LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me një dekret shpërndaj Parlamentin”/ Meta i vendosur! Na ndan një vijë e kuqe

15 Nëntor 2019, 15:25, Politikë CNA
“Me një dekret shpërndaj Parlamentin”/ Meta i vendosur! Na

Presidenti Ilir Meta është shprehur i vendosur lidhur me deklaratën e tij, i cili paraditen e sotme paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, në konferenencën për mediat, kreu i shtetit theksoi se Parlamenti shpërndahet me një dekret. Se në çfarë rrethanash kjo është gjë tjetër.

?Mendoj se jam shumë i qartë garant Kushtetutës. Është Gjykata Kushtetuese, pastaj është Presidenti e kështu me radhë.

Parlamenti shpërndahet me një dekret. Se në çfarë rrethanash kjo është gjë tjetër.

Këtu është vijë e kuqe. Është e vetmja gjë që mund të mbrojë interesat e popullit shqiptar, sepse një Gjykatë e paligjshme, mafioze cënon të drejtat Kushtetuese?, sqaroi Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga