Connect with Us

Mjekët: Pse duhet të hani darkë jo më vonë se ora 18.00

Blog

Mjekët: Pse duhet të hani darkë jo më vonë se ora 18.00

Publikuar

-

* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është vetëm ajo që konsumoni. Studiuesit thonë tani, se një faktor më rëndësi është edhe koha se kur hani. Një studim 1-vjeçar, konstatoi se gratë që zakonisht darkonin pas orës 6 të pasdites, mund të përballeshin me një rrezik më të madh të “vrasësit” kryesor të njeriut në botë.

Ato që hanin darkë më vonë, ishin më të ndjeshme ndaj shumë faktorëve të rrezikut, si tensioni i lartë, indeksi i lartë i masës trupore (BMI), dhe kontrolli i dobët i sheqerit në gjak. Ekspertët e Universitetit të Kolumbias në SHBA, që studiuan 112 gra, thonë se zgjedhja për të ngrënë më herët në mbrëmje, mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Shëndeti kardiovaskular, u vlerësua duke përdorur ‘7 Kriteret’ e Shoqatës Amerikane të Zemrës Amerikane. Ato përfshijnë mospirjen e duhanit, të qenit fizikisht aktiv, ngrënien në mënyrë të shëndetshme, dhe të qëndruarit elegantë, pasjen e kolesterolit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak në nivele të ulëta.

Studimet kanë treguar vazhdimisht, se njerëzit që i përmbahen më shumë këtyre kritereve, kanë një rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe goditjes në tru. Pjesëmarrësve, të moshës mesatare 33-vjeç, iu dhanë rezultatet e shëndetit të zemrës së tyre në fillimin e studimit.

Kjo u përsërit më pas një vit më vonë. Vullnetarët mbajtën ditarë elektronikë të ushqimit se çfarë hanin, sa dhe kur hanin për një javë në fillim, dhe pranë fundit të studimit. Cilat ishin treguesit e rrezikut nga sëmundjet e zemrës?

Studiuesit vlerësuan shëndetin kardiovaskular (CVD) të 112 grave në bazë ‘7 Kritereve’ të Shoqatës së Zemrës Amerikane. Në një studim të punonjësve në një kompani, kostot vjetore të kujdesit shëndetësor ishin mesatarisht 2.021 dollarë më pak, për punonjësit që plotësonin të paktën 6 nga 7 kriteret e rekomanduara, në krahasim me punonjësit që përmbushnin vetëm 2 ose më pak prej këtyre masave.

Njerëzit që zbatonin të paktën 5 nga kriteret, kishin një rrezik 78 përqind më pak për të vdekur nga probleme të lidhura me zemrën, në krahasim me njerëzit që nuk plotësonin asnjë nga 7 kriteret e këshilluara nga mjekët.

Rezultatet e studimit, që u prezantuan në Sesionet Shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Filadelfia, treguan se ngrënia pas orës 18:00, ishte e lidhur me një shëndet më të dobët të zemrës. Gratë që konsumuan një pjesë më të madhe të kalorive të tyre ditore pas kësaj kohe, kishin mesatarisht një presion më të lartë të gjakut.

Ato ishin gjithashtu më shumë mbipeshë, dhe më pak të afta për të kontrolluar nivelit e sheqerit në gjak, që të dy faktorë seriozë rreziku për prekjen nga sëmundjet e zemrës. Ndërkohë të dhënat treguan gjithashtu, se çdo rritje me 1 për qind e kalorive të konsumuara në mbrëmje, rriste treguesit e shëndetit të dobët të nje zemre.

LEXO EDHE:  Shëndetësia më keq se në vitin '90/ Ja mashtrimi i Ramës

Një përfundim i ngjashëm, u arrit edhe me një rritje prej 1 për qind të kalorive pas orës 20:00, çka i cila shtoi më shumë prova kësaj teorie. Gjetjet ishin të njëjta, edhe pasi studiuesit ndryshuan moshën dhe statusin socio-ekonomik të pjesëmarrësve në studim.

Studimi nuk u mor me burrat, por një pjesë e studimeve kanë treguar rezultate të ngjashme. Për shembull, studiuesit e Universitetit të Harvardit, zbuluan se burrat që konsmonin rregullisht një vakt të vogël ushqimor në prag të mesnatës “ishin 55 për qind më të rrezikuar nga sëmundjet koronare të zemrës, sesa burrat që nuk e kishin këtë zakon”.

Ata anketuan afro 27.000 burra, mbi zakonet e tyre të ngrënies në vitin 1992. Dr. Nur Makarem dhe ekipi i saj nuk specifikoi se sa kalori ishte pragu për këto gjetje. Por ata rekomandojnë që kaloritë pas orës 6 të mbrëmjes, nuk duhet të jenë më shumë se 30 përqind e totalit ditor.

Bazuar në udhëzimet e qeverisë amerikane, kjo sasi është 600 kalori për gratë dhe 750 për burrat. Ndërkohë ekipi nuk vërtetoi se ngrënia në orët e vona të mbrëmjes, shkaktonte  sëmundje të zemrës.

Ata zbuluan vetëm një lidhje me faktorët e njohur të rrezikut. Por ky nuk është studimi i parë që zbulon këtë lidhje. Dhjetra prova të tjera shkencore, kanë dhënë rezultate të ngjashme. Një studim i publikuar në vitin 2016, sugjeronte se ngrënia në orët e vona të mbrëmjes, e mban trupin në “gatishmëri të lartë” kur në fakt ai duhet të “fiket”.

Presioni i gjakut, duhet të ulet të paktën 10 për qind përpara se të shkoni në shtrat të flini. Por studiuesit turq, zbuluan se një vakt i vonë e ndërpret këtë. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh pasi ngrënia vonë, çliron një sasi të madhe hormoneve të stresit, pikërisht në kohën kur trupi duhet të nisë të relaksohet.

Një darkë e vonë, rezultat i jetës moderne, shkon edhe kundër orës sonë natyrale të trupit, thotë dr.Makarem. “Ne kemi evoluar të kemi një cikël 24-orësh të dritës dhe errësirës, çka do të thotë se ne hamë dhe jemi aktivë gjatë ditës, dhe flemë natën”- thotë ajo. Por punët tona intensive, e shtyjnë gjithçka më vonë.

Dhe tani ne po hamë në periudha jo të përshtatshme. Deri tani, stili i jetesës për të parandaluar sëmundjet e zemrës, ishte përqendruar tek ajo që hamë dhe sasia që hamë. Rezultatet paraprake të këtyre studimeve, tregojnë se ngrënia në një orar të përshtatshëm, duke respektuar proporcionin e kalorive në vaktet e mbrëmjes, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës./ Dayli Mail-Përshtatur nga CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Sekreti i jetëgjatësisë është ajri i pastër në mal/ Shembulli vjen nga Azerbajxhani

Publikuar

-

Nga

Nga Kamilla Rzayeva “CNN”

* Në botë ekzistojnë një numër destinacionesh, që janë të famshme për jetëgjatësinë e banorëve të tyre. Në Japoni, 100-vjeçarët e qytit të Okinauas, i kanë dhënë pseudonimin “Toka e të pavdekshmëve”. Kampodimele, “fshati i përjetësisë” në Itali, është dëshmi e mrrekullisë që bën dieta ushqimore mesdhetare.

Në qytezën plot diell të Kalifornisë në SHBA, Loma Linda, një komunitet besimtarësh të Adventistëve të Ditës së Shtatë, po përfiton ndjeshëm nga jetesa në një mjedis të pastër. Por në cepin tjetër të globit, ekziston një vend për të cilin nuk do të keni dëgjuar të flitet dhe aq shumë: Lerik në Azerbajxhanin e Jugut.

I ndodhur në jug të Kaukazit, aty gjenden disa prej krahinave të njohura për banorët që jetojnë shumë gjatë, përfshirë krahinën e Lankaran. Por Lerik, mendohet se ka përqendrimin më të lartë të 100-vjeçarëve. Në këtë tokë me ngjyrë smeraldi, me retë që enden nëpër Malet Talish, njerëzit duket se e kanë zbuluar sekretin e një jete të gjatë dhe të shëndetshme. Aty ndodhet Muzeu i Jetëgjatësisë, i ndërtuar në vitin 1991 dhe i rikonstruktuar në vitin 2010.

Ai ka më shumë se 2.000 objekte, që dokumentojnë jetën dhe kujtimet e banorëve më të moshuar të rajonit. Pjesa më tërheqëse janë portretet e 100-vjeçarëve, që mbulojnë muret e muzeut. Këto foto që datojnë që nga vitet 1930, janë dhuruar nga fotografi francez Frederik Lahop.

Në vitin 1991, në Lerik kishte më shumë se 200 njerëz më shumë se 100-vjeç, nga një popullsi e përgjithshme prej 63.000 banorësh. Që nga ajo kohë të dhënat kanë qenë më pak mbresëlënëse.

Banorët vendas, bëjnë përgjegjës rrezatimin nga antenat e telefonisë celulare, dhe ndotjen e  mjedisit. Gjithësesi ka 11 njerëz më shumë se 100 vjeç, nga një popullsi totale prej 83.800 banorësh. Qytetari më i vjetër i Lerikut është Raxhi Ibrahimova, 105 vjeç. Është një rekord i mirë.

Por që nuk ka të krahasuar me famën që arriti dikur Shirali Muslumov, një bari që supozohet se jetoi 168-vjeç. Faqet e zverdhura të pasaportës së tij, pretendonin se ai kishte lindur në vitin 1805, ndërsa në varrin e tij shënohet se ka ndodhur në vitin 1973. Nëse është e vërtetë, kjo do ta bënte njeriut më të moshuar që ka jetuar ndonjëherë.

Fatkeqësisht, në fillimin e shekullit XIX-të, regjistrimet e lindjeve ndodhnin rrallë në fshatra të largët, si vendlindja e tij në Barzavu. Prandaj nuk ka asnjë të dhënë të vërtetueshme se kur lindi ai. Letra të panumërta të dërguara nga e gjithë bota në ditëlindjet e tij të ndryshme, nuk lënë ndonjë fije dyshimi, se ai ka jetuar vërtet shumë.

Por ndoshta është e drejtë të vlerësojmë mundësinë e një gabimi minimal prej 20 vitesh. Gjeni i jetëgjatësisë, duket se funksionon edhe në familjen e tij. Vajza e tij 95-vjeçare, Halima Kambarova, thotë për CNN se ndërsa mund të mos jetojë 168-vjeç, sa babai i saj, shpreson së paku shpreson të jetojë deri 150-vjeç si gjyshi i saj, apo 130-vjeçe si tezja e saj.

LEXO EDHE:  Prej 10 vitesh kishte dhimbje kraharori/ Mjekët zbulojnë shkakun shokues

LEXO EDHE:  Milenialët janë të varur nga ndjekja e jetës me teknologji, tregon studimi

Kur ftohet koha, shumica e mbi 100-vjeçarëve zhvendosen në zonat më të dashura bregdetare të Lankaran, që kanë një klimë më të butë. Por Kambarova ndodhej ende në fshatin Lerik kur u vizitua nga një grup i “CNN Travel”, në shtëpinë modeste 2-katëshe të të atit, e rrethuar nga shumë pemë molle dhe dardhe.

E ulur pranë dritares, dhe e mbështjellë me një shall, ajo flet pak me theks, duke kaluar shpesh në gjuhën e saj amtare Talish, një dialekt që flitet nga vetëm 200.000 njerëz, i klasifikuar si “i rrezikuar” nga UNESCO. Ajo na tregon pasaportën e saj, që nuk ka të shënuar muajin apo datën e lindjes, por vetëm vitin:1924.

Ajo mund të jetë 95-vjeçe, por ajo është shumë e pranishme në jetën e familjes, duke luajtur me nipërit dhe mbesat e saj, dhe duke treguar sensin e saj të humorit. Kur e pyesin mbi moshën, ajo përgjigjet me gëzim:“Jam 15-vjeç!”. “Qetësia e mendjes, është pjesë e sekretit të tyre. Ata qëndrojnë larg stresit, e mendojnë jetën në një mënyrë mjaft filozofike, e jetojnë një ditë pa shumë planifikime apo shqetësime për të ardhmen”- na thotë drejtori i Muzeut të Jetëgjatësisë.

Kambarova e kalon gjithë ditën duke punuar në kopsht ose përreth shtëpisë. Dhoma e saj është e vogël, me një qilim të trashë dhe jastëkë në dysheme. Shumë njerëz këtu, preferojnë të flenë përtokë, duke vënë thjesht një batanije të hollë në vend të dyshekut, pasi besohet se është mënyra më e shëndetshme për relaksimin e shpinës.

Në kundërshtim me besimin popullor, 100-vjeçarët e Lerikut hanë mish, por ata kanë trashëguar një preferencë për produktet e freskëta të qumështit si gjiza, gjalpi, qumështi dhe kosi. “Sekreti i një jete të gjatë është ushqimi i mirë, mineralet në ujin e pranverës, dhe bimët që i shtojmë çajit që pimë për të parandaluar sëmundjet. Ndaj njerëzit nuk kanë pse të pijnë ilaçe”- thotë guida jonë.

Dhe në fakt, Kambarova këmbëgul se nuk ka pirë ndonjëherë ndonjë ilaç. Puna fizike që fshatarët bëjnë çdo ditë këtu është e jashtëzakonshme. Nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit, ata punojnë në kopshtet dhe arat e tyre. Ata qepin, thurrin, dhe kujdesen për familjet e tyre të mëdha.

Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Navarrës në Spanjë, zbuloi se të jetuarit në zona me lartësi të madhe mbi nivelin e detit, e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, dhe diabetit. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Kolorados në SHBA, zbuloi se banorët në zona të tilla jetojnë më gjatë./ Përshtatur nga CNA.al

Për më tepër shikoni galerinë e fotove të mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Blog

A mund të shpëtohet Venecia?

Publikuar

-

Nga

“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjatë”, shkruante Maurizio Ferrera për Corriere della Sera. Ne e trajtojmë të ardhmen “si një lloj kolonie të largët dhe të pabanuar, në të cilën mund të shkarkojmë dëmet e prodhuara nga gjeneratat e sotme”. Shikoni borxhin tonë kombëtar që lulëzon, i cili sot është 2.7 trilion dollarë, 138 përqind të produktit tonë të brendshëm bruto. Nëse do të shpëtojmë Venecian, do të duhet të ndryshojmë kulturën tonë politike. Eshtë e paqartë nëse kemi vullnet”.

“Përmbytja katastrofike e Venecias mund dhe duhej të ishte shmangur”, shkruante Gian Antonio Stella në Corriere della Sera. Autoritetet shpallën një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin e kanalit, pasi një valë jashtëzakonisht e lartë çoi nivelet e ujit në rreth 2 metra mbi nivelin e detit.

Më shumë se 80 përqind e qytetit historik u përmbyt, përfshirë Bazilikën e Shën Markut, duke lënë pas skena shkatërrimi. Gondolat mbushën brigjet e Kanalit të Madh. Katet e para të hoteleve u shndërruan në pishina: Në Pallatin 500-vjeçar, Gritti “sofrat dhe tavolinat e shekullit të 18-të lundruan nëpër dhomë ndërsa portreti i një pëllumbi shikonte rreptësisht që nga muri”. Në rrugë, turistët me çizme shiu kalonin me vështirësi pranë dyqainxhinjve me duart e ngritura nga qielli, që ruanin gjakftohtësisht mallrat e lagura.

Nuk ka qenë e keqe që nga viti 1966. Në atë kohë, italianët e mbërthyer nga paniku, bënin thirrje për veprim të menjëhershëm, por sapo uji u tërhoq, ata ngritën supet dhe e lanë në heshtje këtë çështje për gati 40 vjet. Sistemi masiv MOSE për mbrojtjen nga përmbytja që u miratua më në fund në 2003 ende nuk ka përfunduar, për shkak të burokracive dhe mashtrimit. Kemi pasur dekada eksperimentesh. Polemikash. Mbeturinash. Rryshfetesh. Hetimesh gjyqësore. Prangash”.

Ndërkohë, Venecia po zhduket nën ujë, shkruante Jacopo Giliberto në Il Ore Sole 24. Ndryshimi i klimës dhe rritja e nivelit të detit janë fajtorë, por po kaq është edhe fakti që ne nxorrëm ujë me pompa nga një akuifer nëntokësor nga vitet ’30 deri në vitet ’80, duke bërë që toka poshtë nesh të “shembet me shpejtësi mbresëlënëse”. Kur autoritetet më në fund u morën seriozisht me përmbytjet në fund të viteve 1980, ata mund të kishin kopjuar projektin e një dige të provuar dhe testuar, si psh Barrat Thames Barrier që mbron Londrën. Por Venecia e lavdishme është një thesar botëror, një muze arti i hapur, kështu që zyrtarët në vend të kësaj zgjodhën “diga të padukshme” më të kushtueshme, që “nuk do të prishnin pamjen”. Deri më tani, kemi shpenzuar më shumë se 6 miliardë dollarë për MOSE, që nuk do të funksionojë deri vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  A ka “vdekur” NATO?

LEXO EDHE:  Milenialët janë të varur nga ndjekja e jetës me teknologji, tregon studimi

Projekti është një rrëmujë, shkruante Daniele Fiori në Il Fatto Quotidiano. MOSE përdor porta kundër përmbytjeve të mëdha, që ngrihen nga shtrati i lagunës, duke u mbyllur nga Detin Adriatik kur baticat e larta rrezikojnë të fusin ujë, që përmbyt në të gjithë qytetin. Ndërtimi u ndërpre për disa muaj në 2013 pas zbulimit të një skeme masive ryshfeti, që përfshinte politikanë dhe drejtues të agjencisë së digave. Pastaj u zbulua se “pjesa më e madhe e kapakëve ishin bllokuar nga rëra”, dhe tashmë “menteshat e çelikut – thelbësore që mekanizmi të punojë” janë ndryshkur. “Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjatë”, shkruante Maurizio Ferrera për Corriere della Sera. Ne e trajtojmë të ardhmen “si një lloj kolonie të largët dhe të pabanuar, në të cilën mund të shkarkojmë dëmet e prodhuara nga gjeneratat e sotme”. Shikoni borxhin tonë kombëtar që lulëzon, i cili sot është 2.7 trilion dollarë, 138 përqind të produktit tonë të brendshëm bruto. Nëse do të shpëtojmë Venecian, do të duhet të ndryshojmë kulturën tonë politike. Eshtë e paqartë nëse kemi vullnet”. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Publikuar

-

Nga

Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me evolucionin – që njerëzit kanë zbritur, hap pas hapi, nga majmunët ose majmunët modernë. Mund të jetë për shkak se imazhi i mirënjohur i ‘evolucionit të njeriut’, që tregon një seri majmunësh që bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe të ngjashëm me njerëzit, ka ndihmuar në përhapjen e këtij miti.

Së pari, duhet të jemi plotësisht të qartë se majmunët e hershëm dhe majmunët modernë nuk janë e njëjta gjë. Majmunët modernë ndahen në majmunët e Botës së Re dhe të Botës së Vjetër, të dyja janë grupe të veçanta të specieve tek majmunët. Majmunët ndahen sërish në majmunë më të vegjël (gibbonë) dhe majmunë të mëdhenj, të cilët përfshijnë njerëzit. Pra, ne me siguri nuk kemi prejardhje nga majmunët modernë. Po majmunët e hershëm (apes)?

Ne ndajmë shumë tipare me majmunët e tjerë të mëdhenj – shimpanze, orangutangë, bonobo dhe gorilla – dhe ata janë më afër jetesës sonë. Por as ata nuk janë paraardhësit tanë. Secila nga speciet e majmunëve të mëdhenj, përfshirë njerëzit, evoluoi në mënyrë të pavarur nga një ‘paraardhës i përbashkët.

LEXO EDHE:  Misteri 41-vjeçar/ A u vra Papa Gjon Pali I?

LEXO EDHE:  Prej 10 vitesh kishte dhimbje kraharori/ Mjekët zbulojnë shkakun shokues

Nëse gjurmoni fosilet njerëzore prapa në kohë, ato gradualisht bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashme me majmunin, me dhëmbë më të mëdhenj, trurin më të vogël dhe gjymtyrët më të lidhura. Dhe nëse i gjurmoni shimpanzetë pas në kohë, ato bëhen më shumë si ai paraardhësi i përbashkët. Nëse ktheheni miliona vjet, historia evolucionare e njerëzve dhe shimpanzeve përfundimisht konvergon, dhe do të zbuloni se ne ndajmë një të afërm që ishte një specie tërësisht e ndryshme – paraardhësi ynë i përbashkët.

Çdo kryqëzim në një pemë evolucionare, përfaqëson një paraardhës të përbashkët. Nëse gjurmoni përsëri edhe më tej, përfundimisht do të gjeni një paraardhës të përbashkët midis majmunëve dhe majmunëve të lashtë, midis të gjithë primatëve, midis të gjitha kafshëve etj. Secila prej degëve të pemës evolucionare vazhdon të evoluojë, duke prodhuar specie të reja të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. / Bota.al

LEXO TE PLOTE