Connect with Us

Deklarata e fortë e prokurorit italian/ Mafia shqiptare e lidhur me Ndrangheta, ja si të izoloni kriminelët  

Kronika

Deklarata e fortë e prokurorit italian/ Mafia shqiptare e lidhur me Ndrangheta, ja si të izoloni kriminelët  

Publikuar

-

Prokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero De Raho ishte i pranishëm sot në një konferencë të përbashkët për mediat me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në fjalën e tij, Federico Cafiero De Raho theksoi sot se regjimi i posaçëm i burgosjes së personave të cilët rezultojnë anëtarë të bandave të krimit të organizuar është mjet që parandalon lidhjet e tyre me persona të tjerë që ndodhen jashtë qelive të burgut.

Po ashtu ai ka deklaruar se mafia shqiptare është e lidhur me Ndraghetën dhe sipas tij organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Evropë.

“Me kriminalitetin e Ndrangheta krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropian, mbi portet e Evropës, organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Evropë.  Organizata italiane “Ndrageta” e ka shtrirë edhe në Kanada, Amerikë veprimtarinë e saj. Ajo  ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe.Me angazhimin që Italia ka treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet 80-90 por edhe kundër grupeve të tjera kriminale Italia ka fituar një legjislacion shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies.

Italia po përpiqet ta përhapë si konfiskimi parandalues që është mjet shumë i duhur për të goditur pasuritë mafioze, ai politikan qe e hartoi legjislacionin u vra nga mafia dhe parlamenti priti deri sa u vra dhe prefekti i Plermos dhe më pas parlamenti miratoi një ligj themelor që përmirësoi mjetet, por duhet të ndodhte edhe ngjarja e rëndë ku u vra gjyqtari Falcone me eskortën e tij që të miratoheshin dispozitat ligjore, që ka të bëjë me regjimin në burg të posacëm për ata që kanë kryer vepra penale mafioze.”-tha ndër të tjera prokurori italian.

LEXO EDHE:   “Reporterët pa kufij” japin alarmin / Shqipëria një nga pesë vendet me mafian më të rrezikshme

Më tej, ai theksoi se është e rëndësishme që të ndalohen lidhjet e mafias shqiptare me jashtë.

“Drejtësia shqiptare është duke përshkuar një rrugë të ngjashme me atë të Italisë, duhet ndaluar mafia që të vazhdojë të qeverisë e të mbajë lidhjet me jashtë. Të burgosurit duhet të kenë një ndërprerje totale me të gjithë lidhjet jashtë, të ndërpriten bisedat dhe të ndiqen bisedat moment pas momentiKy mjet i fuqishëm, burgimi me regjim të posaçëm, do flasim sot edhe në lidhje me menaxhimin e pasurive të sekuestruara që ka rëndësi të madhe për të luftuar mafie”-u shpreh Federico Cafiero De Raho.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti në Pogradec/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje për aksidentin e ndodhur, mbrëmjen e sotme, në fshatin Plloçë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ndryshe nga sa u raportua në media, blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale R.S. ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe ka përplasur një këmbësor.

Raportohet se i plagosur ka mbetur 55-vjeçari me iniciale Sh.R., i cili është transportuar menjëherë në spital, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 10.01.2020,​ në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Plloçë, shtetasi R.S., 41 vjeç, banues në Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. R., rreth 55 vjeç, banues në Gështenjas, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:   “Reporterët pa kufij” japin alarmin / Shqipëria një nga pesë vendet me mafian më të rrezikshme

LEXO EDHE:  Artan Hoxha godet fort/ Ja ushtria e Ilir Metës

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen! Snajperi është vjedhur në Rahovec

Publikuar

-

Nga

Nga Kosova vjen një element i ri edhe për hetimet nga ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen, Kastriot Reçit. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se snajperi i markës italiane “Sabatti”, që u përdor për vrasjen e biznesmenit, pak ditë më parë, është  vjedhur në shtëpinë e një shtetasi nga Rahoveci.

Arma vdekjeprurëse është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi nga Rahoveci në Kosovë.

Informacioni është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët kosovarë, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar disa ditë përpara se të kryhej ekzekutimi mafioz i 47 vjeçarit Reçi, shkruan TV Klan. Mësohet se pronari i armës ishte i pajisur me lejen përkatëse për përdorimin si armë gjahu. Edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë e reklamon pikërisht atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet.

Arma me dylbi dhe silenciator është e çmontueshme në tre pjesë dhe mund të qëllojë në një largësi 200 metra.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Mafia shqiptare nuk ekziston

LEXO EDHE:  Hakohet faqja e mafias shqiptare/ 38 porosi për vrasje dhe 60 foto shënjestrash

“Snajperi i përdorur nga autori për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen rezulton i vjedhur në shtëpinë e një qytetari në Rahovec të Kosovës gjë që ka shtyrë hetuesit të besojnë se autori mund të jetë një vrasës me pagesë”, citohet në TV Klan.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy makina në Pogradec/ Dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Dy makina janë përplasur, para pak minutash, në Pogradec dhe kanë aksidentuar edhe një këmbësor që po kalonte rrugën.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit dhe emrat e të plagosurve, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:   “Reporterët pa kufij” japin alarmin / Shqipëria një nga pesë vendet me mafian më të rrezikshme

LEXO EDHE:  Artan Hoxha godet fort/ Ja ushtria e Ilir Metës

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE