Connect with Us

Dokumenti- Firma e akuzuar/ Qeveria i jep 4 miliardë lekë tender kompanisë “Fusha”

Politikë

Dokumenti- Firma e akuzuar/ Qeveria i jep 4 miliardë lekë tender kompanisë “Fusha”

Publikuar

-

Kompania “Fusha” shpk është shpallur fituese e tenderit për ndërtimin e vazhdimit të Shëtitores së Vlorës – Segmenti Jugor nga Fushat e Sportit deri tek Tuneli.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit, mes disa pjesëmarrësve  ishin çmimi më i ulët pra oferta ekonomikisht më e favorshme .

Fondi shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fiuese kompaninë “Fusha” shpk, oferta e të cilës nuk ishte më e ulta mes të gjithë pjesëmarrësve.

Oferta e “Fusha” shpk kap vlerën 385,173,305 lekë pa tvsh.

Ndërkohë  bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Curri” & “Xhengo” kanë ofruar vlerën 357,409,750.18 lekë pa tvsh, një vlerë më e ulët sesa ajo e “Fusha”, shpk.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka skualifikuar nga gara kompaninë Curri” & “Xhengo” për mospërmbushje “përvoje për kontrata të ngjashme” dhe “mungesë licencash”.

Njësoj, për “mosplotësim kushtesh” dhe “mungesë përvoje për punë të ngjashme”, u përjashtuan nga tenderi edhe 4 ofertat e tjera: Salillari (413,043,174 lekë) Gjikuria (452,919,604,18 lekë); Be-IS & Vëllezërit Hysa & 2T(426,718,645,00 lekë); Gener 2(435,805, 645,00 lekë).

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Rama i përgjigjet “dhëmb për dhëmbë”  Bashës

Kompania Fusha është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tendera nga bashkia e Tiranës, plot 43 të tillë që kur drejtimin e Bashkisë së Tiranës e ka marrë Erion Veliaj, që nga ndërtimi i sheshit Skënderbej, pastrimin e pjesës perëndimore të kryeqytetit, urës së Menikut etj.

Kujtojmë këtu se kompania “Fusha” Shpk ka fituar edhe tenderin e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’ me një fond prej rreth 6.1 milionë eurosh.

Kontrata mes bashkisë dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 26 qershor dhe përfshin rehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ‘Skënderbej’ dhe përfundon te busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni u trenit.

Kujtojmë këtu se kompania Fusha SHPK u vu në qendër të akuzave, pasi sipas kryebashkiakut Veliaj, është kompania që u vetëofrua edhe për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, për të marrë në këmbim truallin e tij ku ishin parashikuar të ndërtoheshin disa kulla./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Turqi, takim me Erdoganin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi ku po zhvillon një takim me presidentin turk, Recep Tayp Erdogan.

Rama ndodhet në Turqi për konferencën e investitorëve në Stamboll.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet me investitorë myslimanë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar në rrjetet sociale video nga momenti i pritjes  nga presidenti Erdogan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lekundje te forta termeti ne Durres e Tirane

Publikuar

-

Nga

Nje termet i shkalles 4.5 rihter ka goditur Durresin dhe Tiranen sot pas mesnate.

Termeti ka ngjallur panik tek banoret.

Ne Shqiperi vazhdojne lekundjet e termeteve qe pas goditjes 6.4 balle ne 26 nentor qe shkaktoi 51 te vdekur, mijera te plagosur e te pastrehe.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Veliaj zbaton urdhrin e Ramës/ Ja si justifikohet për lyerjen e shkallëve të pallatit

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme për urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që Veliaj të zgjohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe të lyente shkallët e pallatit, të cilat ishin shkarravitur.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Veliaj nuk kishte si t’i shmangej pyetjes së fëmijëve për lyerjen e murit, gjatë një loje.

“A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?”, e pyeti një fëmijë, ndërsa Veliaj tregoi se në fakt nuk e ka bërë këtë gjë.

LEXO EDHE:  “Flirte të fshehta mes Ramës dhe Bashës”/ Paralajmëron deputeti Gjoni

LEXO EDHE:  Letra e Baton Haxhiut/ “Rama flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës”

Kryebashkiaku i Tiranës iu shmang urdhrit të Ramës dhe ia hodhi përgjegjësinë administratorit të pallatit.

“Në fakt xhaxhi Edi po ai thonte atij djalit që është administrator, i cili jo vetëm i ziu që e lyu murin, por e lyu jo në 4:00 të mëngjesit, por menjëherë sapo mbaruam muhabetin aty”, tha ai, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, pasi kreu i qeverisë urdhëroi publikisht Veliajn të lyente murin vetë ai personalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE