Connect with Us

Dita Botërore e Diabetit/ Manastirliu nxjerr bilancin e personave të prekur në 2019

Sociale

Dita Botërore e Diabetit/ Manastirliu nxjerr bilancin e personave të prekur në 2019

Publikuar

-

Shtohen 4 mijë raste të reja në vit me diabet në Shqipëri. 14.5% e personave që kryen Kontrollin Mjekësor Bazë këtë vit kanë rezultuar pre-diabetikë. 78 mijë persona të prekur nga diabeti përfitojnë rimbursimin e barnave 100% falas.

“Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.5% janë identifikuar prediabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve”.

Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria financon 100% të gjithë terapinë e mjekimit për personat që vuajnë nga diabeti dhe bëri apel për kryerjen në kohë të kontrolleve periodike, për të parandaluar komplikacionet e kësaj sëmundjeje.

“Qeveria ka garantuar trajtimin e 78 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 15 milion dollarë në vit vetëm për rimbursimin e barnave për diabetikët. Personat me diabet përfitojnë falas 33 lloje barna që përbëjnë terapinë e plotë për këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se një lehtësi që i kursen çdo familje që ka një fëmijë apo të ri me diabet 1.2 milion lekë në vit, është rimbursimi i fishave të diabetit falas, Manastirliu tha se po vlerësohet mundësia për shtrirjen e mbulimit edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç.

“Pas fëmijëve 0-18 vjeç mundësuam fishat e diabetit falas edhe për studentët. Nga Janari 2019 janë shpërndarë 346 mijë fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, ndërsa po vlerësojmë mundësinë për ta shtrirë mbulimin me fisha edhe për pensionistët”, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se lehtësimi i procedurës për personat diabetikë të cilët detyroheshin të vinin në QSUT për një konsulutë u ka kursyer atyre kohë duke e mundësuar atë afër vendbanimit.
“Nuk është më e nevojshme që pacientët nga rrethet të vijnë në QSUT, por konsultat po realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT dhe spitaleve rajonale, ku vetë pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim, pa patur nevojë të bëjë kilometra të tëra për të ardhur në Tiranë. Një tjetër lehtësirë është ofrimi i recetave 6 mujore për të gjithë diabetikët e stabilizuar”, tha ministrja.

LEXO EDHE:  Manastirliu në Shkodër/ Jep lajmin e mirë për të moshuarit

Në Shqipëri janë të diagonstikuar rreth 78 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4 mijë raste reja me diabet. Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si: sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave- deri në insuficiencë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Tek të sëmurët diabetikë rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti është shkaku i 7 i vdekjeve në Botë. Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në Botë sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ 40 objekte të pabanueshme në Vorë, vijon inspektimi

Publikuar

-

Nga

Në Bashkinë e Vorës, ka vijuar edhe sot puna për inspektimin e banesave të cilat u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Katër grupe inxhinierësh ndodhen në terren duke inspektuar ccdo godinë të dëmtuar.

Në përbërje të këtyre grupeve, krahas inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, janë edhe inxhinierë të ardhur nga Rumania.

Vora, Kodër-Vorë dhe Marqinet, janë zonat e para ku ka nisur ky proces, pasi janë edhe zonat që kanë numrin më të madh të godinave.

LEXO EDHE:  Laboratorët, 3-fishohen analizat falas në spitalet publike

LEXO EDHE:  PD çon në Prokurori 3 prova kundër Ramës dhe dy ministreve të tij

Deri më tani janë inspektuar rreth 90 godina, nga të cilat 18 prej tyre janë godina arsimore. 40 objekte janë shpallur të pabanueshme, pas vlerësimeve të bëra nga ana e inxhinierëve, si dhe dy shkolla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Informohu shpejt dhe thjesht/ Dy aplikacionet e lajmeve në telefonin tuaj

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë e një navigimi më të shpejtë dhe praktik në internet, për t’u informuar në kohë reale mbi të rejat më të fundit.
Në vend që të shkoni ju tek informacioni duke kërkuar nëpër browser-a, tani mund të vijë informacioni tek ju!

Falë dy aplikacioneve të reja që mund të shkarkoni në celularin tuaj IOS dhe Android, CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë për të kursyer kohë e megjithatë, për t’u informuar i pari mbi vendin, botën, rajonin, sportin, show bizz-in si edhe për të pasuruar njohuritë juaja me anë të blogut tonë.
Nëse keni një telefon Android, për të regjistruar aplikacionin e CNA.al, klikoni linkun:

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Shërbim shëndetësor për 9,500 banorë

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Shërbim shëndetësor për 9,500 banorë

https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna.

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun:

https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al operon prej disa vitesh në tregun mediatik shqiptar, duke sjellë për ju një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional, të paanshëm dhe të saktë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kënga Magjike/ Pse Eneda Tarifa fitoi mbi Fifin

Publikuar

-

Nga

Dje në mbrëmje Kënga Magjike mbylli siparin e saj të sezonit të vitit 2019. Pati një garë të hershme midis disa këngëve të preferuara ku në finale dy kryesoret ishin Fifi me “Marova” dhe Eneda Tarifa me ma zgjat dorën. Këngëtarët në fakt votuan për Eneda Tarifën, ashtu siç votoi dhe juria por publiku votoi këngën e Fifit.

CNA.al kontaktoi me një nga anëtarët e jurisë dhe me zyrtarë dhe organizatorë të këtij eventi për të marrë një sqarim të plotë, pse Eneda ishte zgjedhur nga juria apo pse u rrëzua Fifi kur ndërkohë opinioni publik e kishte votuar atë dhe kishte një mbështetje të madhe në sallë.

Burime për CNA.al thanë se vlerësimi ka ardhur pasi është parë në detaj çdo këngë. Është parë jo vetëm performanca, mesazhi i këngës, mënyra e artikulimit , teksti, gjuha , pra një këngë shihet në kompleks, nuk mjaftojnë vetëm duartrokitjet emocionale të disa personave dhe tifozëve të njërës apo tjetrës palë që mund të jenë më të zjarrtë. Edhe burimi saktësoi se mesazhi i këngës së Eneda Tarifës ishte më i fortë, e dyta gjuha shqipe e kënduar nga Eneda ishte edhe më e pastër dhe votimi i jurisë ishte i njëjtë me votimin e këngëtarëve.

LEXO EDHE:  Shqipëri-Kosovë, shkëmbim të mjekëve mes dy vendeve

LEXO EDHE:  Kafja e gjelbër e mban diabetin nën kontroll

Por po të shohim edhe votimin e opinionit publik diferenca midis të dyjave ishte mjaft e ngushtë dhe në finale Eneda shpallej fituese edhe po të shikoje dy votimet, pra juria dhe këngëtarët, opinioni publik më pas është një votim i cili thuajse i nxorri të barabarta. Ndërsa një nga organizatorët i tha CNA.al se mbështetja në sallë ndaj Fifit duket se ishin ca të rinj të sjellë në sallë prej saj disa mbështetës dhe fansa të saj të cilët bërtitnin dhe ulërinin pasi ishin të sigurt se ajo do të fitonte por po të dëgjosh këngën për të disatën herë të Enedës mesazhin e saj përcjellës mënyrën e të kënduarit, gjuhën që përdor është më e thellë më e pastër dhe vërtetë një këngë fituese ashtu siç e ka për dinjitetin e Këngës Magjike.

Në fakt edhe kënga e Fifit është kthyer në një hit per rininë shqiptare dhe duket që do të mbështetet gjithmonë por në festival një është fitues, ka dhe vend të dytë ka dhe vend të tretë, gara e hershme tregoi dhe se muzika shqiptare po ngrihet në një nivel tjetër por dhe vlerësimet po bëhen edhe më profesionale dhe më të hapura./CNA.al

LEXO TE PLOTE