Connect with Us

Mbi 40 mijë euro dhuratë nga prindërit?/  Lojërat e fatit në bodrumin e prokurorit të Apelit

Politikë

Mbi 40 mijë euro dhuratë nga prindërit?/  Lojërat e fatit në bodrumin e prokurorit të Apelit

Publikuar

-

Mijëra euro dhuratë dhe trashëgimi, apartamente për fëmijët, dyqan, llogari të tëra  bankare milionëshe, përbëjnë pasurinë e prokurorit të Apelit të Tiranë Edmond Hyka.

Ky i fundit pritet që së shpejti të përballet me Vettingun dhe pjesën më të madhe të pasurisë ai pretendon se e ka bërë gjatë kohë që ka punuar si avokat dhe me kursimet e familjes.

Fëmijët e tij duken se janë me fat, pasi gjyshja i dhuron djalit mbi 20 000 euro, por pas nuk mbetet as bashkëshortja, e cilat flet për dhurata prej mbi 20 000 euro nga prindërit.

Në deklarimin fillestar që përkon me vitin 2004, Hyka deklaron një apartament tre plus një me sipërfaqe 1220 m2, me vlerë 2 000 000 lekë, një bodrum, dyqan, kati nëntokësor me sipërfaqe 52 m2 me vlerë 5 000 000 lekë, një automjet Mercedez me vlerë 8 000 euro dhe depozita bankare në shumat 700 000 lekë,3 000 000 lekë dhe 5 000 000 lekë.

Apartamentin dyqanin dhe autoveturën deklaron se i  ka blerë me të ardhurat si avokat përgjatë viteve 1998-2005, si dhe me të ardhurat e babait nga pronat. Në dyqanit të cilin ai përfitontë të ardhura nga qiraja, zhvillohej aktiviteti i lojërave të fatit. Siç deklaron prokurori, ky aktivitet është mbyllyr në vitin 2018.

Në vitin 2006, nuk ka ndryshim të pasurisë, ndërsa në viti 2007 ai deklaron kursime të familjes në shumën 1 000 000 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë. 700 000 lekë janë shtuar në llogarinë e tij bankare në vitin 2008, ndërsa kursimet cash janë në shumën 600 000 lekë.

Në vitin 2009, prokurori Hyka thotë se ka trashëgimi nga babai 5 000 000 lekë, nga të cilat 1 500 000 i janë shtuar depozitës së bashkëshortes dhe 35 000 euro, nga të cilat 11 000 euro, janë depozituar në emër të deklaruesit si dhe 30 000 euro në emër të deklaruesit, ndërsa deklaron edhe dy shuma të tjera  21 000 euro dhe 3 000 000 lekë, por nuk kuptohet se çfarë ka shkruar në formular.  Edhe në 2009, përveç pagës së tij dhe bashkëshortes, ka pasur të ardhura edhe  nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.

Depozitat bankare nuk kanë ndryshuar në vitin 2010, ndërsa 3 000 000 lekë janë shpenzuar për shkollimin e fëmijëve  dhe 21 000 euro janë në gjendje cash.

Në vitin  2012, deklaron një depozitë në bono thesari në shumën 4 500 000 lekë një tjetër depozitë në shumën 1 600 000 lekë. Prokurori bashkë me vajzën kanë hapur një depozitë bankare me vlerë 16 231 euro, të cilën e kanë shtuar nga viti në vit.

Më tej ai deklaron se djali tij ka marrë dhuratë nga gjyshja shumën prej 22 883 euro.

Një vit më vonë, në depozitën e bonos së thesari në shumën 4 500 000 lekë është shtuar shuma 1 600 000 lekë.

Prokurori bashkë me vajzën disponojnë 16 696 98 euro, ndërsa bashkëshortja ashtu sic deklaron në vitet e mëvonshme thotë se ka marrë dhuratë nga prindërit e saj shumat  20 000 euro dhe 4 500 000 lekë. Këto shuma ajo i deklaron deri në vitin 2018. Ndërsa djali posedon 22 883 euro.

Edhë në vitin 2014, nuk ka ndryshim të depozitave, vec shtesave të interest bankar, ndërsa në vitin 2015, djali i Gëzim Hyka, ka blerë banesë me vlerë 32 000 euro, prej së cilës në vitin 2016 ka marrë 1 770 euro nga dhënia me qira.

Ndryshime nuk ka as në vitin 2017 dhe janë të njëjtat depozita bankare, por tashmë të shtuara për shkak të interesit si dhe deklarohen cash shumat 10 000 euro dhe 100 000 lekë.

Dyqani i cili i shërbente për veprimtarinë e lojërave të fatit është mbyllur në vitin 2018.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Edmond Hyka.

Viti  2004

Ap 3 plus 1 me sip1220 m2, me vlerë 2 000 000 lekë.

Bodrum, dyqan, kati nëntokësor me sip 52 m2 me vlerë 5 000 000 lekë.

Automjet Mercedez me vlerë 8 000 euro.

Depozitë bankare me vlerë 700 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të deklaruesit dhe babait të tij në shumën 3 000 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 5 000 000 lekë.

Ap, dyqanin dhe autoveturën deklaron se i  ka blerë me të ardhurat si avokat përgjatë viteve 1998-2005, si dhe me të ardhurat e babait nga pronat.

Të ardhura nga puna si avokat në shumën 10 000 lekë.

Të ardhuratë bashkëshortes si dentiste në shumën 250 000 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare me vlerë 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 836 824 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën  277 408 lekë.

Viti 2006

Shtuar depozita bankare në emër të deklaruesit dhe babait të tij në shumën 500 000 lekë.

Shuma e depozituar nga bashkëshortja është 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 181 517 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën  282 600 lekë.

Viti 2007

Kursime të familjes në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 235 195 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 401 702 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.

Viti 2008

Shtesë në llogarinë bankare 700 000 lekë.

Kursime cash në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 137 949  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 388 260 lekë.

Viti 2009

Gjendje nga deklarimi i  parë ka shumën 4 200 000 lekë. Pas transferimit të shumën 300 000 nga një tjetër person, gjendja ëhstë 4 500 000 lekë.

Trashëgimi nga babai 5 000 000 lekë, nga të cilat 1 500 000 i janë shtuar depozitës së bashkëshortes dhe 35 000 euro, nga të cilat 11 000 euro, janë depozituar në emër të deklaruesit si dhe 30 000 euro në emër të deklaruesit, dhe pjesa tjetër 21 000 euro…. 3 000 000 lekë (Nuk kuptohet cfarë ka shkruar në formular).

Shumë e depozituar më parë 1 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 134 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 456 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.

Viti 2010

Depozitë bankare në shumën 4 500 000 lekë.

Bashkëshortja ka depozituar 3 500 000 lekë.

Deklaron 1 500 euro, por nuk kuptohet cfarë ka shkruar.

Shpenzime për shkollimin e fëmijëve në shumën 3 000 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 21 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 145 440 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 456 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.

LEXO EDHE:  “Largohem nga politika”/ Rama sfidon Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin

Viti 2011

Po i publikojmë vetëm shifrat, pasi shkrimi është në nivel analfabetik, i palexueshëm dhe i pakuptueshëm.

4 500 000 lekë.

3.500 000 lekë.

15 000 euro.

200 000 lekë.

3 000 000 lekë.

21 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 264 171 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 522 540 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.

Viti 2012

Depozitë në bono thesari në shumën 4 500 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 1 600 000 lekë.

Depozitë e subjektit deklarues me vajzën në shumën 16 231 euro.

Bashkëshortja depozitë në shumën 4 500 000 lekë.

Djali, dhuratë nga gjyshja në shumë 22 883 euro.

Gjendje cash në shumën 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 175 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 543 300 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në shumën 297 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.

Interesa bankare në shumat 252 754 lekë,100 000 lekë, 306 000 lekë dhe 1 000 euro.

Viti 2013

Depozitë në bono thesari në shumën 4 500 000 lekë. Shtuar shuma 1 600 000 lekë.

Depozitë e subjektit deklarues me vajzën në shumën 16 696 98 euro.

Bashkëshortja depozitë në shumën 20 000 euro.

Bashkëshortja depozitë në shumën 4 500 000 lekë.

Djali, depozitë në shumë 22 883 euro.

Gjendje cash në shumën 3 000 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 152 160 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 548 707 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në shumën 472 800 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.

Interesa bankare nga dy llogaritë e bashkëshortes në shumën 413 016.

Viti 2014

Transferuar në llogarinë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.

Depozitë e subjektit deklarues sëbashku me vajzën në shumën 16 906 euro.

Depozitë bankare e bashkëshortes në shumat 20 000 euro dhe 4 500 000 lekë.

Depozitë e djalit Gëzim Hyka në shumën 24 247 euro.

Gjendje cash në shumën 3 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 238 195 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 585 654 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, Gëzim Hyka në shumën 472 800 lekë.

Interesat nga depozita bankare në shumën 240 210 lekë.

Bashkëshortja, interesat nga depozita bankare në shumën 333 391 lekë.

Interesat nga depozita bankare në shumën 208 210 lekë.

Interesat nga depozita bankare me vajzën në shumën 16 906 lekë.

Viti 2015

Transferuar në llogarinë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.

Depozitë e subjektit deklarues sëbashku me vajzën në shumën 17 000 euro.

Depozitë bankare e bashkëshortes në shumat 20 000 euro dhe 4 500 000 lekë.

Djali Gëzim Hyka, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 960 euro.

Gjendja cash në shumën 1 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 249 130 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 580 315 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, Gëzim Hyka në shumën 472 800 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës Iris Hyka në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit, në shumën 240 000 lekë.

Interesa nga depozita me obligacion në shumën 397 245 lekë.

Bashkëshortja, interesat nga depozita bankare në shumën 214 900 lekë.

Djali Gëzim Hyka, ka blerë banesë me vlerë 32 000 euro.

Viti 2016

Transferuar në llogarinë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.

Depozitë e subjektit deklarues sëbashku me vajzën në shumën 17 616 euro.

Depozitë bankare e bashkëshortes në shumat 20 000 euro dhe 4 500 000 lekë.

Gjendja cash në shumën 1 700 000 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 2 007 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes në shumën 2 784 lekë.

Gjendja në llogarinë e vajzës Iris Hyka në shumën 10 988 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 249 130 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 460 837 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, Gëzim Hyka në shumën 472 800 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës Iris Hyka në shumën 695 238 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit, në shumën 240 000 lekë.

Shtuar interesa nga depozita me obligacione në shumën 402 875 lekë.

Shtuar interesa nga depozita me obligacione në shumën 202 878 lekë.

Shtuar interesat e llogarisë së depozitës së vajzës në shumën 116 lekë.

Djali Gëzim Hyka, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 1 770 euro.

Viti 2017

Depozitë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.

Depozitë e subjektit deklarues në shumën 200 000 lekë.

Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 4 500 000 lekë.

Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 20 000 euro.

Llogari rrjedhëse në shumën 35 599 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 304 140 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit në shumën 300 000 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare të depozitës së deklaruesit në shumën 473 970 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 613 298 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës së bashkëshortes në shumën 117 823 lekë.

Gjendje cash, 10 000 euro dhe 100 000 lekë cash.

Viti 2018

Depozitë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.

Depozitë e subjektit deklarues në shumën 200 000 lekë të reja.

Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 4 500 000 lekë.

Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 20 000 euro.

Llogari rrjedhëse në shumën 12 664 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 323 533 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit në shumën 300 000 lekë. Me mbylljen e lojëra të fatit, kjo kontratë është mbyllur.

Të ardhurat nga interesat bankare të depozitës së deklaruesit në shumën 473 970 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 619 848 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës së bashkëshortes në shumën 41 076 lekë.

Gjendje cash, 10 000 euro dhe 100 000 lekë cash./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetari ‘ia plas’ në fytyrë Bashës/ Je me shumë vonesë, duhet të jesh më afër me popullin!

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit në Manëz.

Gjatë takimeve me këto familje, Basha është kritikuar “live” nga një banor i zonës. Ai i thotë Bashës se ka dalë me shumë vonesë afër popullit dhe se qëndon larg me ta.



Mirëpo, as kreu demokrat nuk e ka kundërshtuar, por e ka pohuar këtë fakt, duke i dhënë të drejtë qytetarit ndërsa shton se do të jetë me to për çdo problem. Basha ndodhej në familjen Parruku, në fshatin Kameras, e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Sheiku i Partisë Socialiste/ Deputeti me mbi 30 biznese dhe miliarda lekë

LEXO EDHE:  “Molotov kundër policisë”/ Lleshaj: Opozita proteston kundër Vettingut

Biseda:
Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë…
Basha: Të lutem…
Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull…
Basha: Kam qenë…
Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty….
Basha: E pranoj…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kolona të gjata në kufi/ Pushuesit nga Kosova mësyjnë drejt bregdetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Në pikën Kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve. Qytetarët e Kosovës edhe në këtë fillim javë kanë mërsyrë drejt bregdetit shqiptar. Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Qytetarët nga Kosova edhe në këtë fillim javë janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Kolona janë krijuar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë.

Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lamë pas, por edhe me faktin e fillimit të javës ku fluksi është më i vogël.

Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrejte sociale gjatë ditës së sotme, shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsit e hyrje-daljeve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka bërë të ditur se pritja në pikën kufitare Morinë për të hyrë në Shqipëri është 10 minuta.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja Maria Qirjazi si biznesmene/ Zbulohet emri i politikanit që ajo favorizoi në 2011



Policia Kufitare shqiptare punoi me gjashtë sportele e me procedurë të përshpejtuar të kalimit.

LEXO EDHE:  “Molotov kundër policisë”/ Lleshaj: Opozita proteston kundër Vettingut

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues.

Por, fundjava e dytë e muajit gusht ka shënuar një rënie të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakonte për gushtin ku fluksi është më i madh.

Kjo për shkak të rrebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së temperaturave.

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk e ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve nga Kosova për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri./Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjykata e Posaçme ktheu dosjen për rigjykim/ Saimir Tahiri bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ktheu dosjen për rigjykim/ Saimir Tahiri bën lëvizjen e radhës

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë në apel, për rikthimin e hetimeve në pikën zero.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Prokuroria ka ngritur akuza të reja për ish-ministrin dhe dhe ka gabuar në rikualifikimin e veprës penale.
Sipas Apelit të Posaçëm, Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela nuk u është lënë mundësia të mbroheshin.



LEXO EDHE:  Gjyqtarja Maria Qirjazi si biznesmene/ Zbulohet emri i politikanit që ajo favorizoi në 2011

Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE