Connect with Us

Fshehu të dhëna mbi pasurinë/ Vettingu i “pret kokën” kryegjyqtarit

Vetingu

Fshehu të dhëna mbi pasurinë/ Vettingu i “pret kokën” kryegjyqtarit

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.

Sipas ILDKPI, gjykatësi fshehu  ndërtesën tre katëshe në Kukës, i ka kërkuar KPK-së përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegut, Brunilda Bekteshit, Xhensila Pine.

Shehu po ashtu kërkoi edhe rihetim ndaj tij për anën profesionale dhe integritetin e figurës me argumentin se ishin bërë hetime të paplota.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Shehut, sipas të dhënave të marra pranë ILDKPKI-së, rezulton se subjekti Isuf Shehu ka vetëm një patundshmëri, shtëpinë ku ai jeton.

LEXO EDHE:  Nikëhasani nuk justifikon pasurinë/ Zbardhet mashtrimi i prokurores

Ai ka deklaruar se duke qenë i pastrehë, Këshilli i Territorit Kukës i ka dhënë një shesh ndërtimi me sipërfaqe 2000 m2 për ndërtimin e një banesë. Vlera sipas tij shkonte në 2 milion lekë.  Por më vonë ai nuk ka deklaruar se sa i ka kushtuar shtëpia që ka ndërtuar në këtë shesh.

Në linkun më poshtë pasuria e zbardhur e Shehut:

Kryegjyqtari që rrahu avokaten/ Skandali drejt Vettingut

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

dorina bejko, spak

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre prokurorëve, kandidatë për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Sikurse bëri të ditur KLP, emrat në garë për të marrë drejtimin e SPAK, janë Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

CNA.al ka kaluar në filtër më parë prokurorët të cilët kanë shprehur interesin për të marrë drejtimin e SPAK.

Sa i takon Dumanit, nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila që sapo ka nisur biznesin.

Emri i tij është i lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku gjatë gjykimit të 29 të pandehurve kërkoi 3 dënimet  përjetshme për tre nga të pandehurit kryesorë.

Po ashtu, Altin Dumani  është prokurori që ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit”, madje edhe  apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.

Emri i Dumanit është lakuar në kohën  kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve.

Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Laptopi.

Personi që kishte ngritur dhe kishte projektuar e financuar këtë skemë survejimi ishte një 26 vjeçar, kushëriri  ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi, cili ishte arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar prej tij sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Ajo që vërehet pa kaluar një përllogaritje, është se ka një ndryshim rrënjësor nga pasuria fillestare e vitit 2004 deri tek pasuria që ka deklaruar për vitin 2016. ( Lexo këtu)

                                                                                   Altin Dumani 

Kandidati tjetër për kreun e SPAK, Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por, që në fakt Basha kurrë s’dha llogari. Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, meghithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.

Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milioner.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë 3 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.( lexo këtu)

LEXO EDHE:  Foto-Vokshi selfie nga protesta për Teatrin/ Çfarë e lumturon deputeten demokrate?

                                                                                Arben Kraja

Kandidati Edvin Kondili, ishte një nga prokurorët  rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i 20 diplomatëve/ Taulant Balla sqaron arsyet

Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Kondili ka  pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të paktën sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament të blerë në vitin 2011, i cili ka kushttuar 70 mijë euro. Si burim ai deklaron 60 mijë euro kredi. Në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka marrë 10 mijë euro hua nga i vëllai. Në 2015, ka blerë një automjet, benz, 500 000 lekë. (lexo këtu)

                                                                                       Edvin Kondili

Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e “prokurorit të kokainës”

Arben Kraja në “siten” e Vettingut/ Zbardhet pasuria, si ka ndryshuar ndër vite

Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Altin Dumani nis biznesin e imobiliar?

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e tretë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK është Altin Dumani.

Sipas KLP,  Altin Dumani ka paraqitur interesin për garën për kreun e KLP, ndërsa kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e radhës në “sitë”/ Altina Xhoxhaj përballet me komisionerët e Vettingut

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve “të nxehta”/ Zbardhet pasuria e Hajdarmatajt pas shkarkimit

Kujtojmë këtu se dy kandidatët e tjerë për kreun e SPAK janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Anita Jellën.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, është njëherazi edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve “të nxehta”/ Zbardhet pasuria e Hajdarmatajt pas shkarkimit

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e radhës në “sitë”/ Altina Xhoxhaj përballet me komisionerët e Vettingut

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

LEXO TE PLOTE