Connect with Us

Gara për Kryeprokuror/ Zbulohet sondazhi që Marku dorëzoi në KLP  

Politikë

Gara për Kryeprokuror/ Zbulohet sondazhi që Marku dorëzoi në KLP  

Publikuar

-

Pak ditë para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përpilonte listën përfundimtare të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku ka dorëzuar një dokument të pazakontë.

Zonja Marku ka realizuar në mënyrë individuale, me anë të telefonatave, një sondazh sipas të cilit mbi 3000 njerëz do të preferonin që ajo të zgjidhej Prokurore e Përgjithshme.

Sondazhi, një kopje të të cilit A2 disponon, është hartuar kur në garë ishte ende avokati Lulzim Alushaj.

Nga 5896 votues, 3157 vetë kanë shprehur preferencën që Marku të jetë Prokuror e Përgjithshme, ndërsa 1258 kanë zgjedhur Lulzim Alushajn.

LEXO EDHE:  KLP lehtë e shantazhueshme/ 7 nga 11 anëtarë të konstatuar me probleme

Sipas sondazhit që Marku dorëzoi në KLP, Zoti Olsian Çela, i cili u rendit i pari në listën e KLP, ka marrë vetëm 917 vota, ndërsa Fatjona Memçaj 564./ A2 CNN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama le drejtimin e qarkut të Durrësit/ Gjen zëvendësuesin e Vangjush Dakos

Publikuar

-

Nga

Rama heq Dakon nga postet drejtuese/ Merr vetë në dorë frerët e Durrësit

Që në mbledhjen e parë me grupin parlamentar të PS-së, pas rikthimit nga pushimet, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime dhe ajo që ra në sy ishte largimi i Vangjush Dakos nga postet drejtuese.

Rama lajmëroi se përkohësisht ai do ta drejtonte vetë qarkun e Durësit, por duket se tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Dakos.

Në mbledhjen që u zhvillua sot në selinë e PS me drejtuesit politikë të qarqeve, ishte i pranishëm edhe administratori i përgjithshëm i OSHEE Ardian Çela.

LEXO EDHE:  Rilindja “blen” prokurorin e dosjes 184

LEXO EDHE:  Rilindja “blen” prokurorin e dosjes 184

Mediat raportojnë se Rama i ka besuar Çelës drejtimin politik të qarkut të Durrësit.

Ndërkohë, kujtojmë se Çela është përfolur si kandidat për postin e kryebashkiakut të Durrësit. Para se të emërohej administrator i OSHEE, Çela ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Bashkisë.



Sakaq, CNA.al ka paralajmëruar se kryeministri do të bëjë ndryshime në qeveri./ CNA.al

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rritja e pagave për mjekët”/ Spahia “demaskon” Ramën: Po tenton të mashtrojë për herë të dytë

Publikuar

-

Nga

“Rritja e pagave për mjekët”/ Spahia “demaskon” Ramën: Po tenton të mashtrojë për herë të dytë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot  punimet në maternitetin e ri të Beratit, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë një bashkëbisedimi me stafin mjekësor, Rama foli për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se do të bëhet një ndërhyrje me synimin që pagat të kenë një rritje të konsiderueshme, rreth 40%.

Këto deklarata të kryeministrit janë komentuar dhe nga ish deputeti i PD-së Bardh Spahiu, i cili shkruan se Rama po tenton të mashtrojë për herë të dytë me të njëjtin model, si para zgjedhjeve të 2017-ës.

“Mashtruesi kronik genjen fiks si para zgjedhjeve te kaluara!

Edi Rama ka dy muaj që spërdridhet, se do u rrisë pagat personelit shëndetësor dhe ende nuk u thotë një shifër konkrete. Në stilin e mashtrimit, hedh në publik shifrën 40% për rritje pagash, por thotë se nuk është ende shifra finale dhe se nuk e ka të sigurt nëse do arrihet!



Nuk është dicka e re: rritja e dozës së mashtrimit i vjen me llogaritë për zgjedhjet.

E ka bërë edhe 4 vite më parë. Në tetor 2016 Edi Rama premtonte rritje pagash e pensionesh, meqë sipas tij ekonomia ishte rritur! E propagandoi deri në dhjetor, ndërsa hyrjen në fuqi, e vendosi më 1 Mars! MASHTRIM.

LEXO EDHE:  Mbështetja për zotin Trump, më e ulëta në shtatë dekada për një president amerikan

LEXO EDHE:  Kaloi dy shkallët e Vettingut/ KLP emëron në SPAK Manjola Kajanan

Edi Rama po tenton të mashtrojë për herë të dytë me të njëjtin model, si para zgjedhjeve të 2017-ës. Këtë herë, në vitin e 8 në pushtet ka një gropë të madhe në buxhet për shkak të koncesioneve e tenderave korruptivë dhe këtë e dëshmon edhe rritja e papunësisë për shkak të Covid-19, situatë të cilën po e injoron edhe pse shqiptarët i rrënoi ekonomikisht me politikat e veta të makutërisë!

Sigurinë për humbjen e ka të qartë e prandaj spërdridhet duke ricikluar të njëjtin model mashtrimi si atëherë kur kërkonte mandat të dytë!

Por tani shqiptarët e dinë me kë kanë të bëjnë! Eshtë fakt se Edi Rama i ka braktisur qytetarët në momentin më të vështirë, përballjen me Covid-19! Po mashtron sa të mundet vetëm që të ketë mundësi të vazhdojë të abuzojë me taksat e pasuritë e këtij vendi! Thjesht bëhet qesharak! Cdo qytetar, i djathtë, i majtë apo i paangazhuar e njeh mirë tashmë dhe prandaj Edi Rama do largohet me turp si kryeministri më i paaftë në historinë e këtij vendi! “/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ina Zhupa ngre alarmin/ Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit

Publikuar

-

Nga

Ina Zhupa ngre alarmin/ Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit

“Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit”.

Ky është alarmi që ka ngritur pak minuta më parë zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, duke u bazuar në një shkrim të medias ndërkombëtare BBC.

Për këtë përfundim, BBC i referohet një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Zhupa ka fajësuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për ndtjen e ajrit, pasi deklaron se kryeqyteti është betonizuar masivisht.



“Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve. Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Rezultate të thella për Bashkinë e Beratit

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Rezultate të thella për Bashkinë e Beratit

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës. Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE