Denoncim
Denoncon “Stop”/ Kurum, kompania që vjel pasuritë e Shqipërisë përmes gjyqësorit!

Emisioni “Stop” sjell detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”, nga viti 1998 e deri më sot dhe rezulton, se në më shumë se 20 vjet, kjo kompani ka vjelë resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave.Në vitin ’98 iu dha me koncension Ndërmarja e prodhimit të hekurit, Elbasan, të cilën e privatizoi në vitin 2008.Në vitin 2010 iu tha me koncesion Miniera e Kalimashit dhe Rafineria e Naftës në Cërrik.Në 2013-ën, Kurumi mori me koncension 4 hece, në Mat dhe Sarandë.Nga viti 2016 deri në 2018-ën, Kurumi nisi procedurat e falimentit dhe në këtë kohë aktivizoi sërish shoqërinë përmes gjykatës.Në të gjitha sipërmarrjet e veta, Kurumi dështoi. Në Rafinerinë e Cërrikut u premtuan 48 milionë euro investime, por në fund u shit për skrap.Terminali i Kontenierëve në Durrës nuk përmbushi investimet dhe kushtet e kontratës. Koncensioni u hoq nga Gjykata e Apelit Administrativ, por ky vendim nuk është ekzekutuar deri më sot. Në Minierëm e Kalimashit, ndër më të mëdhatë në vend, Kurum sërish nuk zbatoi kontratën.Gazetarët e “Stop” sjellin edhe skandalin e relatorit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje.Një analizë e shkurtër e gjyqtarit, tregon, se pasuria e tij është absolutisht e pajustikueshme.Rezulton, se gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, ka kursyer 710 mijë euro për 5 vjet?! Arjan Qafa zotëron edhe 6000 m2 tokë bujqësore në Gjurm-Kurbin dhe 1000 m2 tokë pyll në Shëngjin.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:
Lajme të Rekomanduara:

Si gënjeu Arlind Qorri për minatorët e Bulqizës
Para disa ditësh Organizata Politike e Arlind Qorrit organizoi dhe mbështeti një protestë fallso minatorësh, të cilët i mashtroi, gënjeu dhe i përdori për interestat...

Denoncimi nga “Stop”/ Drejtori i shkollës ndryshon pasaportizim e merr pagesë transporti
Jemi ndalur në fshatin Gorishovë, njësia Cakran, Fier. Sipas informacioneve tona, drejtori i shkollës 9 vjecare “Feride Begaj”, Shkëlqim Demishaj, përfiton pagesën e transportit, edhe...