Connect with Us

Shënim/ Drejtësia e Re me gjyqtarë të vjetër, eksponentë të së majtës

Opinione

Shënim/ Drejtësia e Re me gjyqtarë të vjetër, eksponentë të së majtës

Publikuar

-

drejtesia, vettingu, kalimi

Është e tepërt të kujtojmë datat kur një listë gjyqtarësh, eksponentë të së majtës, u tërhoqën nga sistemi i drejtësisë. Për tu shfaqur papritur grusht bashkuar rreth partisë në Komisionin e Reformës në Drejtësi, të cituar dhe paguar si ekspertë të nivelit të lartë.

“Frutin e thartë” të dalë nga tekstet ligjore të asaj Reforme tashmë e kanë shijuar të gjithë profesionistët e të drejtës.

“Frutin e hidhur” të një realiteti të një shteti pa sistem drejtësie, në të gjitha nivelet ku duhej të shërbehej drejtësi, e kanë shijuar të gjithë hallexhinjtë, që kanë mbi 2 vjet që vërdallosen në pritje të drejtësisë.

“Frutin e ëmbël”, tani, ka ardhur koha ta shijojnë ata që e mbollën pemën e Drejtësisë së Re.

Të larguar nga drejtësia, me sa duket për të marrë masat mbrojtëse, nga procesi i vettingut, me radhë i erdhi dita të rikthehen njëri pas tjetrit.

Në fund të procesit Drejtësia e Re në krye do ketë:

Sokol Sadushin, gjithë jetën gjyqtar, por i distancuar nga sistemi sa kohë duhej për të mos kaluar procesin e vettingut. Është pranuar si kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë dhe projektuar si kryetar i kësaj Gjykate.

LEXO EDHE:  "Vetëvrasja e Shkëlzen Qordjas"/ Artan Hoxha zbulon skandalin

Ardian Dvorani, nuk e mban mend as vetë sa vjet ka që paguhet si gjyqtar në Gjykatë të Lartë, i projektuar që të bëhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Vettingun e kaloi në mënyrë të çuditshme, megjithëse i rezultoi një harresë në llogari prej gati 80.000 euro. Nuk dihet nëse diferenca i takon vitit kur gjatë procesit të presidentit aktual Meta, ndërroi mendje dhe nga kundra, votoi pro pafajsisë së zotit Meta.

Artan Hoxha, gjyqtar gjithë jetën, aktualisht drejtor i Shkollës së Magjistraturës. Sot Shkolla e Magjistraturës konsiderohet pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, me status të ngritur në Kushtetutë.

Sokol Berberi, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, gjithë jetën gjyqtar i drejtësisë së vjetër, sot mori rrugën e emërimit në Gjykatën e Lartë.

I urojmë punë të mbarë Drejtësisë së Re, me gjyqtarët e vjetër, eksponentë të së majtës !

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Agim Xhafka/ Syri që flet

Publikuar

-

Nga

Nëpër vite mbaj mend që babai ankohej për dhimbje veshi. Sidomos i djathti. Dhe e shpjegonte se kur ishte i vogël,sa herë i ankohej gjyshes,ajo mbushte gojën me raki dhe drejt e tek veshi. Siç duket alkooli e rehatonte ca kohë, por nuk e shëronte.

Ndaj pasi mbushi 60 vjeç e shihja që kur flisja, ai zmadhonte sytë e ma afronte fytyrën më shumë se herët e tjera.

Pyeta nënën.
-Duket se nga ai vesh nuk dëgjon, por mos i bini në sy,-na porositi ajo.

Por ai nuk priti shumë e na bëri vërejtjen:
-Mos m’u hiqni se nuk e dini. Se keni dy javë që ulurini e bërtisni sikur jeni në rrugë. Kështu fshihet sekreti?!
E kishte zakon që cdo siklet donte ta kalonte me humor. Mbaj mend që kur donte të bënte një sy gjumë në drekë na thoshte:
-Po dolët përjashta merrni çelsin me vete se në jastëk do ve veshin e shëndoshë. Hahaha. Mos thoni që nuk paralajmërova.
Optimisti im,më kujtohet që këtë hall e pêrdorje dhe në çaste delikate. P.sh. sa herë bëhej ndonjë sherr mes ne fëmijëve e zêri ngrihej në qiell,ai ngrihej vrrulltazi e ndërsa ne prisnim ndonjë qortim,për çudi na pyeste:

LEXO EDHE:  Historia shokuese/ Artan Hoxha mbron grupet kriminale?

LEXO EDHE:  Çështja "Xhafaj"/ Paralajmëron Artan Hoxha: Mos u çudisni nëse ...

-Më duket se troket dera! E dëgjuat?
Fillonim të qeshnim e mamaja thosh:
-Tetë veshë nuk e kapëm dot,radari yt i vetëm…
Ai qeshte e në gaz nxirrte fjalët:
-Kompeson natyra. Kompeson.Se unë dëgjoj dhe me sy. Edhe me duar.
Vërtet ashtu ndodhi. Në ato vite ne komunikonim me veshtrime. Me prekje. E shihnim thellë në sy dhe e ledhatonim papushim me duar. Që edhe nëse nuk kapte ndonjë fjalë ta ndjente se ne e donim shumë,shumë. Ai e kuptonte. Dukej. Se asnjeherë,pas çdo komunikimi,nuk bëri pyetje,ose gjeste mosdëgjimi. Kompesimi baba. Se dhe me zemër dialogohet,flitet dhe me sy. Madje më qartë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tre fakte pse sistemi aktual zgjedhor është i dështuar

Publikuar

-

Nga

Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste e Rilindjes dhe Demokratët e Republikës së Re, duket se kanë rënë dakort për formulën zgjedhore. Ata duan të mbajnë sistemin aktual politik. Pra, të mbrojnë formulën që kemi sot, e cila ka prodhuar atë situatë që ka vendi me një pushtet të kapur nga të gjitha anët nga kryeministri në detyrë dhe një opozitë  të përçartur që nuk e di ku të shkojë, por shpreson dhe sheh endërra se do të jetë aq e pushtetshme sa edhe Rama nesër.

Në të njëjtën linjë, çuditërisht dhe paburrërisht kanë shkuar edhe  pjesa më e madhe e anëtarëve të partive të mëdha. Edhe atë të cilët deri dje kërkonin ndryshim sistemi, sot kanë heshtur duke gjetur argumente se shpresa është për zgjedhje të parakohshme në pranverë  që në fakt është gënjeshtër që përdorin aleatët pas premtimeve që iu ka bërë Lulzim Basha për t’i futur në listat e tij.

Pra, partitë e vogla po kthehen në marioneta kryetarësh të keqpërdorur  nga partitë e mëdha dhe e  shesin veten për një vend në parlament, asgjë më shumë se kaq.

Më poshtë po sjellim tre faktet pse ky sistem zgjedhor është i dështuar.

Së pari, kjo formulë zgjedhore për këtë sistem i bërë në një natë në vitin 2008 dhe kundërshtuar  ashpër nga partitë e vogla të cilat sot kanë rënë dakort me Bashën dhe me Ramën, ka prodhuar një parlament të deformuar dhe të kapur nga krimi.

Kjo e provuar nga deputetët e hequr nga dekriminalizimi pas zgjedhjeve të vitit 2013. Pra kjo formulë më lista kryetarësh që nuk verifikojnë as deputetët e tyre, por krijojnë çetën e banditëve, të fortëve dhe servilëve brenda parlamentit është një fakt që shqiptarët tashmë e dinë.

LEXO EDHE:  “Vetëvrasja e Shkëlzen Qordjas”/ Artan Hoxha zbulon skandalin

LEXO EDHE:  Artan Hoxha” shuplakë” politikës/ Zbulon skemën e financimit nga trafikantët

Fakt i dytë është se “lutat” përgatiten nga kryetarët  në zyrat e mbyllura dhe goditen “elutat”, politikanët e karrierës dhe vlerat dhe në vend të tyre përdoren emra servilësh të paaftë dhe mjaftojnë të jenë pas kryetarit.

Këtë na e tregoi Lulzim Basha me listen e 2017-ës.

Këto janë dy fakte shumë domethënëse.

I treti dhe më kokëforti është kapja e sistemit në çdo cep nga Edi Rama. Kryeministri në detyrë ka kapur gjithçka, pikërisht  prej kësaj formule zgjedhore, pikërisht dhe prej sjelljes së kësaj opozite që kemi në Shqipëri, e cila kërkon që nesër  të bëjë të njëjtën gjë që bën Edi Rama.

Këto janë tre faktet që njerëzit tashmë i kanë parë dhe i kanë prekur dhe i shikojnë çdo ditë në Shqipëri. Çuditërisht në momentin kur opozita duhet të merrte rolin e ndryshimit të një sistemi zgjedhor që të ishte edhe më përfaqësues, mbron marrëveshjen e bërë nga Basha me Edi Ramën, dy vite më parë dhe nuk i lëviz asnjë pikë.

Lulzim Basha shkon në krah të Ramës edhe pse ka tre fakte të ditura nga shqiptarët  të paravlerësuara dhe të prekura prej tyre, të cilat  kanë bërë që shumica e elektoratit të jetë kundër kësja formule zgjedhore, por  këto fakte nuk kanë mjaftuar. Kanë bërë që opozita  të vendoset në rrjesht dhe t’i serviloset këtij sistemi që kemi me shpresën se do t’i kapë të gjitha pushtetet si kryeministri Rama sot.

Pra, nuk kemi një opozitë ndryshe, por kemi një opozitë njësoj si partia në pushtet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Rezarta B. Koçi/ Autonomia e Vullnetit në marrëdhëniet Kontraktore, dhe kufizimi i tij

Publikuar

-

Nga

Kontratat janë mjeti më i përhapur juridik në qarkullimin cilit të një ekonomie tregu dhe një burim i rëndësishëm i detyrimeve dhe si të tilla, në teorinë juridike ato përkufizohen si pëlqim i vullnetit midis dy ose më shumë palëve për të krijuar, ndryshuar ose shuar një marrëdhënie të caktuar juridike. Nëse do të flisja si Notere në ofrimin e këtij sherbimi publik, do të thoja se fillimisht, elementi i parë që konstojme ndërmjet palëve kur pretendohet se një marrëdhënie e caktuar rregullohet me kontrate, është pikërisht autonomia e vullnetit. Pra, konstatojmë parimin e shprehjes së lirë të vullnetit të palëve kontraktuese që do të lidhin kontratën dhe verifikojmë se palët detyrohen vetëm nga vullneti i tyre.

Është me rëndësi të theksohet se liria e kontraktore dhe autonomia e vullnetit të palëve kontraktuese, janë ndër parimet kryesore dhe më të rëndësishme të së drejtës së detyrimeve. Liria e kontraktore në përgjithësi nënkupton autorizimin e subjekteve të së drejtës që në mbështetje të vullnetit të tyre të krijojnë marëdhënien kontraktore, të caktojnë mënyrën, formën dhe përmbajtjen e tyre. Liria kontraktore shpesh shqiptohet si “dead on arrival“, pra si një parim organizues për shoqëritë komplekse bashkëkohore. Ky parim duhet të jetë i pandjeshëm për dallimet në pasuri, status, pozitë, dhe fuqi, që e bëjnë ushtrimin e zgjedhjes kontraktore një mit për të dobëtit dhe të shpronësuarit. Duke qenë se një kontratë e lidhur ka fuqinë e ligjit për palët, e njohur ndryshe edhe si pacta sunt servanda, kjo do të thotë se nënshkrimi i një kontrate ka si pasojë detyrueshmërinë e një pale ndaj tjetrës.

Mirëpo edhe pse palët kontraktuese janë të lira të vendosin se me cilin person do ta lidhin kontratë dhe cila do të jetë lënda apo përmbajtja e saj, liria e kontraktimit duhet të jetë në suazat e rregullave ligjore, me karakter imperativ, kushtetues dhe të moralit shoqëror apo zakoneve të mira, pra palët duhet ti përmbahen kufijve ligjor në hartimin e kontratave sepse kjo liri kontraktimit nuk është absolute dhe e pakufizuar.

Përkundrazi, ajo kufizohet nga parimet kushtetuese dhe parimet e vet ligjit psh kufizimi i lirisë së kontraktimit përmes së drejtës së parablerjes ose mundësisë për zgjedhjen e palës kontraktuese nëse subjekti me të cilin  është do të lidhet një kontratë është monopol në treg, atëherë drejpërdrejtë këtu kemi të bëjmë me një kufizim. Gjatë ushtrimit të profesionit të Noterit, jam hasur edhe me raste, kur klientët në mungesë të njohjes së ligjit, kërkojnë të ndërhyjnë në përmbajtjen e kontratës edhe në kontrata adezioni, ku përmbajtja e kontratës është përpiluar pavarësisht nga vullneti i palëve p.sh shitja ndërkombëtare e naftës ose kontratat për shërbimet postale etj. Pra, në praktikë ka disa lloje kontratash ku kufizohet liria e kontraktimit, ku mund të shtoj këtu edhe rastet e vlefshmërisë e kontratës ku kërkohet dhënia e pëlqimit (psh: kujdestari jep pëlqimin që i kujdesuari të hyjë në marrëdhënie kontraktore) një rast tjetër kufizimi. Pra, palëve ligji u ka vendosur kufizime ndaj lirisë së tyre të kontraktimit, në mbrojtje të interesave publike, apo të interesave të ligjshme të palëve më “të dobëta”, prej situatave monopol, konkurencës së  pandershme, rritjes pa kriter e në mënyrë abuzive të çmimeve etj. Por, edhe kur palët me njëra tjetrën negociojnë kushtet e kontratës, përsëri ka kufizime të ligjit që nuk mund të shmangen, si dhe parashikime ligjore në lidhje me mirëbesimin dhe mënyrën se si duhet të veprojnë palët në të gjitha fazat e kontratës.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha kujton 21 janarin/ Publikon fotot nga ngjarja

LEXO EDHE:  Fotot e personave me rrezikshmëri të lartë/ Artan Hoxha nxjerr blof Policinë e Shtetit

Megjithatë, pavarësisht nga sa më sipër, mund të them që respektimi i autonomisë së vullnetit në një shtet demokratik përbën themelin e të drejtës kontraktore i cili duhet të qeverisë dhe interpretojë cdo kontratë, dhe një ndërhyrje në autonominë e këtij vullneti përbën edhe vdekjen e të lirisë kontraktore duke passjellë kështu frikë dhe pasiguri tek palët kontraktuese. Dhe mendoj, që të gjithë Noterët, duhet të jenë të angazhuar cdo ditë në përsojen e shërbimit ndaj qytetarëve duke ju garantuar besueshmërinë dhe bazueshmërinë e kontratave vetëm në ligj, duke hequr dorë nga dogmat shqiptare “e njoh unë dhe ska nevojë për procedura të tjera”, vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen standaret europiane të shtetit të së drejtës dhe respektimit rigoroz të ligjit./CNA.al

LEXO TE PLOTE