Connect with Us

Foto-Nga shpatulla jashtë e deputetes, te emocionet e Spiropalit përkrah Ramës/ Detajet nga parlamenti

Politikë

Foto-Nga shpatulla jashtë e deputetes, te emocionet e Spiropalit përkrah Ramës/ Detajet nga parlamenti

Publikuar

-

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku në rend të ditës kishte një çështje të vetme, rezoluta ndaj Metës, në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, përtej debateve politike, një detaj që tërhoqëi vëmendjen ishte veshja e deputetes së re, Elda Hoti.

Elda Hoti u shfaq e veshur në seancën e sotme, me një futan me njërën shpatull jashtë, duke thyer kështu kodin e veshjes së Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Video/ Sherri i Strazimirit dhe deputetëve me policët

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sikurse duket në fotot  e mëposhtme, dukej tepër e emocionuar krah “Skëndërbeut” të saj.

Nga ana tjetër edhe deputetja Gjylameti është parë të bisedojë kokë me kokë me deputetin Ervin Bushati.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:/ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bushati në Washington: BE gabim strategjik me shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një vizitë zyrtare Washington DC, në cilësinë e kreut të delegacionit Parlamentar të OSBE. Në nisje të kësaj vizite, Bushati është ndalur në një diskutim të hapur me diplomatë dhe ekspertë në AtlanticCouncil mbi mjedisin e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Ish-kreu i Diplomacisë Shqiptare tha se, “procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të trajtohet si përgjegjësi historike nga ana e BE-së në funksion të konsolidimit të projektit europian të ribashkimi të kontinentit. Vështruar në këtë mënyrë, nevojitet një qasje e re angazhuese ndaj Ballkanit Perëndimor përmes një plani konkret që siguron zbatimin e standardeve europiane, zhvillimin ekonomik dhe zbut hendeqet ekzistuese me vendet anëtare të BE-së”.

NewAtlanticist: KëshilliEvropiansë fundmi kundërshtoi hapjen e negociatave tëanëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çfarë efekti do tëketë ky vendim nëmarrëdhënien mes BE-së dhe rajonit?

Bushati: Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Evropian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore. Në këndvështrimin tim, ky është një gabim strategjik i cili ndihmon në konsolidimin e “status quo-së” në Ballkanin Perëndimor. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore, prandaj procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet ta konsiderohet si një politikë e përgjegjshme dhe jo si barrë.

NewAtlanticist: Presidenti Francez EmmanuelMacron ka propozuar një plan për reformimin e procesit të anëtarësimit të BE-së në përpjekje për të shpjeguar vendimin e tij për bllokimin e hapjes së negociatave. Si i vlerësoni këto propozime? I mbështesni këto propozime apo mendoni se do të mund të “kërcënojnë” anëtarësimin e Shqipërisë?

Bushati: “Bllokimi i  procesit të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është parë gjerësisht si një hap prapa. Por, ka disa elemente pozitivë në të. Së pari, fakti që Franca nuk kundërshton hapur të ardhmen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këndvështrimin tim, qëllimet e Makronit mund shpjegohen më mirë si një përpjekje për të hapur një diskutim më të gjerë rreth procesit të anëtarësimit, prakticitetit dhe mundësisë për të arritur rezultate të prekshme.

Siç them zakonisht, “njerëzit nuk hanë kapituj”. Prandaj, duhet të jesh në gjendje që t’ju shpjegosh qartë qytetarëve kërkesat dhe përfitimet e këtij procesit. Duhet të jesh në gjendje të tregosh që ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ritmit të progresit të anëtarësim dhe progresit në terma të arritjes së standardeve demokratike dhe përmirësimit të standardit të jetesës. Në këtë drejtim, disa nga idetë e hedhura në tryezë nga Franca dhe Presidenti Macron duhet të bëhen pjesë e metodologjisë së zgjerimit. Jam dakord me Macronqë ka nevojë për reformim të procedurave të zgjerimit dhe metodologjisë për ta sjellë atë më pranë qytetarëve. Nga ana tjetër, unë nuk shoh dhe nuk e kuptoj pse reformimi i këtij procesi duhet të mbajë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Do të duhej të ishte më e lehtë të bashkërendoje integrimin me të thellë brenda BE me dëshirën e vendeve kandidate për të nisur procesin e anëtarësimit.

NewAtlanticist: Ka pasur shqetësim se bllokimi i negociatave mund të shkaktonte një reagim të ashpër në Maqedoninë e Veriut, përsa kohë që marrëveshja e Prespës me Greqinë ishte artikuluarme besimin që do të hapte derën e anëtarësimit në BE. Çfarë efekti do të ketë bllokimi i negociatave për Shqipërinë? Do të ketë ngjashëm  ashpërsim të reagimit drejt BE?

Bushati: Ka frustrim, pasi në qershor të vitit 2018 vendet anëtare unanimisht dakordësuan një kalendar për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ata njohën progresin e bërë nga Shqipëria dhe ranë dakord që konferencën e parë ndërqeveritare, e cila simbolizon fillimin real të procesit të anëtarësimit, të zhvillohej në fund të 2019-ës. Vendimi i tetorit është parë si një hap prapa. Është shumë e rëndësishme të ruhet besimi dhe para shikueshmëria të ky proces.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja çfarë mendon Roberti kur Nora provokon me veshjen

LEXO EDHE:  Estela Ujka dhe Jonida Maliqi bëjnë “xing” me të njëjtin fustan 

Ndonjëherë kam ndjesinë që për BE-në, anëtarësimi jo vetëm i Shqipërisë por i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor po shihet si barrë, më shumë sesa si një mundësi historike për Bashkimin Evropian për të përmbushur përgjegjësitë e veta. Nuk duhet të harrojmë që procesi i bashkimit të Evropës nisi në vitin 1989 me rënien e murit të Berlinit dhe nuk është ende i plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nëse jo në territorin e saj, ku tjetër mund të ketë sukses BE? Bashkimi Evropian duhet të nderojë përgjegjësitë e saj në Ballkanin Perëndimor për ti treguar pjesës tjetër të botës që është një fuqi globale.

 NewAtlanticist: Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet vendi i 30-të anëtar i Aleancës NATO. Çfarë efekti mendoni ju se do të ketë ky anëtarësim për rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Bushati: Është një lajm pozitiv dhe inkurajues. Shqipëria ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe vendimtar kur flitet për zhvillimin e dinamikave të brendshme demokratike në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh që Shqiptarët janë një nga dy nacionalitetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut. Ne sigurisht që kemi mirëpritur anëtarësimin e MV, në koalicionin e vendeve që ndajnë bindje të njëjtë kur vjen puna tek çështje që lidhen me arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë. Shpresoj shumë që fakti se Maqedonia e Veriut po bëhet vendi i 30-të anëtar i aleancës, është dëshmi e vullnetit politik dhe vendosmërisë për të vijuar me politikën e dyerve të hapura. 

NewAtlanticist: Progresi i normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me sa duket se ka ngecur gjatë vitit të shkuar. A mendoni se ka mundësi për të prishur ketë ngërç  dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve? A mund të luajë Shqipëria një rol pajtues në këtë proces?

Bushati: Është shumë e rëndësishme të inspirohemi nga vendosmëria dhe lidershipi i demonstruar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në tejkalimin e ndasive të tyre. Sigurisht, ndasia  Kosovë – Serbi është më e komplikuar dhe ka dimensione të tjera. Ka një numër të madh çështjes që duhen adresuar. Duhet të presim formalizmin e qeverisë së re në Kosovë dhe unë shpresoj që qeveria e re të propozojë një strategji solide si të përballet me procesin e dialogut me Serbinë, përveçse çështjeve të brendshëm.  Është shumë e rëndësishme që procesi i normalizimit të ketë kuptim dhe të jetë praktik për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Unë gjithashtu shpresoj që procesi i normalizimit të ndiqet nga një marrëveshje e cila do të siguronte njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës me shpresën që do të hapte rrugën drejt anëtarësimit në BE të dy vendeve.

Do të doja të shtoja që ky proces normalizimi ka nevojë të ndiqet gjithashtu nga një proces pajtimi. Kjo është arsyeja se pse unë tani besoj që ky proces është më i komplikuar sesa rivendosja e marrëdhënieve miqësore mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u finalizua me marrëveshjen e Prespës.

NewAtlanticist: Çfarë roli konstruktiv mund të luajnë Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre ndasive dhe për të shtyrë integrimin e rajonit drejt BE?

Bushati: Shtetet e Bashkuara janë instrumenti kryesor për të garantuar sigurinë në Evropën Juglindore. Por, është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet një ndarje e punëve mes SHBA-ve dhe BE-së, për sa i përket transformimit dhe demokratizimittë Evropës Juglindore, meqenëse rajoni është konsideruar një punë e papërfunduar në funksion të një kontinenti të bashkuar Evropian. Do të mirëprisja çdo angazhim të SHBA-ve, veçanërisht në funksion të demokratizimit të rajonit tonë, sepse ne kemi nevojë të flasim më shumë rreth demokracisë, shtetit të së drejtës, dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm  në rajon. Roli i SHBA-ve në rajonin tonë mbetet iI domosdoshëm.

Intervistë dhënë për “NewAtlanticist”, datë 10 dhjetor 2019.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shënim/ Rama dhe Veliaj, “kamxhikët” që nuk trembin mediat  

Publikuar

-

Nga

Edhe pse Shqipëria është në një situatë të jashtëzakonshme dhe vendi po kalon një moment mjaft të vështirë, jo vetëm politik, por edhe për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, qeveria e ka mendjen të luftojë mediat.

Një “sëmundje” kjo e të gjithë politikanëve kur vijnë në pushtet, por kushdo që kruhet apo bën këtë veprim, thjeshtë ikën nga pushteti.

Kështu ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, kështu ka ndodhur edhe me Fatos Nanon, kështu ka për të ndodhur edhe me Edi Ramën.

Në qoftë se ai dhe “bojaxhiu” i tij në Bashkinë e Tiranës nuk e kuptojnë, sa më shumë presion dhe dhunë të ushtrojnë ndaj medias, aq më shumë të humbur e kanë betejën e tyre.

Së pari, një reformim i ligjit të medias apo një regjistrim i mediave online është i nevojshëm pa asnjë diskutim.

Por, së dyti qeveria nuk mund ta përdorë këtë për të ulur gjobat ndaj televizioneve të mëdha dhe mediave kryesore në vend, që i shërbejnë qeverisë, dhe t’i barazojë ato me portalet, duke tentuar që t’i shkatërrojë këta të fundit.

Së dyti, nuk mundet të dalë mbi gjykatën një komision kontrolli brenda AMA-s, i cili vendos që ti ta heqësh lajmin apo të gjobitesh. Ndërkohë që ky komision më pas vendimin e tij duhet ta miratojë tek bordi i AMA-s, që në fakt është një bord politik i zgjedhur nga parlamenti dhe kontrollohet në të gjitha rastet politikisht nga mazhoranca në pushtet.

Por, përtej këtyre gjobave apo kërcënimeve se do ta mbyllë portalin po gabove dy apo tre herë, Edi Rama së bashku me Veliajn harrojnë se ka një Kod Penal, ka një Kushtetutë, ka disa ligje që prevalojnë këto çmenduri që ata po ngrejnë si kamxhik ndaj medias.

LEXO EDHE:  Rama thërret në selinë e PS-së deputetët e veriut

LEXO EDHE:  Dhjetëra deputetë nën hetime/ Zbardhen emrat

Ka një Gjykatë të të Drejtave të Njeriut, dhe nuk ka për ta kaluar dot me censurë, shtantazh dhe dhunë, Rama dhe Lali i tij bojaxhi luftën që ka filluar ndaj medias.

Kushtetuta është e qartë. Çdo njeri ka të drejtën dhe lirinë e shprehjes. Dhe në rast se gazetarët thyejnë ligjet apo kryejnë një vepër penale, si shpifje, mashtrim e të tjera, apo shantazhet dhe më keq akoma gjobat, siç ndodh rëndom në Shqipëri, nga televizionet, emisionet apo dhe nga portalet, zgjidhja është Gjykata, është Prokuroria. Zgjidhja janë institucionet.

Regjistrimi i medias dhe formalizimi i saj patjetër që është një detyrë, por që të marrë vlerë, ajo nuk mund të kthehet në një shantazh. Rama po bën një hap, që edhe bota më demokratike nuk e ka zgjidhur ende, por ka mjaft probleme në këtë çështje.

Në të kundërt, duke tentuar që një regjistrim, një formalizim dhe një vlerësim të saj ta kthejë në censurë dhe mbyllje goje, sepse televizionet tashmë i ka nën kontroll, me Blushin e tij dhe “Fugat” e tij që i ka kudo, të gjithë pronarët e telvizioneve të cilët marrin leje pallatesh tek Veliaj apo të tjerë që marrin tendera dhe koncesione tek Rama.

Kështu mbyllja e gojës së portaleve do të tentonte që ti zgjaste jetën në pushtet Ramës, por me këtë ligj që po bën kryeministri ynë duket se jetëgjatësinë do ta ketë edhe më të shkurtër. Mediat do t’i bëhen edhe më të ashpra. Për këtë të jetë i bindur. Ne do të jemi nga ata që do ta luftojmë 24 orë në 24, atë dhe këdo që i shërben atij. Përfshirë edhe Lulzim Bashën dhe opozitën që po bëjnë sot hapur dhe qartë lojën e kryeministrit Rama kundër medias./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk merrem me futje nusesh në punë”/ Rama përballet me ankesat e banorëve në Laç

Publikuar

-

Nga

Pasi vizitoi fillimisht Mamurrasin, Rama u ndal edhe në qytetin e Laçit, ku ka parë nga afër gjendjen pas tërmetit.

Teksa siguroi banorët se të gjitha banesat e dëmtuara do të ndërtohen nga fillimi të reja, ai u përball edhe me disa ankesa jo të zakonta.

Një i moshuar iu ankua se i kanë laguar nusen nga puna. Me ironi kryeministri iu përgjigj: “Unë nuk merrem me futje nusesh në punë.”

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja çfarë mendon Roberti kur Nora provokon me veshjen

LEXO EDHE:  Video/ Sherri i Strazimirit dhe deputetëve me policët

Ndërkohë që një tjetër iu ankua se kishte ardhur një “arushë”, duke nënkuptuar një person, që i merrte çdo ditë tulla nga shtëpia e saj, duke e dëmtuar akoma më shumë atë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE