Connect with Us

“Zotimet për ekonominë, të realizueshme”/ Basha tregon shkaktarin e recesionit ekonomik

Politikë

“Zotimet për ekonominë, të realizueshme”/ Basha tregon shkaktarin e recesionit ekonomik

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar premtimet e tij të bëra në turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, rreth paketës ekonomike të paraqitur nga PD për taksat, pagën minimale, tarifat e studentëve etj.

Në një intervistë për RTV Ora, për Bashën fajin për rritjen e taksave dhe represionit në vend e ka marrëdhëniet e qeverisë me oligarkët.

“Nëse kemi një qeveri që rrit taksat, rrit represionin dhe paratë ia jep një grushti oligarkësh, ekonomia do të bjerë në gropë siç ka rënë”, ka thënë kreu i PD-së.

“Buxheti do të mbiperformojë me paketën që propozojmë ne. Ekonomia nuk është numratore, por është një dinamikë e cila përcakohet nga mënyra si sillet qeveria me buxhetin. Nëse kemi një qeveri që rrit taksat, rrit represionin dhe paratë ia jep një grushti oligarkësh, ekonomia do të bjerë në gropë siç ka rënë. Nëse kemi një qeveri që ul taksat, ul koston e prodhimit, ekonomia do të rritet, kontributet e faktorëve ekonomikë do të rriten dhe nëse këto taksa shpenzon në mënyrë të zgjuar me ato prioritete që ka vendi siç është arsimimi i të rinjve, pajisja e tyre me profesione që zgjerojnë ekonominë, veçanërisht në ato degë ku ka kërkesë të madhe edhe nga investimet e huaja siç janë degët e teknologjisë të informacionit apo të inxhinierive.

LEXO EDHE:  Denoncon Basha/ 170 milionë euro vidhen nga kasat fiskale

Kjo do të jetë një kurbë rritëse, ku kontributet do të jenë transparente, të ulëta ku të gjithë do të kontribuojnë dhe të ardhurat nuk do të shpenzohen për ta pasuruar një grup oligarkësh dhe pushtetarët e lidhur me ta, por do të shpenzohen për ti ardhur në ndihmë investimeve publike, investimeve në arsim dhe investimeve në shëndetësi që do të sjellin një zinxhir pozitiv për ekonominë apo investimeve në rrafshin social, ku rroga minimale 300 euro nuk është një domosdoshmëri jetike, njerëzore, por është edhe një mënyrë për të fuqizuar konsumin e brendshëm me pasoja pozitive, për biznesin dhe mirëqënien në terësi”, është  shprehur Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  Lëvizje e re politike në vend/ Basha dhe Rama zhgënjyen

LEXO EDHE:  Gazetari kryqëzoi Bashën/ Pse Luli duket si i vjetër?

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi Konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE