Sociale
“Valbona iku nga dhuna”/ Gjyshi i Alvinit tregon versionin tjetër të historisë së familjes Berisha

Gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij, ka treguar një version tjetër të historisë së familjes Berisha.
Ymer Çira ka treguar arsyen përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi dy vajzat, bashkëshortin dhe mori djalin e vogël në aventurën e saj me një rekrutues të ISIS.
Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.
“ Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar.
Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai në një intervistë për Top Channel.
Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?
“ Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashe…..qan….pse e bërë ketë….qan… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.
Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.
“ Unë akoma shkoj me iluzionin që vajzën mund ta kem diku. Dhe ishalla është e kësaj natyre”.
Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?
“Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimit prej pesë vitesh. Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali”.
Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?
“ Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. dhe po të realizohet kjo, ju do ta shini se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë”.
Lajme të Rekomanduara:

Pamje të mahnitshme nga qyteti juglindor/ Korça “kartolina” e fundvitit
Në prag të festave të fundvitit, qyteti i Korçës është veshur me drita shumëngjyrëshe. Pazari i qytetit, pedonalja dhe Katedralja janë disa nga zonat të...

Lidhja e shqiptarëve me rakinë/ Ja kush janë më “qeflinjtë” e alkoolit
Të gjithë e dinë marrëdhënien e ngushtë të shqiptarëve me alkoolin. Të dhënat e fundit të Instat, tregojnë se 60% e shqiptarëve janë përdorues të...