë gazetarët.

Basha është vënë me shpatulla pas murri për djegien e mandateve dhe braktisjen e kauzave të opozitës duke shkuar në tryezë me Edi Ramën menjëherë pasiu gjykata i mbylli çështjen e lobimeve në SHBA.
Një tjetër pyetje e gazetarëve që “gozhdoi” Bashën gjatë konferencës së sotme ishte: Pse zgjodhi për tu ulur në një tavolinë me atë që ai e cilësonte si simbolin e krimit elektoral.

Pra, të gjithë janë kthyer kundër Bashës, demokratët, gazetarët, analistët. Të gjithë kanë mbërthyer Bashën duke i kërkuar llogari për tradhtinë e radhës ndaj mbështësve të tij, të cilët u zhgënjyen përsëri nga kryetari i tyre.

Firmosja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore erdhi një ditë pasi Rama e ndihmoi bashën të pushonjte çështjen për lobimin rus.
Ky ishte shpërblimi i Bashës , i cili tregoi qartazi se marrëveshja e 2017 nuk ka përfunduar kurrë dhe se ai gjithmonë do të jetë në shërbim të Ramës për të mbrojtur interesat e të dyve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anullo vajtjen në Beograd”/ Tritan Shehu apel Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu, në 25 vjetorin e  Masakrës së Reçakut, ka lëshuar një apel ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Sot në përvjetorin e Reçakut një apel për Ramën: anullo vajtjen në Beograd për “Jugosllavinë e Re” e Vuciç si Car të saj!
Do të ishte një tallje ajo jo vetëm për Reçakun, do të ishte shumë më tepër.
Do të ishte një tjetër thikë mbas shpine për Kosovën, një shkelje më shumë e interesave tona kombëtare, një nëpërkëmbje e vuajtjeve, kalvarit dhe e aspiratave për Perendim e Europë të popujve të Rajonit”, ka shkruar Shehu në rrjetet sociale.

Sipas të njëjtit, do të ishte një “shpëlarje krimesh” si ai i Reçakut edhe për ata, që nuk po e pranojnë edhe sot si të tillë, do të ishte edhe si një “pastrim” për ata që sulmuan ambasadën e një vendi të NATO-s pikërisht në Beograd, pa u dëgjuar akoma prej jush asnjë pozicionim.

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi zbulon agjentin serb në marrëveshjen Rama-Meta

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi zbulon agjentin serb në marrëveshjen Rama-Meta

“Edhe si President i OSBE duhej ta bënit atë, dhe tashmë nuk ju lejohet të ndërmerni atë udhëtim me të tilla mesazhe komprometuese për atë organizatë.
Në qoftë se nuk mund të neglizhoni “këshillat” e ardhura prej Lindjes, do t’ju rekomandoja që rrugëtimin për Beograd ta realizoni nëpërmjet Kosovës, autostrada është tashmë.
Besoj se ai udhetim me kosovarët rrugës do t’ju ”bindi” për të mos vazhduar më tej, për ta “ndalur vrapin” diku në Prishtinë, duke shërbyer kjo dhe si një justifikim për ju përballë ideatorëve të atij “Mini Shengen”, pikërisht për pamundësinë e vazhdimit”, ka përfunduar Shehu, reagimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE