Connect with Us

U akuzua për tjetërsimin e pronave në bregdet/ Lirohet ish-drejtori i Hipotekës Durrës

Kronika

U akuzua për tjetërsimin e pronave në bregdet/ Lirohet ish-drejtori i Hipotekës Durrës

Publikuar

-

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-drejtorin e Hipotekës Durrës, Ardjan Iljazaj i cili akuzohet për tjetërsim të pronave në gjirin e Lalëzit.

Iliazaj u arrestua pak ditë më parë, pas një mega-operacionit të policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ‘Arrest në burg’ për Iliazajn, 18 punonjës të Hipotekës dhe Aluiznit, si edhe për ish-punonjësit e ish-komunës Ishëm.

Por togat e zeza e  ndryshuan masën e sigurisë duke caktuar vetëm ‘detyrim paraqitje’ për Iliazajn.

LEXO EDHE:  Meta mesazh qytetarëve/ Respekton heshtjen zgjedhore?

Apeli ndryshoi gjithashtu masën e sigurisë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, Renaldo Pastërma dhe Albert Doda./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një grua

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Raportohet se një automjet i drejtuar nga B. Jubani ka përplasur për vdekje shtetasen A. Çulajn në fshatin Pjetroshan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25 dhe drejtuesi i automjetit me banim në Shkodër është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjonaj kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve

LEXO EDHE:  Meta takon zyrtarin e lartë të OSBE/ Thirrje për dialog mes palëve politike

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është përplasur nga makina tek vijat e bardha në “rrugen e Durrësit”.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE