Connect with Us

“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit”/ Meta shthur gjuhën, godet hapur kreun e KED

Politikë

“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit”/ Meta shthur gjuhën, godet hapur kreun e KED

Publikuar

-

Gjykata Kushtetuese është kthyer në sheshbetëjën e rradhës të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe mazhorancës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Meta ka ritheksuar edhe njëherë se Arta Vorpsi nuk është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, dhe se anëtarët janë ata të cilët janë dekretuar dhe kanë bërë betimin para Presidentit.

Përballë konstatimit të Fevziut se emri i Arta Vorpsit është botuar në Fletoren zyrtare, Meta është shprehur se:
“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori… Jemi shtet i së drejtës nuk jemi republikë noteriale. Është e kopsitur kjo. Presidentit i merren kompetencat.”

Meta po ashtu ka vijuar komentet ndaj kreut të KED-së referuar deklaratave të tij të fundit, duke shtuar se “ai ka nevojë për asistencë mjeksore, gjë për të cilën Presidenti i Republikës nuk e ndihmon dot”.

“Dvorani ka nevoj për asistencë mjekësore, por ndihmë mjeksore unë nuk i ofrojë dot.
Paska shqetësim për çështjen e etikës së presidentit ndërkohë që nuk ka shqetësim që bëhet pjesë e një plani mafioz për të grabitur në mënyrë të dhunëshme kompetencat e Presidentit të Republikës, që ja ka dhënë Kushtetuta.

LEXO EDHE:  Plagosja në zyrën e PD-së/ Reagon Rama: Të arrestohet sa më shpejt autori

Ai nuk është i shqetësuar për të rregulluar një veprim antikushtetues dhe antiligjor që ka bërë duke çuar 2 vakanca për Presidentin në pot ë njëjtën ditë, ndërkohë që duhej t’i kishte ndarë President-Parlament-President-Parlament.

Anëtarët e Kushtetueses janë ata persona të dekretuar nga Presidenti. Nuk ka problem mospublikimi i anëtarëve në fletoren zyrtare. Shtetin në karagjoz e kanë kthyer këta që duan t’i marrin kompetencat presidentit. Ngërçi për kushtetuesen është i zgjidhur dhe pikë. Nuk ka më ngërç, ka mbaruar ajo punë”, është shprehur Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një pallat-një votë”/ Arben Malaj tregon për çfarë do ta pyesë SPAK, Petro Koçin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi është thirrur për të dëshmuar në SPAK, pas disa qëndrimeve të tij publike, ku tha se krimi po merr tendera.

Nsë një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan “SPAK pritet ta pyesë Petron edhe për akuzen publike “Nje pallat – Nje votë.”

Më tej, Malaj risjell në vëmendje disa nga akzuat publike, që Petro Koçi kur ishte kryetar I PSV 91, I drejtonte Ramës.

Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij publike kunder Rames si :

“Nje pallat – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes.

Kjo do te vertetojë se Petro nuk po i sherben askujt, por vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare!

Pavaresisht nga hezitimi i disa socialisteve nga Fieri – Petro e meriton mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.”-shkruan Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i PS publikon historinë e trishtë të 10-vjeçares që shet misra/ Mesazhi për politikanët “pantallona-grisur”

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj ka publikuar së fundi një histori të trishtë, për një 10-vjeçare, të cilën e ka takuar rastësisht në rrugë, duke shitur misra.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj, ndërsa “fshikullon” kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, të cilët sipas tij përdorën këngëtaren Dua Lipa, “te shesin shkelqim vrastare te keq qeverise se tyre te babezitur”, duhet të kujtohen për Saren 10 vjecare qe shet misra në ane të rrugës deri në 10 të natës.

Une e dua Dua Lipen, por me shume dua Saren qe shet misra ne ane te rruges. Ky postim eshte nje apel publik per Saren 10 vjecare qe shet misra ne ane te rruges deri ne 10 te nates dhe per Dua Lipen me te cilen qeveritaret lodhen te shesin shkelqim vrastare te keq qeverise se tyre te babezitur.”-shkruan Malaj.

Më tej, ai tregon edhe historinë e trishtë të 10-vjeçares, e cila duhet të punojë për të nxjerrë bukën e gojës, jo vetëm për vete, por edhe për prindërit dhe dy motrat më të vogla.

Malaj tregon se babai i Sarës është i sëmurë, dhe Sara e vogël punën duke shitur misra deri në 10 të natës.

Gjyshja e saj me sqaroj se Sara 10 vjece e kishte te jatin te semure dhe duhet ta nxirrte vete Buken e Gojes – bile jo vetem per vete por edhe per prinderit e saj dhe dy motrat me te vogla.

U perballa jo per here te pare me kete realitet te mjerueshem migjenian, me varferine e Sares pikerisht kur isha “lodhur’ gjate gjithe rruges nga marketingu varferues i politikaneve tane per Dua Lipen, te cilen edhe une e vleresoj dhe respektoj.”-shkruan ish-ministri.

Më tej, ai ka edhe një mesazh për ata politikanë, që sipas tij dikur ishin me pantallona apo me fustanë të grisur, ndërsa shkruan se “Saren e vogel e kane pare ne ane te rruges shume politikane, e kane trembur shume eskorta fodullek- prodhuese.

E kane braktisur shume deputete fodull dhe te pa shpirt qe edhe pse mund ta kene nisur karrieren duke shitur misra, rrush apo dardha, edhe pse e kane nisur karrieren e tyre me pantallona apo fustane te grisura.

Pangopja me pushtet abuziv ka varferuar shpirterisht shume prej tyre dhe jo pak i ka kriminalizuar.”

Postimi i plotë i Malajt:

Une e dua Dua Lipen, por me shume dua Saren qe shet misra ne ane te rruges. Ky postim eshte nje apel publik per Saren 10 vjecare qe shet misra ne ane te rruges deri ne 10 te nates dhe per Dua Lipen me te cilen qeveritaret lodhen te shesin shkelqim vrastare te keq qeverise se tyre te babezitur.

Mbreme vone duke udhetuar per ne Vlore, pak metra larg rreth rrutullimit te Rrogozhines nje vajze e vogel si engjell, bashke me motrat 6 dhe 8 vjece luteshin te shisnin misra te pjekur.

Kurre nuk kam pare deri sot sy me te gezueshem se syte e Sares kur i premtova se do ti dhuroja disa libra.

Nuk u gezua kur i premtova rroba, kur i premtova se do ta ndihmoja perhere, syte dhe fytyra e Sares ndryshuan 100% vetem kur degjoi fjalen libra.

Gjyshja e saj me sqaroj se Sara 10 vjece e kishte te jatin te semure dhe duhet ta nxirrte vete Buken e Gojes – bile jo vetem per vete por edhe per prinderit e saj dhe dy motrat me te vogla.

LEXO EDHE:  Meta ngre tonet/ Zgjedhjet janë vendimtare, mos lejoni autoritarizmit të bëjë hapa para

LEXO EDHE:  Meta takon Bylykbashin te “Rogner”/Çfarë u diskutua në pak minuta?!

U perballa jo per here te pare me kete realitet te mjerueshem migjenian, me varferine e Sares pikerisht kur isha “lodhur’ gjate gjithe rruges nga marketingu varferues i politikaneve tane per Dua Lipen, te cilen edhe une e vleresoj dhe respektoj.

Saren e vogel e kane pare ne ane te rruges shume politikane, e kane trembur shume eskorta fodullek- prodhuese.

E kane braktisur shume deputete fodull dhe te pa shpirt qe edhe pse mund ta kene nisur karrieren duke shitur misra, rrush apo dardha, edhe pse e kane nisur karrieren e tyre me pantallona apo fustane te grisura.

Pangopja me pushtet abuziv ka varferuar shpirterisht shume prej tyre dhe jo pak i ka kriminalizuar.

Para Sares me shpejtesi marramandese kalojne per dite disa qindra biznesmenë dhe femijet e tyre, makina super luksoze qe as syte nuk iu hedhin te varferve anes rrugeve qe shesin per mbijetese.

Te shpesojme qe qeveritaret tane te mos perdorin eskortat shoqeruese per Dua Lipen per te perzene e terrorizuar, per te hequr zvarre kedo qe shet per buken e gojes, per mire,-arsimimin e mbesave dhe nipeve dhe per ilacet e mbijeteses te tye vetem sepse ata jane realiteti I hidhur/pasqyra ku shikohet paster keq qevevisja.

Perpara Sares kalojne perdite biznesnan lokal e kombetare ppp dhe tenderafitues qe majmin te korruptuarit me parate qe varferojne me shume te varferit, jo vetem financiarisht

Dua Lipa mund te bej dy gjera fisnike 1. Te degjoj dhe respektoj perdite keshillen inspiruese te Nene Terezes, te modelit te saj qe inspiron dhe sot miliarda te varfer, pak artiste dhe shume pak politikane – kur keshillon se gjithe secili prej nesh nuk duhet te bej gjera te medha/mediatikisht vezullese dhe te zhurshme – por gjera te vogla me zemer te madhe

Nga marketingu vezullues fitojne vetem politikanet e deshtuar dhe te pa shpirtë.

Ndersa nga kohezioni dhe solidaritetit me te varferit shumefishohet sinergji pozitive qe nje popull te bej cdo dite gjera te vogla por me zemer te madhe.

Nga kjo energji dhe sinergji pozitive fiton Sara, fitojne “nenat dhe gjyshet” edhe te Dua Lipes qe keq trajtohen edhe barberisht nga keta politikane kur shesin per mbijetese.

Dua Lipa mund te pasurohet me mire shpirtetishr nqs I pershkon 400 km midis dy pikave ne veriore dhe jugore te Shqiperie modestisht, duke ndaluar edhe perara Sares/Sarave, duke ju dhuruar dashuri te sinqerte duke ju dhuruar libra, pse jo edhe nje fotografi.

Une e dua Dua Lipen dhe i jam mirenjohese per arritjet dhe per famen e saj.

Por une me shume dua Saren, motrat dhe gjyshen e saj qe sfidojne varferine e tyre dhe qe ndihmojne te zbulohet si drita e diellit pashpirtesine e atyre qe mbi lodhen, qe keq perdorin milionat e taksapaguesve te varfer shqiptare qe ta fshehin pashpirtesine dhe babezine e tyre edhe nepermjet keq perdorimit mediatik te fisnikerise se artisteve dhe sportisteve te talentuar shqiptare kudo ne bote.

Sic ndodh historikisht me lideret autotariane deri diktatorial ata I duan artistet e medhenj vetem sepse ju duhen.

Ju duhen per te fshehur pa shpirtesine e tyre varferuese edhe te mijra shqiptareve qe e kane braktisur Shqiperine dhe Kosoven, por qe sakrifikojne te vijne per te pare nje koncert baremiresie te Duas dhe cdo artisti tjeter shqiptare – per Sarat e Shqiperise dhe Kosoves.

Fund jave te mbare!!

Arbeni/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën”, detaji që kapën në video

Publikuar

-

Nga

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri, ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke vënë në dukje një detaj, që është mungesa e gjelbërimit në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Fjala e plotë në Kuvend/ Çfarë premtoi Ilir Meta si President

LEXO EDHE:  Fjala e plotë në Kuvend/ Çfarë premtoi Ilir Meta si President

Qytetarët theksojnë se betoni dhe kullat i kanë zënë frymën Tiranës.

Një qytetar, ndërsa komenton videon e Ramës, shkruan “Të merr malli për një peme, kur e shikon nga sipër…”

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm beton Tirana. Lanë nam, edhe liqenit ja kanë zënë frymën.”

Po ashtu një tjetër shkruan “Nuk shoh “natyrë” ku të rinjtë kalojnë pjesë të ditës apo ambjente sportive në natyrë?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “E mira do ishte, qe ne vend te atyre kullave të kishte parqe, gjelbërim, ajër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE