Connect with Us

Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim

Sociale

Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Pas një nate me reshje shiu, dita e sotme ka nisur me mot të vranët në të gjithë territorin me temperatura minimale të regjistruara nga 8ºC në zonat malore deri në 15ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.

Për orët në vijim moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas IGJEUM, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Mësoni si do jetë dita sot

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin jugor dhe terrenet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 17 °C
në vendet e ulëta: 11 / 16 °C
në vendet malore: 6 / 13 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet mesatare deri e fortë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ligji kundër mediave online/ Ylli Rakipi “shpërthen” në komision: T’ju vijë turp nga vetja! Ky është fashizëm!

Publikuar

-

Nga

Komisioni prlamentar po zhvillon sot një seancë dëgjimore me shoqatat e gazetareve, për ndryshimin e ligjit të medias.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Ylli Rakipi ka ngritur fort zërin kundër miratimit këtij ligji duke e konsideruar si qesharak dhe fashist.

“Do ju vijë turp nesër nga vetja. Ndoshta s’ju vjen sot, por nesër po. Ky është fashizëm! Kjo praktikë nuk i shërbën askujtë, veç përpjekjeve për të dënuar median. Edhe ne kemi gabime sa të duash, por së pari na dënon ai që na shikon dhe lexon.

Në momentin që ju merrni përsipër të bëni një ligj, për ti mbyllur gojën medias online, është një turp i madh. Tragjedi!

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Priten rrebeshe dhe stuhi në të gjithë vendin

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Para se të dilni nga shtëpia, mësoni si do jetë koha sot 

Siç e keni parë kryeministi i vendit i është drejtuar gjykatave me padi për një numër të madh gazetarësh.

Na çoni në gjykatë. Gjykata le të vendosë për ne, po jo urdhëri administrativ. Është një përpjekje për të vënë në kontroll median nga lideri i këtij regjimi.

Unë mendoj se ju nëse do të keni vullnetin e mirë, mund të korrigjoni një budallallik. Hidhi poshtë këtë projektligj dhe do ishte e mirë për ju.”, theksoi Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e dendura të borës/ Probleme me qarkullimin në Korçë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të borës në juglindje të vendit, vijojnë edhë gjatë ditës së sotme duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Më me intensive ato paraqiten në lartësitë mbi 1200 metër mbi nivelin e detit.

Probleme raportohen në aksin Korçë-Kolonjë dhe Korçë-Ersekë.

Ndërkohë që probleme raportohen edhe në zonat turistike, Dardhë-Voskopojë.

Në Qafën e Qarrit, trashësia e borës mësohet se ka arritur 20 centimetra.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Priten rrebeshe dhe stuhi në të gjithë vendin

Ndërkaq, autoriteti rrugor dhe subjektet kontraktore, vijojnë punën për të mbajtur hapur akset nacionale.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Përgatituni për reshje shiu dhe dëborë

Publikuar

-

Nga

Vlerat e presionit të ulët dhe masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa kanë sjellë mbi vendin tonë mot me vranësira të dendura që në orët e para të mëngjesit.

Edhe për sot, pritet një ditë me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime të cilat nisin në orët e vona të pasdites. Sipas IGJEUM, priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Në zonat malore në veri dhe lindje të vendit reshjet do të jenë në formë dëbore.

LEXO EDHE:  Surprizon moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 9 / 13 °C
në vendet malore: 2 / 6 °C

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE