Connect with Us

“Presidenti, në hall të madh”/ Ngjela paralajmëron shkarkimin dhe procedimin e Metës

Politikë

“Presidenti, në hall të madh”/ Ngjela paralajmëron shkarkimin dhe procedimin e Metës

Publikuar

-

Avokati-politikani i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas akuzave të ashpra të presidentit Meta ndaj KED-së, mbrëmjen e djeshme.

Referuar retorikës së Presidentit, i cili do ta konsideronte veprimin e KED si mafioz dhe lojë politike, që e vuri këtë të fundit në pozitë të vështirë për të shkelur Kushtetutën, Ngjela shprehet se Meta është në hall të madh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa deklaron se Meta nuk ka për të shpëtuar kësaj here sikurse bëri me çështjen e 700 mijë eurove korrupsion, avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar shkarkimin dhe më pas ndjekjen penale të Presidentit.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bishti i maces së egër duhet prerë me një të rënë, dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne.

l.
Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët.
Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion.
Të dy ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës.
Kjo është e vërteta.

ll.
Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare.Tani është në fund.
Mazhoranca duhet të operojë menjëherë.
Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë.
Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridike për këtë çështje institucionet shqiptare?

LEXO EDHE:  Çdekretimi i datës së zgjedhjeve/ Presidenca letër Kuvendit

lll.
Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë jurudike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekandencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit…

Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësin e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti.

Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi, dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces.
Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t’i bëjë dot as Shqipërisë, dhe as shqiptarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetarit i dëmtohet banesa nga tërmeti/ Spaho: Aktivistit të PD nuk i vlerësojnë dëmet

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i opozitës Edmond Spaho deklaron se banesa e aktivistit të Partisë Demokratike ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ngre akuzat se askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet.

Spaho i bën thirrje qeverisë të ndihmojë familjen e Dalip Hasës në fshatin Ballashenje, të njësisë administrative Pezë, pasi pretendon se këtë të fundit nuk e kanë përfilluar për shkak të angazhimit në PD.

“Me poshte eshte shtepia e Dalip Hasa ne fshatin Ballashenje, njesia administrative Peze. Shtepia eshte demtuar nga termetet e dates 21 Shtator dhe 26 Nentor por deri me sot askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar te vleresoje demet apo ta pyesin ne se ka ndonje nevoje pasi ai eshte aktivist i PD. Rasti ne fjale i eshte bere i ditur kryetarit te njesise administrative Peze z. Besmir Kola nga drejtuesit e PD te zones. Shpresoj qe kjo thirrje te sherbeje per te qe ta vizitoje kete banor te njesise se tij dhe ta ndihmoje si te gjithe qytetaret e tjere pa dallim bindje politike”, shkruan Spaho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi me Hajdarin në SHBA/ Me të bijën e Azemit për të denoncuar neodiktaturën

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i Kuvendit Myslim Murrizi ka publikuar një foto me deputeten Rudina Hajdari në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“12 Dhjetor 2019 ne Departament te Shtetit SH B A me Rudinen te bijën e Azem Hajdarit përsëri për të denoncuar neodiktaturen që ka lindur në Shqipëri nën petkun Demokraci”, shkruan Murrizi.

Më tej ai shprehet se kemi fituar lirnë hibride por për tu bërë shtet demokratik jemi shumë larg sepse sipas tij përsëri si në komunizëm ,Shqiptarët nuk zgjedhin, por thjesht votojnë.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani: Meta, tone të ashpra me ambasadorët

LEXO EDHE:  Meta-Huang: Mirëpresim zgjerimin e projekteve komunitare

“I vetmi ndryshim është që deputetet nuk i emëron me diktatori por 2 spurdhjakë që ju duket vetja mender lidera e që vjedhin bashkë duke bërë shoë para Shqiptarëve sikur zihen për demokraci”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E vizitoi në spital dhe e takoi me Ronaldon/ Rama tjetër premtim Aurelit

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë një tjetër premtim ditën e sotme Aurel Lalës, gjatë një vizitë në banesën e këtij të fundit në Kamëz.

Pas vizitës në spital dhe takimit me sulmuesin e Juventuesit Cristiano Ronaldon dhe portierin italian Gianluigi Buffon në Itali, Rama i premtoi Aurelit se do ta dërgojë personalisht të hënën në shkollë.

“Do të të dërgoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë. Ne do takohemi bashkë në 7:30, në 8 do jemi te shkolla. Mos kemi llafe se unë vij vetë të zgjoj”, i tha Rama djalit, ndërsa mes batutash e pyeti nëse zgjohej herët.

LEXO EDHE:  Meta-Huang: Mirëpresim zgjerimin e projekteve komunitare

LEXO EDHE:  Deklarata e Spartak Ngjelës/Rama lëshon Policinë, do shkarkohen shefat në 12 qarqe

Kujtojmë se Aurel Lala u hodh nga kati i tretë i banesës për të shpëtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pësoi shembje në trup. Në spital Aureli kërkoi të takojë kreun e qeverisë, i cili i dhuroi një top, e takoi me Ronaldon dhe Buffon dhe i ka premtuar se do ta marrë edhe në shtëpinë e tij në Surrel./ CNA.al

LEXO TE PLOTE