Connect with Us

Kaosi në Gjykatën Kushtetuese/ Soreca i shkon në zyrë Metës

Politikë

Kaosi në Gjykatën Kushtetuese/ Soreca i shkon në zyrë Metës

Publikuar

-

Ambasadori e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i ka shkuar në zyrë presidentit Ilir Meta.

Mësohet se takimi i Metës me Sorecën, vjen pas  kaosit të krijuar në lidhje me emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se pas takimit me Sorecën, Meta do të dalë në konferencë për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëveshja e 5 qershorit/ Duka: Koha të fillojë organizimi i partive për zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja e 5 qershorit/ Duka: Koha të fillojë organizimi i partive për zgjedhje

Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) ka vlerësuar votimin e sotëm në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, që u “bekua” edhe nga ndërkombëtarët.

Në një deklaratë për mediat, Duka thotë se me miratimin e kësaj marrëveshje plotësohet një prej kushteve më të rëndësishme të BE-së për ҫeljen e negociatave dhe fillimin e zgjidhjes së krizës politike më të gjatë që ka kaluar tranzicioni shqiptar.

Kreu i PAA-së thekson se tashmë është koha që të fillojë organizimi i partive politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare



Ai kërkon që kriteret dhe proceset perzgjedhëse të kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputetë të jenë sa më demokratike e transparente, si dhe të shkëputen lidhjet me krimin.

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Meta thirrje urgjente

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Meta thirrje urgjente

“Tani është koha që partitë politike të fillojnë organizimin e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare duke konkuruar me programe konkrete për të zbutur krizën e rëndë që po kalon vendi dhe me strategji, politika dhe projekte konkrete që ndihmojnë ringritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe stabilitetin e financave publike.

Kriteret dhe proceset perzgjedhëse të kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputet duhet të jenë sa më demokratike dhe transparente. Demokratizmi i partive politike është parakusht për demokratizmin e Shqipërisë. Shkëputja e lidhjeve me krimin, lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit janë sot më jetike se kurrë”, nënvizon Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vazhdoni dialogun e hapur”/ Ambasadori gjerman: Miratimi i marrëveshjes hap i rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

“Vazhdoni dialogun e hapur”/ Ambasadori gjerman: Miratimi i marrëveshjes hap i rëndësishëm

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, ka reaguar për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament.

Në një postim në rrjetet sociale, Zingraf e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Më tej, ambasadori gjerman bën thirrje që aktorët politikë të vijojnë me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.



“Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Në pikën e Reformës Zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një “dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike”. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një “Roadmap” për kalendarin shqiptar të reformave.

LEXO EDHE:  Soreca “shuplakë” opozitës/ Ti rikthehet punës për Reformën Zgjedhore

LEXO EDHE:  “Unë burri i Monikës, ti gruaja e Bilalit”/ Meta tallet keq me Ramën

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen. Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Opozita jashtë parlamentit: Futemi në dialog, nëse nuk bëhen ndryshime pas votimit të “5 qershorit”

Publikuar

-

Nga

Opozita jashtë parlamentit: Futemi në dialog, nëse nuk bëhen ndryshime pas votimit të "5 qershorit"

Opozita e Lulzim Bashës, në një reagim zyrtar pas votimit të marrëveshjes së 5 qershorit me 97 pro shkruan se miratimi i sotëm pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur.

Sipas të djathtës jashtë paralamentit, ky është argument i fortë i shenjuar edhe nga ndërkombëtarët si një prej kushteve për pranimin në BE.

“Marrëveshja është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.



LEXO EDHE:  Soreca “shuplakë” opozitës/ Ti rikthehet punës për Reformën Zgjedhore

Më tej, në deklaratë thuhet se, opozita do të marrë pjesë në dialog, nëse nuk diskutohen çështje të  tjera jashtë kësaj marrëveshjeje.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave me BE/ Meta paralajmëron forcat politike

“Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, mbyllet deklarata. ​CNA.al

LEXO TE PLOTE