LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet gjunjëzojnë Venecian

14 Nëntor 2019, 08:16, Kosova & Bota CNA
Përmbytjet gjunjëzojnë Venecian

Kryetari i bashkisë së Venecias fajësoi të mërkurën ndryshimet klimatike lidhur me përmbytjet që kanë prekur qytetin historik duke shënuar një nga nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Të martën lartësia e ujit arriti në 187 centimetra, çka nënkupton se më shumë se 85 për qind e qytetit është përmbytur. Niveli më i lartë i ujit i regjistruar ndonjëherë llogaritet 194 centimetra dhe u shënua gjatë përmbytjes famëkeqe të vitit 1966.

Si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit një 70 vjeçar ka humbur jetën.

Ujërat përmbytën bazilikën e famshme të Shën Markut dhe kanë ngritur shqetësime për dëmtimin e mozaikëve dhe veprave të tjera të artit.

Sipas zyrtarëve të mërkurën u shënua një tjetër nivel tejet i lartë i ujit, prej 160 centimetrash, por ai u ul shpejt.

?Venecia është në gjunjë?, shkruante në twitter kryetari i bashkisë Luigi Brugnaro.

?Bazilika e Shën Markut ka pësuar dëme serioze po kështu i gjithë qyteti dhe ishujt e tij?, shkruante më tej ai.

Zoti Brugnaro fajësoi ndryshimet klimatike lidhur me atë që e cilësoi situatë dramatike dhe bëri thirrje për përfundimin sa më parë të një projekti të zvarritur për kohësh për të ndërtuar barriera në det të hapur.

Përtej detin Adriatik, stuhitë e mëdha dhe erërat e rrëmbyeshme kanë shkaktuar gjithashtu përmbytjeve të disa qyteteve në Kroaci dhe Slloveni./VOA

Lajmet e fundit nga