Connect with Us

Gjyqtari që “rrëzoi” Metën/ Me patundshmëri në bregdet si Presidenti

Vetingu

Gjyqtari që “rrëzoi” Metën/ Me patundshmëri në bregdet si Presidenti

Publikuar

-

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja është pjesë e Kolegjit Zgjedhor, madje anëtari më i vjetër i këtij Kolegji.

Kalaja i cili tashmë është në procesin e rivlerësimit nga organet e Vettingut, në vitin 2011, bashkë me kolegët e tij, i “dhuroi”, Lulzim Bashës, Bashkinë e Tiranës, duke marrë një vendim pro tij dhe kundër kryeministrit aktual Edi Rama.

                      Astrit Kalaja

Ndërsa në Qershor të këtij viti, Astrit Kalaja, sëbashku me anëtarë të tjerë të Kolegjit Zgjedhor i treguan “dhëmbët” Presidenti Ilir Meta.

Pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në këtë mënyrë me rrëzimin e dekretit, Kalaja doli kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, që përkrahnin dekretin e Metës.

Në këto rrethana, Kalaja mbahet mend më shumë se pjesë e Kolegjit Zgjedhor se sa nga çështjet gjyqësore në Apelin e Shkodrës.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së deklaruar prej tij nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Ai e nis deklarimin e pasurisë me një apartament me sipërfaqe 62 m2, për të vijuar një vit më tej me blerjen e frigoriferit me kredi, për ta shtuar në vitet e mëvonshme me patundshmëri në plazhin e Velipojës dhe jo vetëm.

Në vitin  2007 ai ka blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2 me vlerë 38 400 eurosi dhe një autoveturë Benz me vlerë 2 500 000 lekë. Ndërsa në vitin 2013 ai ka blerë tokë arë me sipërfaqe 379 m2, , në të cilën ka një ndërtim informal përreth rreh 60 m2 e ndoshur në fshatin Pulaj, plazh Velipojë me vlerë 1 800 000.

Ndër vite ka hapur dhe shtuar depozita bankare vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2003

Ap banimi me sip 62 m2.

Autoveturë blerë në shumën 0,15 milion lekë.

Paga si gjyqtar në Shkodër në shumën 0.88 milion lekë.

Paga e bashkëshortes, KESH, në shumën, 02,52 milion lekë.

Viti 2004

Gjendje cash në shumën 400 000 lekë.

Kredi për blerje frigoriferi në shumën 42 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime nga Gjykata e Apelit, Shkodër në shumën 590 216 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në KESH, në shumën 396 000 lekë.

Viti 2005

Kursime nga të ardhurat familjare në shumën 539 011 lekë.

Gjendje cash në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime nga Gjykata e Apelit, Shkodër në shumën 1 135 204 lekë.

Të ardhura nga orët shtesë në Kolegjin Zgjedhor në Zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në shumën 70 278 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në KESH, në shumën 396 000 lekë.

Detyrim për shkollën e  fëmijëve në shumën 90 000 lekë.

Viti 2006

Shtesë në ap, aneks me sip 13 m2 me vlerë 400 000 lekë.

Shtesë në kursime, 400 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 155 000 lekë.

Shpërblime dhe dieta të deklaruesit në shumën 36 600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në KESH, në shumën 430 729 lekë.

Viti 2007

Ap me sip 120 m2 me vlerë 38 400 euro. Blerë me kredinë e marrë në shumën 3 000 000 lekë.

Autoveturë Benz me vlerë 2 500 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 377 243 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në shumën 377 912 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 3 023 989 lekë.

Detyrim ndaj firmës për blerjen e ap, në shumën 13 400 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga shitja e ap të vjetër në shumën 3 500 000 lekë.

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 400 000 lekë.

Gjendja e llogarisë është pakësuar në shumën 437 732 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 285 600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuse, në shumën 318 300 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si specialiste në një kompani në shumën 420 000 lekë.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 65 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 2 920 018 lekë.

Detyrim ndaj firmës për blerjen e ap, në shumën 13 400 euro.

Viti 2009

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 200 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në shumën 268 755 lekë.

Shlyer diferenca prej 13 400 euro, që i kishte kompanisë së ndërtimit, për ap.

Nga shuma 3 500 000 e shitjes së shtëpisë ka mbetur shuma 1 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 296 296 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuse, në shumën 380 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si specialiste në një kompani në shumën 420 000 lekë.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 65 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 2 873 666 lekë.

Viti 2010

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 300 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në shumën 146 280 lekë.

Pakësim i parave, shuma 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 410 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuse, në shumën 450 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si specialiste në një kompani në shumën 420 000 lekë.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 90 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 800 000 lekë.

Viti 2011

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 500 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në shumën 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 470 000 lekë.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi në Kryesinë e Kuvendit/ Lu-Meta 2 orë në zyrë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 480 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si specialist, inxhiniere elektrike në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 65 000 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në Austri, në shumën 720 euro.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 163 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Është shlyer e tëra.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite.

Viti 2012

Gjendje llogarie në shumën 102 359 39 lekë.

Gjendje cash në banesë në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 253 931 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 539 530  lekë.

Të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 111 900 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në Austri, në shumën 720 euro.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 163 000 lekë.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 934 952,62 lekë.

Viti 2013

Shtesë në gjendjen cash në shumën 251 298 lekë.

Gjendje cash në banesë në shumën 180 000 lekë.

Tokë arë me sip 379 m2, nga e cila 120 m2 është rrugë kalimi, në të cilën ka një ndërtim informal përreth rreh 60 m2 e ndoshur në fshatin Pulaj, plazh Velipojë me vlerë 1 800 000. Blerë me kredinë e marrë në shumën 2 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 275 482 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 550 950 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në Austri, në shumën 95 798 lekë.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 811 944 lekë.

Viti 2014

Blerë autoveturë me vlerë 250 000 lekë.

Shtesë në bursën e vajzës nga Ministria e Austrisë në shumën 5 700 euro.

Gjendje në llogarinë e pagës në shumën 10 621 lekë.

Gjendje cash në shtëpi 850 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 383 360 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 585 250 lekë.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 570 158, 89 lekë.

Viti 2015

Shtesë 680 euro nga trajtimi me bursë i vajzës, derdhur në llogarinë e bashkëshortes.

Shtesë në llogarinë e pagës në shumën 37 468 lekë.

Gjendje cash në shtëpi në shumën 120 000 lekë.

Pakësim i gjendjes së llogarisë së bashkëshortes në shumën 96 640 lekë.

Shtesë në llogari të vajzës në shumën 645 euro.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 383 400 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 585 520 lekë.

Llogari bankare e deklaruesit me vlerë 20 euro.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 407 953 06 lekë.

Viti 2016

Shtesë në llogarinë e pagës në shumën 517189, 66 lekë.

Pakësim nga gjendja cash në shtëpi në shumën 500 000 lekë.

Pakësim me 850 000 lekë.

Gjendje në llogarinë e vajzës në shumën 3647 92 euro.

Gjendje në llogarinë e kredisë në shumën 11 514 lekë.

Llogari bankare e deklaruesit me vlerë 20 euro.

Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 138 euro.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 441 401 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 593 532 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në shumën 96 650 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës me vlerë 100 000 lekë.

Të ardhura në llogari të vajzës në shumën 6 500 euro.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 174 700 lekë.

Detyrim për shkollën e vajzës në shumën 457 56 euro.

Detyrim për strehimin e vajzës në Austri në shumën 1 912 euro.

Viti 2017

Pakësim në llogarinë e pagës në shumën 131467,70 lekë.

Shtesë në llogarinë e pagës së bashkëshortes në shumën 82328,17 lekë.

Pakësim i gjendjes cash në shtëpi, kanë mbetur 140 000 lekë.

Shtesë në llogarinë e vajzës në shumën 126 08 euro.

Pakësim në llogarinë e vajzës në Vjenë, në shumën 33292,96 euro.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 426 520 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si inxhiniere, specialiste në KESH, në shumën 1 113 936 lekë.

Llogari e pagës së bashkëshortes në shumën 35 010 lekë.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 6500 euro.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 929 917 lekë.

Detyrim për shkollën e vajzës në shumën 457 56 euro.  Janë paguar  915.12 euro.

Detyrim për strehimin e vajzës në Austri në shumën 2 178 euro. Janë paguar  2 877 euro.

Detyrim për qiranë e banesës në Tiranë, paguar në shumën 264 000 lekë.

Viti 2018

Shtesë në llogarinë e pagës në shumën 237706,48 lekë.

Pakësim në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 28 760 lekë.

Gjendje cash në shtëpi, 240 000 lekë.

Shtesë në llogarinë e kredisë në shumën 40139 lekë.

Shtesë në llogarinë e kredisë në shumën 5 euro.

Llogaria e vajzës e pakësuar, ka mbetur shuma 44 69 euro.

Shtesë në llogarinë e vajzës në shumën 3566 52 euro.

Shtesë në gjendjen cash, 2 000 euro.

Shtesë në gjendjen cash të djalit në shumën 25 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 445 330 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si inxhiniere, specialiste në KESH, në shumën 1 294 302 lekë.

Kredi në shumën 1 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në dy kompani në Austri si programuese, në shumën 8471 06 euro.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 5 000 euro.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 4 900 euro.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 600 euro.

Të ardhura nga puna e djalit në shumën 25 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Dorëzoi detyren e Kryeprokurores/ Zbulohet ku do të transferohet Arta Marku

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi i KLP-së hyn në fuqi me datë 1 Janar 2020.

Kujtojmë këtu se Prokurorja Arta Marku është edhe anëtare e KED për 2019-ën.

Po ashtu, Arta Marku mbajti për rreth dy vite edhe detyrën e Kryeprokurores së Përkohshme, ndërsa pak ditë më parë ia dorëzoi këtë detyrë Kryeprokurorit të ri, Olsian Çela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Me 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK/ “Shkrihen” Krimet e Rënda, ja ku transferohen prokurorët

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon në këto momente mbledhjen plenare të saj, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e këtij institucioni.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, tha se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet nga opinioni publik si SPAK-u.  Ngritja e kësaj strukture  pritet të “shkrijë” Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

Ndërkohë, KLP vendosi transferimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, natën në çadër ditën në qeveri/LSI në rolin e prostitutës politike

LEXO EDHE:  Mosdhënia e autorizimit nga Meta/ Rama: Deri tani ka bërë gjënë e duhur...

Kështu, KLP vendosi që të transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, prokurorët: Arens Çela,  Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj,  Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj dhe  Pranvera Pustina.

Prokurori Artan Bajrami do të transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ndërsa Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkalles së Parë Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë.

Me 11 vota pro, KLP vendosi që Anton Martini të caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Edhe drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela, me 10 vota pro dhe një kundër, u caktua përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Po ashtu, në Prokurorinë e Tiranës janë caktuar edhe prokurorët Ditan Prençi dhe Isa Jata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Video-SHBA tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi/ Tregon si do të funksionojë SPAK

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë sot një tjetër mesazh në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një mesazh në faqen zyrtare të ambasadës, tregohet sesi do të funskionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

LEXO EDHE:  Nga Shpëtim Nazarko/Pse Ilir Meta i hedh benzinë zjarrit!

LEXO EDHE:  Ilir Meta, natën në çadër ditën në qeveri/LSI në rolin e prostitutës politike

Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: