Connect with Us

Kryemadhi takim me zyrtarin amerikan/ Zbulohet për çfarë u diskutua

Politikë

Kryemadhi takim me zyrtarin amerikan/ Zbulohet për çfarë u diskutua

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në SHBA, ka zhvilluar një takim me NënKomisionerin  për Europën, Euroazinë, Energjinë dhe Mjedisin, William Keating.

Në takimin e mbajtur në dhomën e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan,është folur për rolin e NATO dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj Aleancës.

Për Kryemadhin, “qënia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit”.

“Qënia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit. Te niveli i demokracisë, të checks and balances, tek liria e medias dhe tek garantimi i plotë i të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve si themeli i një demokracie funksionuese.

LEXO EDHE:  Tjetër rrjedhje në LSI/ Braktiset Kryemadhi

Gjithashtu fola për rëndësinë, që ka për Shqipërinë si anëtar i NATO-s dhe për popullin shqiptar rritja e prezencës së SHBA në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për një sistem drejtësie funksional e të pavarur dhe për vazhdimin e palëkundur të rrugëtimit euro-atlantik të vendit”, tha Kryemadhi në lidhje me takimin në fjalë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama deklaron nga Kuvendi se buxhetin po e programon që të ndërtojmë me forcat tona/ Donatorët kanë refuzuar ndihmën???

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama zgjodhi të sfidoje akuzuesit, duke deklaruar që nuk është e vërtetë që buxheti nuk ka fonde për të përballuar situatën. Ai tha se buxheti është riprogramuar me idenë që të gjitha shpenzimet e rindërtimit do përballohen vetë duke konsideruar sikur mos ketë asnjë ndihmë nga jashtë.

Nëse kjo është e vërtetë, sa të pritshme janë donacionet e premtuara? Rama e bëri këtë deklaratë, pasi u kthye nga një tur i deklaruar po prej tij, si turi i sigurimit të donacioneve. Ndaj nëse kjo që deklaron sot, është e vertetë, çfarë duhet të mendojmë se i ka ndodhur gjatë turit të mbledhjes së donacioneve?

Nëse kjo që deklaron sot është e vërtetë dhe nëse turi i tij dhuratambledhës ka qënë i suksesshëm, çfarë do bëjë Rama me donacionet? Do i kthejë mbrapsht? Apo thjeshtë, nuk do përdore milionat e akordura për rindërtime në buxhet?

Është interesante se me sa qetësi dhe krenari, kryeministri deklaron gjithë sa deklaroi, pa u merakosur hiç për padijen që dëshmon në raport me rregullat dhe ligjësitë e planifikimit buxhetor dhe mirëpërdorimit të fondeve buxhetore. Buxheti bëhet për tu shpenzuar me eficencë. Nuk është një llogari depozite që po nuk e perdore e llogarit si kursim.

LEXO EDHE:  Tjetër rrjedhje në LSI/ Braktiset Kryemadhi

LEXO EDHE:  Shenjat e kthesës në marrëdhënien NATO-Rusi?

Fondet e papërdorura në buxhet, nuk dëshmojnë që je më i mençur se paraardhësit. Dëshmojnë që nuk di se për çfarë po flet. Mençuria në planifikimin buxhetor qëndron tek planifikimi dhe përdorimi me nikoqirllëk i buxhetit.

Shqipëria nuk e ka luksin që të parashikojë si shpenzime buxhetore miliona që mund edhe të mos përdoren.

Ndaj Rama duhet ta ndajë mendjen. Ose po pret donacione e në këtë rast ato duhen kalkuluar dhe duhet të fillojnë përgatitjet se si do futen në punë me eficencë, ose ka marrë refuzime nga donatorët ndaj sot i duhet të përballojë gjithçka me forcat e veta. Si revolucionar në rrethim!

Por mos bëjë leksione mbi mençurinë e Rilindjes aq më shumë që krahasimin nuk ka se ku dhe me kë e bën. Opozita nuk hyn fare në historinë e sotme. As që dëshiron të hyjë me sa kuptohet. Miliardat e buxhetit do tenderohen për ndërtuesit. Dhe ndërtuesit në këtë vend janë masivisht me pronësi 50/50. Në fund të fundit, përdorimi i fondeve të buxhetit nuk kontrollohet nga donatorët. Donatorët janë të bezdisshem nganjëherë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në Lezhë/ Milionat e oligarkëve të shkojnë për të pastrehët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  qenë pasditen e sotme në Lezhë ku është njohur nga afër me problematikat e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa shprehet se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe tek banorët,ndërsa shtoi se paratë që ndahen për oligarkët, duhet të ndahen për të pastrehët.

Postimi i plotë

Sot në Lezhë takova banorë që janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme.

Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe të rikuperojmë pasojat që la pas në mijëra banesa të dëmtuara dhe të shkatërruara.

Ka nevojë urgjente të shtohen grupet e vlerësimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ende në shumë banesa nuk është bërë vlerësimi duke lënë banorët në pasiguri.

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Kryemadhi/ Degjeneron ministren

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Kryemadhi/ Degjeneron ministren

Realiteti nuk ndryshon duke e mohuar, por duke u përballur me të dhe duke dhënë zgjidhje. Zgjidhja fillon që nga ndihmat emergjente për të cilat banorët kanë nevojë, e deri te çertifikimi zyrtar i banesave.

Vëmendja në këto ditë të vështira për vendin, duhet të shkojë te profesionistët e vërtetë, sepse fatmirësisht vendi ynë ka shumë inxhinierë të zotë, por ka munguar vullneti për ti vënë në punë. Nuk ka kohë për të humbur! Është e pakuptueshme mosangazhimi i shumë inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht!

Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi zgjedh Kryeprokurorin e ri

Publikuar

-

Nga

Olsjan Çela është Prokurori i ri i Përgjithshëm.  Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, i cili do të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Kandidatja Arta Marku mori 11 vota pro, 22 vota kundër, ndërsa 78 deputetë abstenuan dhe dy nuk votuan.

Ndërkohë, kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.

LEXO EDHE:  NATO ngushëllon familjarët e efektives shqiptare/ Humbëm njërën prej nesh  

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Rama nuk ka dashur ta kandidojë Veliajn

Kujtojmë këtu se CNA.al paralajmëroi sot se deputetë socialistë dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare do të votonin për kandidatin Olsian Çela.

Olsian Çela ishte renditur i pari në listës në Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgoi Kuvendit./ CNA.al

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

LEXO TE PLOTE