LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Qëndrimi i Metës, institucional"/ Berisha godet Ramën: Po bën hap puçist për t'i marrë pushtetin

14 Nëntor 2019, 19:56, Politikë CNA
"Qëndrimi i Metës, institucional"/ Berisha godet Ramën:

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e Ilir Metës, pas deklaratave të djeshme nga zyra e Presidencës.

Në një intervistë për studion e emisionit ?Mbrëmje në ABC?, Berisha e ka cilësuar qëndrimin e Metës si institucional.

I pyetur se a e përballon presidenti presionin e mazhorancës, Berisha u shpreh se Meta është i mbrojtur tërësisht.

Si po i qëndron Meta presionit të mazhorancës?

Berisha: Qëndrimi i Metës është qëndrim institucional. Përpjekja e Ramës është t?i marrë pushtetin. Rama po bën një hap puçist.

Është e qartë se Meta si institucion do mundet ta mbaj normalisht presionin. Ai është i mbrojtur tërësisht?, është shprehur Berisha.

Referuar deklaratave se opozita e vërtetë ndaj me largimin e opozitës së vjetër nga parlamenti është Meta, ish kryeministri Berisha është shprehur se:?Meta po i përmbahet kompetencave të tij kushtetuese?./CNA.al

Lajmet e fundit nga