Connect with Us

Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht/ Ndalohen në Dibër 7 sirianë

Kronika

Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht/ Ndalohen në Dibër 7 sirianë

Publikuar

-

Policia e Dibrës ka ndaluar pasditen e sotme shtatë shtetas sirianë, të cilët po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë.

Ata dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Njoftimi i Policisë:

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një rast të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Policia e Dibrës, pas informacionit të marë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.

LEXO EDHE:  Grabitja e bankes ne Durres, Policia arreston vetem nje nga autoret

Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një grua

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Raportohet se një automjet i drejtuar nga B. Jubani ka përplasur për vdekje shtetasen A. Çulajn në fshatin Pjetroshan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25 dhe drejtuesi i automjetit me banim në Shkodër është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Akuzohen për vjedhje/ Policia arreston dy persona

LEXO EDHE:  Akuzohen për vjedhje/ Policia arreston dy persona

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është përplasur nga makina tek vijat e bardha në “rrugen e Durrësit”.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE