Denoncim
“Stop”/ Mbush 18 vjeç e aplikon për Universitet, familjes i heqin përkrahjen sociale

Gazetarja e “Stop” është ndalur në lagjen “5 maj” për një ankesë të qytetarit Dukagjin Qerimi i cili thotë, se prej 1 muaji i kanë ndërprerë përkrahjen sociale.Familja e tij përbëhet nga 5 anëtarë dhe prej 3 vitesh trajtohet me përkrahje sociale, në shumën 6 300 lekë. Këtë vit djali ka mbushur 18 vjec dhe po vazhdonte gjimnazin. Pasi ka mbaruar shkollën,duhet të regjistrohej në zyrën e punës edhe pse ai po aplikonte për shkollën e lartë. Dukagjini thotë, se ka shkuar tek Njësia administrative nr.8, ku i kanë dhënë këtë përgjigje. Ndërsa nga Shërbimi Social i shpjegojnë, se përkrahja sociale i takon, deri në tetor të këtij viti, kohë kur dalin rezultatet e universiteteve. Më poshtë videoja:
Lajme të Rekomanduara:

Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore
Emisioni “Stop” ka publikuar sot historinë e Hysen Ajasllarit, i cili është dhunuar nga djali i tij dhe ka pësuar dëmtime të shumta, në kokë,...

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë
Sot në emisionin “Stop” është publikuar historia e një të moshuari 92-vjeçar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që...