Connect with Us

Bindet edhe Meta/ Basha i shërben Ramës

Politikë

Bindet edhe Meta/ Basha i shërben Ramës

Publikuar

-

CNA.al në shumë analiza dhe komente, ka sjellë me fakte detaje që tregojnë se kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë në marrëveshje.

CNA.al ka shkruar edhe më parë se Basha i shërben Ramës dhe jo pak herë ka ndërmarrë veprime që mbulojnë skandalet e qeverisë, ndërsa kjo e fundit në zbatim të pazareve Rama-Basha i mbulon skandalet këtij të fundit.

Një rast i tillë ishte edhe ngjarja e fundit. Ndërhyrja në Astir në kohën që në media bëri bujë lajmi se prokurorët e “kapur nga Rama”, po shpëtojnë Lulin nga hetimi për lobimet me para ruse, u duk qartë se ishte një veprim i  kryeministrit për të shpëtuar Bashën.

LEXO EDHE:  Ja pse grabitësit e aeroportit jane të lidhur me Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin!!! Faktet!

Por që Basha i shërben Ramës, kjo tashmë është kuptuar edhe nga vetë presidenti Ilir Meta.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Meta tha kishte kritika të forta edhe për vendimet e opozitës “PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë.

Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës.”-tha Meta./ CNA.al

Faktet/ Qeveria sulmoi Astirin pas pazareve me Lulzim Bashën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video qesharake e kreut të PD Librazhd/ Bujar Vreto i bën llogaritë si Luli

Publikuar

-

Nga

Video qesharake e kreut të PD Librazhd/ Bujar Vreto i bën llogaritë si Luli

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha njihet brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë për nivelin e tij të dobët në matematikë dhe këtë na e ka treguar vetë ai me llogaritjet e tij skandaloze.

Por duket se “sëmundjen” e tij për llogaritjet, Basha ia ka transmetuar edhe demokratëve të tjerë dhe më konkretisht kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vretos.

Vetë Vreto ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku tregon haptazi paditurinë dhe gafat e tij në llogaritje.

Vreto dëgjohet duke llogaritur tre mandate deputetësh për rrethin e Librazhdit, i cili sipas tij ka 33 mijë votues.

Ndërkohë, sipas ndryshimeve Kushtetuese të votuara në seancën e 30 korrikut, në Qarkun e Elbasanit, votat minimale për të nxjerrë një deputet janë 11.896.



Pra në rrethin e Librazhdit nuk mund të plotësohen tre mandate të plota deputetësh, duke qenë se për një mandat duhen rreth 12 mijë vota.

LEXO EDHE:  Video-Nisin punimet për Aeroportin e Kukësit/ Ja kur do përfundojë

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i akuzon Ramën/ Ja formulari që ka shpërndarë për të vjedhur votat

Më tej, Vreto e vazhdon llogjikën e tij duke thënë se me një përfaqësues dinjitoz, PD mund të marrë 1.3 deputetë, ndërsa 0.2 do t’i marrin partitë e tjera. Në këtë mënyrë, kreu i degës së PD-së Librazhd pretendon se do të barazojë të majtën.

“Në Librazhd votojnë 33 mijë votues. Pra prodhohen tre deputetë dhe deri tani 2.3 deputetë i ka marrrë e majta dhe ne kemi marë 0.7. Por me kandidatë apo kandidate dinjtoze ne do të marrin 1.3 deputetë dhe 0.2 do t’i marrin partitë e vogla. Pra ja pra, e barazuam të majtën”, dëgjohet të thotë ai.

Kështu Bujar Vreto i Republikës së Re ka tregon se llogaritë i bën njësoj si Luli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas betimit tek Meta, Besa Shahini i dorëzon zyrtarisht postin Evis Kushit

Publikuar

-

Nga

Pas dekretimit nga Meta, Besa Shahini i dorëzon zyrtarisht postin Evis Kushit

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi, ka marrë zyrtarisht detyrën nga paraardhësja Besa Shahini.

Shahini i ka dorëzuar stafetën ministres së re, pas betimit para presidentit Ilir Meta.

Shahini ka ndarë dhe një foto krah ministres në rrjetet sociale ku shprehet se ka dorëzuar detyrën para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”.

Ajo i uron Kushit suksese në detyrën e re, duke e cilësuar atë të vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.



‘Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja

LEXO EDHE:  Rama në Kukës/ PD tetë orë protestë

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i akuzon Ramën/ Ja formulari që ka shpërndarë për të vjedhur votat

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.’/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi për familjen Rama/ Zhupa nxjerr bllof Veliajn: Nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërrojnë person

Publikuar

-

Nga

Denoncimi për familjen Rama/ Zhupa nxjerr bllof Veliajn: Nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërrojnë person

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, denoncoi sot rastin e familjes së Valbona Ramës në Njësinë 4 në Tiranë. Zhupa tha se banesa e familjes Rama është dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit dhe banorët janë lënë në harresë nga shteti.

Pas denoncimit të saj reagoi Bashkia e Tiranës, e cila publikoi një dokument me të cilin pretendonte se vërtetonte se familja Rama është ndihmuar dhe ka marrë dëmshpërblim.

Por pak më parë, Zhupa ka zbuluar bllofin e bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, pasi deklaron se nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit.

Sipas saj, bashkëshorti i Valbona Ramës nuk quhet Shpëtim.



“Bashkia e fjaskove! Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohet njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit!

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i akuzon Ramën/ Ja formulari që ka shpërndarë për të vjedhur votat

LEXO EDHE:  Ja pse grabitësit e aeroportit jane të lidhur me Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin!!! Faktet!

Kthejnë përgjigje për një familje tjetër, ndërkohë familja e Valbona Ramës, që burri nuk i quhet Shpëtim o të paaftët që ju ka zënë mendjen pushteti, nuk ka marr asgjë dhe vazhdon jeton në shtëpi të pabanueshme. Por e vertëta është vetëm një dhe nuk e fsheh dot kalemi bashkisë. Duhet të kishit nxituar të ndihmonit Valbonën dhe familjen e saj dhe jo të nxitonit për të sajuar! Ata na u drejtuan për ndihmë ndërkohë që ju nuk i dëgjoni, nuk i takoni, nuk i ndihmoni edhe tani edhe i ngatërroni.

Sa për shpifje, keni mjeshtrin në krye të bashkisë! Sjam dhe as kam qënë ndonjëherë në ndonjë proces shpifjeje dhe jo më të jem dënuar sic do donte fantazia juaj. Ja pra që edhe me këtë dolët fjasko si gjithmonë!”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE