Connect with Us

Dvorani i kundërpërgjigjet Metës/ Deklaratat e presidentit të papranueshme

Politikë

Dvorani i kundërpërgjigjet Metës/ Deklaratat e presidentit të papranueshme

Publikuar

-

Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të papranueshme në aspektin institucional.

Në një deklaratë për mediat, Dvorani shprehet se “, çdo organ kushtetues dhe çdo funksionar kushtetues është interpretuesi dhe zbatuesi i drejtpërdrejtë i Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrën të pavarur dhe të pandikuar nga qëndrimi i institucioneve të tjera, aq më tepër nga interesat e një natyre joinstitucionale”.

Më tej, ai thekson se “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit.”

Kujtojmë këtu se Meta dje tha se ““Veprimet e KED dhe mënyra si është sjellë parlamenti më kanë vënë në situatë delikate. Ne nuk bëmë publike komunikimet me KED, sepse nuk mendonim se do të shkonin deri në këtë marrëzi. Kushtetuesja duhet bërë sepse e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, sepse e kuptojnë se situata është tepër problematike në drejtim të garantimit të shtetit të së drejtës. Unë jam sot në këtë situatë të vështirë, duke ndarë këtë vështirësi me të gjithë qytetarët. Nëse presidenti nuk është në gjendje jo komode, të gjithë e kuptojnë se kjo nuk është për shkak të kreut të shtetit. Nuk duhet shtyrë pa fund procesi”.

Deklarata e plotë e Dvoranit:

Duke i vlerësuar jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,

Duke respektuar të drejtën dhe detyrimin që buron nga qënia funksionar kushtetues, në përbërje dhe drejtim të një organi kushtetues të pavarur, sipas të cilit, çdo organ kushtetues dhe çdo funksionar kushtetues është interpretuesi dhe zbatuesi i drejtpërdrejtë i Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrën të pavarur dhe të pandikuar nga qëndrimi i institucioneve të tjera, aq më tepër nga interesat e një natyre joinstitucionale,

Duke pasur parasysh përcaktimet e qarta dhe vetë leximin e drejtpërdrejtë të dispozitave të Kushtetutës, aq më tepër të normave të saj që gjejnë zbatim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe që në pajtim me të, rregullohen më hollësisht me ligj,

për momentin vlen të parashtrohet se:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit.

Neni 179 pika 2 e Kushtetutës ka për qëllim të përcaktojë institucionin kushtetues që është përgjegjës për plotësimin e një vakance të caktuar. Çdo vakancë lidhet me një emërim, ashtu si çdo vakancë ka një mandat unik i cili i përket një momenti dhe nje organi të caktuar emërimi. Kjo dispozitë parashikon radhën për vakancën që duhet të plotesojë Presidenti, vakancën që duhet të plotesojë Kuvendi dhe vakancën që duhet të plotësojë Gjykata e Lartë.

Pra kjo dispozitë, nuk lidhet aspak me momentin se kur organi i emërtesës vendos për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarit mes tre kandidatëve të renditur në tri vendet e para nga KED. Pra, nuk përcakton që, p.sh., në çdo rast vakanca e Presidentit duhet të plotesohet me ushtrimin e së drejtës së tij të zgjedhjes, përpara se të veprojnë organet e tjera të emërtesës. Nëse vërtet ky do të ishte interpretimi dhe zbatimi i Kushtetutës, nëse vërtet organi i emërtesës që ka vakancën e patrë për të plotësuar, do të tregonte përgjegjshmëri, vullnet të mirë, integritet dhe koherencë deri në fund, përfshirë edhe respektimin e parimit të bashkëpunimit dhe luajalitetit kushtetues mes organeve të emërtesës, atëherë, do të ishin të shumta situatat, kur në mënyrë të qëllimtë apo për rrethana objektive, do të krijoheshin pashmangshmërisht situata bllokuese me emërimin dhe plotësimin me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pa qenë e nevojshme për shpjegim më të hollësishëm këtu nuk bën përjashtim as edhe rasti konkret. Por ky nuk është qëllimi, vullneti dhe kuptimi e interpretimi i dispozitave kushtetuese të miratuara nga kushtetutbërësi.

Prandaj, në kushtet kur sipas nenit 125 të Kushtetutës ka tre organe emërtese, neni 179 pika 2 e saj, e akoma më konkretisht dhe hollësisht neni 86 i ligjit nr.8577/2000, kanë përcaktuar vetëm radhën se kur secili organ emërtese ka të drejtën dhe detyrimin të shpallë vakancën, të dërgojë pranë KED listën e kandidatëve dhe të ushtrojë ose jo, brenda 30 ditëve nga paraqitja e Listës së KED, të drejtën e përzgjedhjen së kandidatit, vetëm ndërmjet tre emrave të renditur të parët në Listën e KED.

Ndër të tjera Kushtetuta është e drejtpërdrejtë dhe nuk përcakton asnjë përjashtim: organi i emërtesës është i detyruar të përzgjedhë vetëm ndërmjet tre kandidatëve të listuar në tri vendet e para nga KED. Pa asnjë përjashtim në raste dhe pa asnjë dallim mes organeve të emërtesës, përfshirë Presidentin, Kushtetuta nuk i njeh asnjërit prej tyre “lirinë” për të emëruar përtej tri emrave të parë të renditur nga KED, e cila në thelb do të përbënte uzurpimin e kompetencës unike kushtetuese të renditjes së kandidatëve nga KED, i cili është organ kushtetues.

LEXO EDHE:  Festa e Flamurit/ Meta: Dita më e ndritur e historisë së kombit

Një nga motivet për të cilat me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 u sanksionua në Kushtetutë kjo procedurë dhe ndarje kompetencash kushtetuese, ishte edhe heqja nga duart, interesat dhe humoret politike apo të çfarëdo natyre të institucioneve e mëparshme të emërtesës, pra nga Presidenti dhe Kuvendi, të lirisë për të përzgjedhur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas qasjeve të tyre individuale apo të grupimeve të ndryshme të interesit që i përbënin apo i lidhnin interesat me këto organe.

Pikërisht për këtë qëllim, duke pasur parasysh se si zgjidheshin gjyqtarët dhe se si bllokoheshin procedurat e emërimit sipas humoreve dhe interesave politike apo të natyrave të tjera, verifikimi i kandidatëve dhe renditja e tyre iu caktua një organi kushtetues të ri, të pavarur prej tyre dhe të përbërë vetëm nga gjyqtarë dhe prokurorë. Tashmë organet e emërtesës duhet të zgjedhin vetëm njërin prej tre kandidatëve të renditur në tri vendet e para nga KED. Madje këto organe duhet ta ushtrojnë këtë kompetencë brenda 30 ditëve, i cili, si afat prekliziv, nuk mund të zgjatet përtej këtij afati. Nëse nuk e ushtrojnë kompetencën në këtë afat, kandidati i renditur i pari është gjyqtari i zgjedhur/emëruar. Kjo nuk është më çështje interpretimi, por e përcaktimit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës. Askush, nuk mund të shmanget nga respektimi dhe zbatimi i normave kushtetuese dhe i ligjeve të nxjerra në pajtim me të, pra edhe nga zbatimi procedurave dhe afateve të posaçme të ligjit të posaçëm, sikurse janë edhe nenet 7/b, 7/c dhe 7/ç të ligjit nr.8577/2000 .

Përvec kesaj, vlen të kujtohet se organet e emërtesës, Presidenti dhe Kuvendi, e zbatuan drejt Kushtetutën kur, për secilën vakancë, sipas radhës që përcaktojnë normat e saj, i hapen procedurat e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave, me qëllim që të identifikoheshin se cilët kandidatë konkurrojnë dhe për cilat vakanca, duke identifikuar kështu edhe organin përkatës të emertesës.

Sic kërkohet nga ligji, pasi u pranuan aplikimet, KED filloi punën për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve. Për shkak të rrethanave të veçanta në të cilat gjendet Shqipëria,si rrjedhojë e zbatimit të reformës në drejtësi, rezultoi që të kishte të njëjtët kandidatë për disa vakanca. Kushtetuta dhe ligji nuk e ndalon ushtrimin e kësaj të drejte. Për rrjedhojë, duke qenë se listat e kandidatëve i sjellin vetë organet e emërtesës, duke qenë se në to gjendeshin kandidatë njëkohësisht të kandiduar në disa lista, si edhe duke qenë se ligji zbatohet më mënyrë të barabartë dhe për të gjithë, si në procedurën e verifikimit, ashtu edhe në atë të vlerësimit e të renditjes që bazohet vetëm në aftësitë dhe meritat, në përfundim të procedurave të ndjekura, rezultoi që në Listat e Renditjes së kandidatëve të ketë përsëritje të listimit të tyre për secilën vakancë.

Gjithsesi, me apo pa respektim të afatit të 30 ditor, edhe ky i detyrueshëm, asnjë organ emërtese, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, nuk mund ti shmangen leximit dhe urdhërimit të drejtpërdrejtë të Kushtetutës, e cila, në nenin 125 pika 1 dhe nenin 149/d pika 1, përcaktojnë shprehimisht, pa i njohur askujt privilegjin ti shmangë ato, sa vijon:

Neni 125

  1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit⁹

Neni 149/d

  1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartëtë Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati.

Përfundimisht, nëse i referohemi ligjit, në respekt të nenit 125 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 7/b të ligjit nr. 8577/2000 (i ndryshuar), që kanë sanksionuar se “Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.”, në rastin kur organi i emërtesës nuk arrin të zgjedhë apo nuk e ushtron të drejtën e zgjedhjes brenda këtij afati, atëherë vendimi i KED për listën e renditjes së kandidatëve ka efekt rë menjëhershëm ex legge, të njëjtë me dekretin e Presidentit, vendimin e Kuvendit apo vendimin e Gjykatës së Lartë për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. E njëjta vlerë dhe efekt duhetti njihet edheVendimit me nr. 132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku kandidatja e renditur e para në Listën Përfundimtare, Znj. Arta Vorpsi, konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ardian Dvorani

Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Viktor

    14 Nentor, 2019 at 11:07 am

    Ky mafjozi prokuror komunist i Agaces.
    Bashk me meten me burg.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lekundje te forta termeti ne Durres e Tirane

Publikuar

-

Nga

Nje termet i shkalles 4.5 rihter ka goditur Durresin dhe Tiranen sot pas mesnate.

Termeti ka ngjallur panik tek banoret.

Ne Shqiperi vazhdojne lekundjet e termeteve qe pas goditjes 6.4 balle ne 26 nentor qe shkaktoi 51 te vdekur, mijera te plagosur e te pastrehe.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Veliaj zbaton urdhrin e Ramës/ Ja si justifikohet për lyerjen e shkallëve të pallatit

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme për urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që Veliaj të zgjohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe të lyente shkallët e pallatit, të cilat ishin shkarravitur.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Veliaj nuk kishte si t’i shmangej pyetjes së fëmijëve për lyerjen e murit, gjatë një loje.

“A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?”, e pyeti një fëmijë, ndërsa Veliaj tregoi se në fakt nuk e ka bërë këtë gjë.

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Rama nga Dhërmiu: Prishja me Metën? Ëndërr vere. Qeveri PS-PD? Pretty Woman me Lulin e Kaçin

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Rama nga Dhërmiu: Prishja me Metën? Ëndërr vere. Qeveri PS-PD? Pretty Woman me Lulin e Kaçin

Kryebashkiaku i Tiranës iu shmang urdhrit të Ramës dhe ia hodhi përgjegjësinë administratorit të pallatit.

“Në fakt xhaxhi Edi po ai thonte atij djalit që është administrator, i cili jo vetëm i ziu që e lyu murin, por e lyu jo në 4:00 të mëngjesit, por menjëherë sapo mbaruam muhabetin aty”, tha ai, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, pasi kreu i qeverisë urdhëroi publikisht Veliajn të lyente murin vetë ai personalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VOA/ Largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Këto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës. Studiues, por edhe përfaqësues të Institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në Shqipëri, vlerësojnë se drejtësia dhe institucionet shtetërore duhet të mbrojnë nga kërcënimet njerëzit që merren me aktivitetet e kohës

Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa dha doreheqjen dhe kërkoi azil politik në një vend europian. Drejtorja e Autoritetit të Dosjve të ish Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, tha se ishte e keqardhur që një koleg, një drejtues i një institucioni publik, një intelektual i botuar, një shkrimtar ndodhej në një pozitë kaq të vështirë sa për të lëndë vendin.

“Bindja ime ,tha Zonja Sula, është që nuk ka asnjë person të këtij kalibri, të këtij pozicioni në shoqëri që pati Agroni, që të vendosi për konfort të largohet, natyrisht e ka shtyrë një hall i madh. Jam koshiente që temat që ne hapim përditë janë tema të vështira që ngjallin debat dhe debati është shumë i mirëpritur për sa kohë zhvillohet në terma njerëzore, akademike dhe në mënyrë civile”.

Zonja Sula tha se ajo që kishte vënë re me shqetësim ishte që ky debat i gjatë shpesh i ka kaluar tonet e nje debati civil.

Eshte përfshirë nga steriotipizime, fyerje, ka pasur shkelje të etikës, ka pasur denigrime kundër personit, sulme kundër dinjitetit, moralit. Kam pritur që institucionet të reagonin. Sulmet kanë ardhur qoftë nga persona me kalibër te ulët që kanë qenë anonimë, por ka pasur për fat të keq edhe nga njerëz me pushtet politik, ne akademi, sidomos nga anëtarë parlamenti nga të cilët pritet qe ata dhe vetë Parlamenti të zbatojnë Rezolutat që janë miratuar.

Zonja Sula thotë se edhe vetë personalisht ka pasur sulme dhe i ka kanalizuar ato në rrugët e drejtësisë. Sipas saj cdo veprimtar i kujtesës që ndihet i kërcënuar e ka për detyrë të përdorë kanalet e drejtësisë.

“E kam vënë re se sa herë nga kategoria e veprimtarëve ka kërcënime, vetë të përndjekurit politikë ndihen keq. Për ata që janë familjarë me instrumentet e të drejtave të njeriut, ata kanë të drejta kolektive, janë të mbrojtur nga intimidimi. Është e pafalshme që anëtarët e parlamentit të krijojnë këtë sens, përkundrazi duhet të ishin kokëulur që shumë pak është bërë për të përndjekurit, për rishqyrtimin e historisë, për të parë në mënyrë kritike atë periudhë të errët e cila dihet që është diktatura. “

Zonja Sula iu drejtua me një thirrje edhe organeve të drejtësisë prokurorisë dhe gjykatës por edhe organet mbikqyrëse të drejtësisë së re.

“Janë krijuar institucione të rëndësishme, me personelin e drejtësisë më të të besueshëm, ato duhet patjetër të shikojnë cfarë nuk funksionoi, si ka mundësi që një nëpunës shtetëror të ndihet i kërcënuar dhe të sigurojë që organet e drejtësisë janë të paanshme, jo vetëm kaq, por mbrojnë viktimat e komunizmit, janë kundra mohimit të krimeve të komunizmit, dhe të shikojnë nga vetja , a janë ata të distancuar nga Sigurimi i Shtetit, a ka akoma anëtarë aty, që akoma bëhen pengesë për drejtësinë tonë, a ka aty njerëz të lidhur me Sigurimin që akoma bëhen pengesë për ti vënë në vend padrejtësitë që janë bërë. Une vetë kam dijeni, edhe prej disa personave që vijnë këtu, shoqatave të të drejtave të njeriut, shoqatat e të përndjekurve politikë dhe vetë edhe ne si institucion kemi bërë raporte në prokurori për gjetjet që na kanë raportuar njerëzit, psh për varret humbura te Tepelenës, nuk ka ndodhur asgjë, nje qytetar italian që kërkon eshtrat e të jatit, nuk ka ndodhur asgjë. Duhet patjetër prokuroria sot, ashtu si është e kujdeshme që të bëjë hetim kundrejt krimit të organizuar, kundrejt praktikave korruptive, duhet patjetër të shikojë me seriozitet edhe shkëputjen e lidhjeve me Sigurimin e Shtetit dhe adresimin me seriozitet të përpjekjeve të njerëzve për tu ndjerë se drejtësia është vënë në vend në këtë vënd.

Ndërsa shkrimtari dhe publicisti Besnik Mustafaj tha se Agron Tufa ishte në vendin e tij si Drejtori i Institutit të Studimit Krimeve të Komunizmit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme, një punë që përfshihet me zbulimin e dokumenteve ,me botimin e tyre qoftw nw trashëgiminw e ish tw përndjekurve politikw dhe në përhapjen e saj, qw kjo e vërtetë të shkojë tek publiku shqiptar dhe sidomos tek të rinjtë.

“Unë besoj tha zoti Mustafaj se përcaktimin më qartë, më domenthënës, e bëri poeti Bardhyl Londo që e quajti “tërmet të dytë” largimin e Agron Tufës, i cili është “de fakto” azilant politik pavarësisht cilën rrugë do ndjekin dokumentet e tij në administratën zviceriane. Agron Tufa është një nga shkrimtarët më të spikatur të letërsisë së sotme shqipe me një vepër të gjerë të shkruar në prozë, poezi, ese, përkthime letrare. Po ashtu Agron Tufa është një profesor universiteti shumë i dashur për ish studentët dhe studentët e tij dhe një nga veprimtarët më të jashtëzakonshëm që ka pasur realiteti shqiptar për këto vite lidhur me memorien, atë që gjermano francezët e kanë quajtur rishkrimi historisë, pra zbulimi së vërtetës si një pro çes purifikimi për shoqërinë shqiptare, e kam fjalën për të vërtetën e masakrave, diktaturës dhe regjimit komunist.

Zoti Mustafaj thotë se zbraztësia që le zoti Tufa me largimin e tij nuk është ajo si shkrimtar por si veprimtar i memories.

LEXO EDHE:  Krimi që fsheh Ilir Meta

LEXO EDHE:  Video/Ndocaj: I lutem zotit të plotësoj dëshirën e Metës dhe shqiptarëve

“Unë besoj se Bardhyl Londo nuk ka pasur parasysh shkrimtarin kur përmend tërmetin sepse shkrimtari Agron Tufa do vazhdojë të jetë tek ne. Ai ka ikur në një moshë me Ernest Koliqin që kishte po të njëjtat arsye, edhe Ismail Kadare kur është larguar në Francë për të njëjtat arsye kishte. Sidomos vitin e fundit Agron Tufa u përball me sulme nga një kontigjent jo i vogël enveristësh që janë horizontalisht dhe vertikalisht në shoqërinë shqiptare. “E kam menduar disa herë sidomos këto ditë por edhe gjatë këtij viti nëse ne bëmë sa duhet për ta mbështetur Agron Tufen në këtë valë kërcënimesh. Personalisht kam bërë një postim në facebook ku them “unë jam Agron Tufa” në kuptimin për tu identifikuar me të ,me pozicionin e tij. Por ky nuk ka qenë një debat intelektual në mënyrë që ne të përfshihemi si intelektualë por kjo ka qenë një fushatë kërcënimesh. Atëherë duke qenë kërcënime përgjegjësine e vetme jo vetëm për Agron Tufën që ishte personalitet i administratës së votuar nga Parlamenti por cdo qytear shqiptar e ka detyrë ta mbrojë Ministria e Brendshme.

Zoti Mustafaj tha se Agroni tentoi të gjitha mundësitë ,drejtësinë ,prokuroinë, policinë ,të gjitha hapësirat ligjore për të mos e hedhur këtë hap që hodhi.

Në fund të fundit , ai ishte një familjar,babai i pesë fëmijëve dhe nuk mund të rrezikonte jetën e fëmijëve kështu sic erdhën punët. Sigurisht nuk jam i gëzuar pë atë që ka ndodhur, që Agron Tufa ka ikur, por jam mirëkuptues për hapin e tij,tha zoti Mustafaj.

Një nga polemikat e Agron Tufës ishte me Fatos Tarifën, Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Duke folur për “Zërin e Amerikës” zoti Tarifa thotë se konflikti i tij me zotin Tufa kishte nisur për një çështje me rëndësi parimore sic është mbrojtja e vlerave antifashiste dhe nacional-clirimtare të popullit shqiptar. “Ka qenë një debat intelektual të themi më mirë”, tha zoti Tarifa. Sipas tij një varg kritikash që i janë bërë zotit Tufa kanë qenë se ai e kapërceu limitin kohor që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit kishte për detyrë.

Periudha e Luftës Nacional Clirimtare nuk duhej ngatërruar me periudhën cfarë ndodhi pas vitit 1945 në Shqipëri dhe prandaj nuk ishte një periudhë që ky person apo Instituti qe ia drejtonte do duhej te merrej. Kjo shpjegon që shumë nga njerëzit intelektualë të këtij vendi që kanë mbrojtur vlerat e luftës kundërshtuan pikërisht këtë aktivitet që drejtohej nga Tufa, krijoi shumë kaos dhe për çarje ne radhët e qytetareve shqiptarë.”

Ndërsa Kryetari i Brodit Drejtues të Intitutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Uran Butka tha se e kishte pritur me shqetësim largimin e drejtorit egzekutiv Agron Tufa.

“Por kjo ka shkaqet e veta,tha ai. U bë më se nëntë muaj, që nga prilli i këtij viti që vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj drejtorit egzekutiv për shkak të detyrës. Instituti e ka krye më së miri detyrën e tij, si hulumtimin dhe publikimet, një punë që është vlerësuar edhe nga Parlamenti dhe nga institucionet homologe. Instituti i ka përmbushur më së miri detyrimet ligjore dhe në gjithë mbarëvajtjen e tij ekonomike dhe financiare. Edhe raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerëson menaxhimin nën drejtimin e zotit Tufa”.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Nebil Cika tha se sulmet ndaj Agron Tufës kanë qenë të paprincipta.

“Ka pasur një periudhë shumë të vështirë, sulme të papara, nga njerëz me shumë pushtet dhe njerëz që në kohën e diktaturës komuniste kanë treguar që mund të bëjnë keq;kanë dënuar njerëz me vdekje, kanë vrarë, kanë torturuar ,kanë burgosur.”,tha zoti Cika.

Platforma Evropiane e Kujtesës dhe e Ndërgjegjes shprehur shqetësimin e kësaj organizate ndaj sigurisë së zotit Tufa. Në Shqipëri e shkuara komuniste vijon herë pas here te shoqërohet nga debate të ashpra ndërkohë qe analistët vlerësojnë se vendi ende ka shumë për të bërë për të hedhur dritë mbi krimet e diktaturës dhe personave përgjegjës dhe per t`u dhënë dinjitetin viktimave te pafajshme/VOA

 

 

LEXO TE PLOTE