Connect with Us

Meta bën paralajmërimin e fortë/ Me një dekret shpërndahet parlamenti

Politikë

Meta bën paralajmërimin e fortë/ Me një dekret shpërndahet parlamenti

Publikuar

-

Meta flet per mediat pas homazheve te busti i Ismail Qemalit

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një paralajmërim të fortë lidhur me “ngërçin” e Gjykatës Kushtetuese.

“Është tërësisht e zgjidhur për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën, dhe meqe po afron 22 nëntori, kam një paralajmërim të fundit për të gjithë ata që thonë se betimi i Metës si president ka qenë një proces formal apo ceremonial.
Nuk ka institucion më të rëndësishëm sesa Kushtetuta e Shqipërisë e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm e të pa cënueshmë që është Gjykata Kushtetuese. Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion rrëzohet.
Askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetutën”, u shpreh Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shehi jep sinjale “divorci” nga Basha: Do rishikoj të gjitha pozicionet nëse…

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë sinjale të shpërbërjes së koalicionit opozitar, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ndonëse më parë kanë kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor, ditët e fundit opozitarët kanë artikuluar se, nuk duhet domosdoshmërisht të ndryshojë ky sistem, por sipas tyre duhet të rregullohen disa pika.

Këtë ka theksuar, sot, edhe Shehi, i cili në një prononcim për A2, thotë se për hir të zgjedhjeve të parakohshme do ta kapërdijnë çfarëdo lloj sistemi.

“Për hir të zgjedhjeve të parakohshme do ta kapërdijmë çfarë do lloj sistemi, qoftë edhe ky, nuk është më i miri, por mund të jetë mjaftueshëm për të rikthyer një minimum demokracie në Shqipëri. Në qoftë se zgjedhjet do të bëhen në 2021 siç thotë zoti Rama, ky sistem për mua nuk është i vlefshëm”, u shpreh kreu i LZHK.

LEXO EDHE:  Kryetarja e LSI kompromenton pavarësinë e Presidentit

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Xhafajt/ Zbulohet pse Meta mban peng Lleshin

Por, nëse nuk bëhen zgjedhje para 2021-shit, Shehi paralajmëron se do të rishikojë të gjitha raportet, pa përjashtuar këtu edhe aleancën opozitare.

“Nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme edhe ne do t’i rishohim të gjithë pozicionet tona në raport me të gjitha, në radhë të parë në raport me reformën zgjedhore”, tha ai. Por, a nënkupton kjo një krisje të aksionit opozitar?

Kujtojmë se dy ditë më parë, Dashamir Shehi tha për CNA.al se opozita nuk përfitoi asgjë nga djegia e mandateve, ndërsa bëri përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Bashën për futjen në listat e deputetëve disa njerëz, që ai i quan të pavlerë./ CNA.al

“Futi në parlament njerëz të pavlerë”/ Dashamir Shehi mesazh të fortë Lulzim Bashës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma zgjedhore, produkt i marrëveshjes Rama-Basha?/ Ja qëndrimi i LSI

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama thotë se listat e hapura në sistemin e ri zgjedhor do ishin komode por sipas tij, kjo nuk e zgjidh problemin.

Rama tha se personazhet e lidhur me krimin mund të bëhen sërish pjesë e politikës edhe me lista të hapura dhe se kjo është në vullnetin e kryetarëve të partive.

“Ata janë aty për shkak të flirti dhe bashkëjetës së partive që i kanë përfshirë në këto lista. Nuk erdhën mezor, i vuri kryetarët. Edhe në listat e hapura prap kryetari do i vendosë. Mua më pëlqen sistemi me lista të hapura. Edhe listat e hapura nuk e tejkalojnë rolin ndikues të kryetarëve të partive. Nuk zgjidhet problemi duke ua hequr kryetarëve të drejtën për të bërë lista të mbyllura për të bërë lista të hapura
Problemi kryesor që duhet të zgjidhe klasa politike është shkëputja nga interesat e pushtetit për ti dhënë vendin një reforme zgjedhre. Pa u realizuar kjo, çdo gjë do jetë e dështuar”, tha Rama në studion e Abc News.

I pyetur, nëse reforma zgjedhore do të jetë produkt i një marrëveshje Rama-Basha, zv.kryetari i LSI, tha se duhet të jetë një kontribut i një angazhimi politik.

LEXO EDHE:  Dokumentari i Lorik Canës/ Meta: Ambasador i vlerave sportive

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Xhafajt/ Zbulohet pse Meta mban peng Lleshin

“E kompromentojnë procesin ta që shohin këtë si pjesë e marrëveshjes. Reforma zgjedhore është detyrim shtetëror dhe duhet tëjetë produkt i një angazhimi në mënyrëqë të shkojmë te një reformë që të ketë efekt. Opozita është e angazhuar dhe po punon me seriozitet për të kuntribuar në kuadër të reformës dhe për të bërë edhe ajo detyrën e vet. Ne nuk kemi asnjë paragjykim, jemi të hapur”, u shpreh Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikoi dokumentin e dënimit në Greqi/ Reagon kryebashkiaku i Mallakastrës

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka reaguar ndaj publikimit të dokumentit të dënimit nga Partia Demokratike, me të cilin demokratët pretendojnë se vërtetohet dënimi me 3 vite burg për plagosje në Greqi, më 25 shkurt të vitit 2000.

Ismailaj deklaron se në kohën që ka jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi, nuk është arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke.

Lidhur me shkresat e paraqitura, sot, socialisti pretendon se nuk ka patur dijeni, teksa thekson se nëse do të ishte në dijeni do t’i deklaronte në formularin e dekriminalizimit dhe sipas tij nuk do ta pengonin për kandidimin.

Qerim Ismailaj thotë se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për zbardhjen e të vërtetës, si këtu ashtu dhe në Greqi.

“Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjeë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja apo për më tepër që të jem ndaluar!

Në periudhën kur ka dalë ky i ashtëquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I.Shehu” Corrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute.

LEXO EDHE:  Kryetarja e LSI kompromenton pavarësinë e Presidentit

LEXO EDHE:  Dokumentari i Lorik Canës/ Meta: Ambasador i vlerave sportive

Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari  të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë apo trafikantë që mund t’i ketë patur apo mund t’i ketë akoma në gjirin  e saj)!”, shkruan socialisti në rrjetet sociale.

Ai thekson me bindje se e verteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit./ CNA.al

PD publikon dokumentin/ Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi për plagosje

LEXO TE PLOTE