Connect with Us

Ilir Meta vazhdon betejën me Rilindjen tek Fevziu

Politikë

Ilir Meta vazhdon betejën me Rilindjen tek Fevziu

Publikuar

-

Në seancën parlamentare të ditës së hënë, Kuvendi i Shqipërisë votoi Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, si anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë ditën e djeshme presidenti Ilir Meta bëri të ditur se ka dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, Meta doli në një deklaratë për mediat , e cila u karakterizua me tone të ashpra, u ndal gjatë duke iu përgjigjur interesit të mediave për procesin  e zgjedhjeve të  anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht një mijë e një bëmave dhe gjëmave të tij, Ilir Meta si duket po tregon fort “dhëmbët” ndaj kryeministrit Rama, dhe fjala e tij e djeshme bëri çmontimin e Rilindjes dhe nxorui zbuluar tentativat për të kapur Kushtetuesen.

“Veprimet e KED dhe mënyra si është sjellë parlamenti më kanë vënë në situatë delikate. Ne nuk bëmë publike komunikimet me KED, sepse nuk mendonim se do të shkonin deri në këtë marrëzi. Kushtetuesja duhet bërë sepse e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, sepse e kuptojnë se situata është tepër problematike në drejtim të garantimit të shtetit të së drejtës. Unë jam sot në këtë situatë të vështirë, duke ndarë këtë vështirësi me të gjithë qytetarët. Nëse presidenti nuk është në gjendje jo komode, të gjithë e kuptojnë se kjo nuk është për shkak të kreut të shtetit. Nuk duhet shtyrë pa fund procesi”, tha Meta.

Për më tepër, sikurse CNA.al e ka raportuar presidenti Meta fitoi edhe betejën me nenet e Kushtëtutes, ndërkohë që nisma e Rilindjes për shkarkimin e Metës është pikërisht për shkelje të Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Video-Metës nuk i del inati me Ramën/ Ja mesazhi për mazhorancën

Por, si duket beteja e Ilir Metës me Rilindjen do të vijojë dhe presidenti nuk do të tërhiqet.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se presidenti Meta do ta vijojë betëjën e tij sonte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan./ CNA.al

Meta çmonton Rilindjen/ Kushtetuta në krah të Presidentit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD publikoi dokumentin e dënimit në Greqi/ Reagon kryebashkiaku i Mallakastrës

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka reaguar ndaj publikimit të dokumentit të dënimit nga Partia Demokratike, me të cilin demokratët pretendojnë se vërtetohet dënimi me 3 vite burg për plagosje në Greqi, më 25 shkurt të vitit 2000.

Ismailaj deklaron se në kohën që ka jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi, nuk është arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke.

Lidhur me shkresat e paraqitura, sot, socialisti pretendon se nuk ka patur dijeni, teksa thekson se nëse do të ishte në dijeni do t’i deklaronte në formularin e dekriminalizimit dhe sipas tij nuk do ta pengonin për kandidimin.

Qerim Ismailaj thotë se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për zbardhjen e të vërtetës, si këtu ashtu dhe në Greqi.

“Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjeë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja apo për më tepër që të jem ndaluar!

Në periudhën kur ka dalë ky i ashtëquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I.Shehu” Corrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute.

LEXO EDHE:  Muli dhe Luli si “dashnorë” të Rilindjes

LEXO EDHE:  29 Nëntori/ Rama, Meta dhe Veliaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari  të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë apo trafikantë që mund t’i ketë patur apo mund t’i ketë akoma në gjirin  e saj)!”, shkruan socialisti në rrjetet sociale.

Ai thekson me bindje se e verteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit./ CNA.al

PD publikon dokumentin/ Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi për plagosje

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Presidentit/ Zbardhen pyetjet finale për Komisionin e Venecias

Publikuar

-

Nga

ilir meta

Zbardhen pyetjet finale që mazhoranca i ka dërguar Komisionit të Venecias, me firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mësohet se mazhoranca krahas pyetjeve ka dërguar edhe 8 argumente të detajuara nga Komisoni Hetimor, se përse duhet shkakuar presidenti sipas tyre dhe shkeljet që Meta ka bërë.

Socialistët pretendojnë se 4 shkelje janë bërë në betimin e Arta Vorpsit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa 4 të tjerat në emërimin e Xhaferrllarit në vend të Vorpsit. Sipas A2, Komisionit të Venecias i janë drejtuar 6 pyetje dhe ato kanë ndryshuar në krahasim me ato që ka lexuar Ulsi Manja, në mbledhjen e fundit të Komisonit Hetimor.

Komisionit të Venecias i është kërkuar opinion lidhur me ligjshmërinë e emërimit të një gjyqtari kushtetues, pas 30 ditëve që parashikon ligji, dhe jashtë listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke iu referuar këtu rastit të Xhaferrllarit.

Gjithashtu Venecia pyetet nëse janë legjitime vendimmarrjet e një gjykate, të plotësuar në një mënyrë të tillë dhe, a konsiderohet i emëruar një gjyqtar të cilin presidenti refuzon ta emërojë.

LEXO EDHE:  Meta firmos dekretin/ I jep gradën “Gjeneral Brigade”, Ndriçim Sallakut

LEXO EDHE:  Video-Metës nuk i del inati me Ramën/ Ja mesazhi për mazhorancën

Në shkresë përmendet betimi i Vorpsit tek një notere, plotësimi i vakancave të Gjykatës Kushtetuese dhe akuzat e kreut të shtetit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin.

Tashmë pritet një përgjigje nga Komisioni i Venecias, nëse këto argumenta janë të mjaftueshme që mazhoranca të shkarkojë presidentin Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shënim/ Një kujtesë për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali, nga ku foli për përballimin e fatkeqësive natyrore.

Basha tha nga Italia se qeveria e ardhshme nuk do të jetë e papërgatitur në rastin e fatkeqësive natyrore, ndërsa shtoi se Emergjencat Civile Italiane do të trajnojnë ato shqiptare.

“Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq është se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Por, Lulzim Basha mesa duket ka harruar një detaj, jo pak të rëndësishëm. Shqipëria ka pasur marrëveshje me Emergjencat Civile Italiane edhe kur Basha ka qënë ministër i Brendshëm, por mesa duket siç ka hyrë, ka dalë nga ministria.

LEXO EDHE:  Meta: Kriza e emigrantëve po kërcënon sigurinë e përbashkët evropiane

LEXO EDHE:  Video-Metës nuk i del inati me Ramën/ Ja mesazhi për mazhorancën

Emergjencat Civile Italiane kanë bashkëpunuar me Shqipërinë, kanë dhënë ndihma dhe kanë bërë trajnime. Për më tepër në rastet e përmbytjes në Shkodër dhe për zjarret dhe kanë pasur bashkëpunime të frytshme.

Zyrtarë të lartë, të Emergjencave Civile Italiane kanë ardhur në Shqipëri dhe gjithashtu ekipet tona kanë shkuar atje dhe kanë bërë trajnime.

Pra, Eksperienca e Emergjencave Civile Italiane kanë filluar që kur Sali Berisha ka qënë kryeministër.

Në qoftë se ai nuk i di, përpara se të dalë e të broçkullisë në media, bën mirë të pyesë ish-drejtuesit e institucioneve që ka pasur./ CNA.al

Foto-Shqipëria në krizë/ Luli shëtitje në Itali

Basha jep lajmin e mirë/ Eksperienca e mbrojtjes civile italiane vjen në Shqipëri

 

LEXO TE PLOTE