Connect with Us

“Mami vdiq gjatë bombardimit, isha pranë saj”/ Alvini tregon momentet e tmerrit në Siri

Sociale

“Mami vdiq gjatë bombardimit, isha pranë saj”/ Alvini tregon momentet e tmerrit në Siri

Publikuar

-

Disa ditë pasi u lirua nga kampi Al Hol në Siri, Alvini ka treguar momentin kur e ëma ndërroi jetë gjatë luftimeve.

Prokrurorët italianë e morën në pyetje 11-vjecarin shqiptar, në praninë e një psikologu.

“Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj por shpëtova. Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol. Nuk e di kur ka ndodhur, di që ishte shumë vapë”, është shprehur 11 vjeçari.

LEXO EDHE:  Lufta mori fund! Brad Pitt dhe Angelina Jolie firmosin marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve

Psikologët dolën në përfundimin se Alvin është ende në gjendje shoku për shkak të traumës emotive që ka pësuar. Sipas mediave italiane, djali do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e plagosur gjatë bombardimit ku humbi jetën nëna e tij Valbona. Ndërkohë, për të mësuar kur ka ndodhur bombardimi, do të priten konkluzionet e mjekëve, të cilet do të analizojne plagën e vogëlushit në këmbë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Diell dhe reshje/ Kapricot e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Për ditët e hënë dhe të martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ditë me diell por, mengjese të freskëta. Përgjatë ditës së mërkurë do të ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas shërbimit Meteorologjik, përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin.

Dita e enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

LEXO EDHE:  Pas Alvinit/ Gazetari bën thirrje për të shpëtuar Evën dhe vëllain e saj nga “ferri”në Siri

LEXO EDHE:  Lufta mori fund! Brad Pitt dhe Angelina Jolie firmosin marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve

Ditën e premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pajisja me pasaporta biometrike/ Konsullata Shqiptare në Selanik bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, të cilët kërkojnë të pajisen me pasaporta biometrike.

Në një njoftim në faqen zyrtare bëhet e ditur se për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

“Një tjetër ditë e bukur këtë fundjavë në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Selanik.

Së bashku me stafin në shërbim të vogëlushëve shqiptarë për pajisjen me pasaportë biometrike.

Kënaqësi për t’ju shërbyer qytetarëve më të rinj të Shqipërisë. Falenderim i veçantë për stafin dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar shërbime edhe këtë ditë të shtunë.

LEXO EDHE:  Skena të frikshme/ Luftë mes kartelit të drogës dhe policisë, për shpëtimin e djalit të El Chapo

LEXO EDHE:  Erion Veliaj si Don Kishoti/ I shpall luftë me heshtë medias kritike

Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, njoftojmë edhe njëherë se takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

Lutemi dhe kërkojmë vëmëndjen tuaj për tú paraqitur në ditën dhe orën e caktuar. Mirëpresim mirëkuptimin tuaj për respektimin e rregullave të përcaktuara, ditën dhe orën e takimeve për t’ju shërbyer me shpejtësi dhe cilësi.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj.
Konsulli i Përgjithshëm”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 16 °C
në vendet malore: -1 / 9 °C

Era pritet të fryjë e lehtë.

LEXO TE PLOTE