Connect with Us

Video-Makina del nga rruga/ Momenti i frikshëm filmohet nga shoferi mbrapa

Kronika

Video-Makina del nga rruga/ Momenti i frikshëm filmohet nga shoferi mbrapa

Publikuar

-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në aksin Konispol-Sarandë.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi barrierën anash rrugës.
Kjo situatë është filmuar nga një tjetër shofer që ndodhej pas këtij automjeti.

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet se për çfarë e ka humbur kontrollin shoferi i makinës. Gjithashtu nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar.

LEXO EDHE:  24-vjeçari përplaset për vdekje/ Shoferi largohet nga vendngjarja

Video është publikuar në rjetet sociale nga faqja “Aksidente Rrugore”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr në Elbasan/ Plagoset një i ri

Publikuar

-

Nga

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi me iniciale A. D., 20 vjec,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi për vdekje një person/ Arrestohet 25 vjeçari nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka arrestuar shoferin e mjetit tip “Vol­kswagen” i cili aksidentoi sot për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Në pranga është vënë shtetasi R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Vol­kswagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ 4 persona në gjendje të rëndë

LEXO EDHE:  Makina bie në liqenin e Shkopetit/ Policia jep detaje të reja

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ 3 të plagosurit përfundojnë tek Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nuk dihen ende detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ 4 persona në gjendje të rëndë

LEXO EDHE:  Aksidentoi dy kalimtare /Arrestohet 48 vjeçari

Ndërkohë autoritetet kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE