Connect with Us

Interpretimet mbi Gjykatën Kushtetuese/ BE thirrje palëve: Të zgjidhet konflikti!

Politikë

Interpretimet mbi Gjykatën Kushtetuese/ BE thirrje palëve: Të zgjidhet konflikti!

Publikuar

-

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zonja Kocijancic tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ka ardhur koha të marrim fatin në duart tona”/ Kërpaçi paralajmëron aksion nga opozita

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Florida Kërpaçi, e ftuar në Fax news, u shpreh se ky do të jetë viti i rezistencës, dhe se opozita do të vijojë aksionin politik për të sjellë një dekadë të re dhe për të ndalur shpopullimin në vend.

“Viti që lamë pas, ishte viti ku janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, dhe morëm “Jo” nga Bashkimi Evropian.

Aksioni ynë drejtohet dhe është i frymëzuar nga problemet, por edhe nga dëshirat e qytetarëve për të larguar qeverinë. Do të jetë viti i përballjes me këtë të keqe.

Do të vijojmë aksionin tonë politik sepse besojmë se duhet të vazhdojmë luftën tonë për të sjellë një dekadë të re dhe për të ndalur shpopullimin në vend. Ky do të jetë viti i rezistencës. Ka ardhur momenti që të marrim fatin e vendit në duart tona”, deklaroi Kërpaçi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pse i fshin komentet, apo të djeg”/ Qytetarët i kërkojnë llogari Ramës

Publikuar

-

Nga

ish deputeti kryqezon ramen

Gjithmonë nëpër postimet e kryeministrit, Edi Rama, në profilin e tij në Facebook, vijnë një numër i madh komentesh kritike ndaj kryeministrit.

Shumë prej qytetarëve shprehin shqetësimet dhe zhgënjimet e tyre nga qeveria.
Por, shpesh ndodh që këto komente eleminohen në një kohë shumë të shkurtër. Pra, nëpër postimet e kryeministrit lihen vetëm komentet pozitive dhe ato që mbështesin Ramën, pjesa tjetër fshihen në kohë rekord.

Edhe sot, në një nga postimet e Ramës ka ndodhur e njëjta gjë dhe një prej komentuesve i ka kërkuar llogari, pse i fshinte komentet.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Kocijancic: Minon rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

LEXO EDHE:  Dështimi i takimit për reformën/ Koçijançiç: Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar

“Pse i fshin komentet, apo të djeg kur janë komente që nuk u kthen dot përgjigje”, shkruan komentuesi.
Siç duket ky koment u ka shpëtuar syrit të “rojeve” të Ramës, që kujdesen për imazhin e kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon Ramën”/ Vasili apel ndërkombëtarëve

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar reagimin e OSBE për ligjin ndaj mediave.
Sipas Vasilit, OSBE mbështet presidentin dhe rrëzon kryeministrin Edi Rama.

Vasili shkruan se “Edi Ramës i doli boja si asnjë tjetri si mashtrues, ordiner që nuk kursen as ndërkombëtarët”.

“Ndërkombetarët të ndërgjegjsohën se me çfarë mashtruesi kanë të bëjnë.
Akoma më qesharake edhe këta zëdhënësat vulëhumbur të Edi Ramës që kakarisin si gjeli majë plehut.
Shqiptareve nuk jua mbyll dot gojën dot kërkush. Media dhe fjala e lirë nuk mund të uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe dështakë të Edi Ramës. Qendrimi europian dhe demokratik i Presidentit krenari për të gjithë”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE