LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta bën lëvizjen e radhës/ Thërret në Presidencë 3 anëtaret e Kushtetueses

14 Nëntor 2019, 13:45, Politikë CNA
Meta bën lëvizjen e radhës/ Thërret në Presidencë

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot për të kryer betimin, tre anëtaret e Gjykatës Kushtetuese ,Elsa Toska, Fjona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Meta, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

Toska dhe Papajorgji u votuan nga Kuvendi tre ditë më parë, ndërsa Marsida Xhaferllari u dekretua nga presidenti Meta.

Njoftimi i presidencës:

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARËVE TË RINJ TË GJYKATËS KUSHTETUESE.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese?, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

? Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

? Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

? Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese./CNA.al

Lajmet e fundit nga