Connect with Us

Diplomati gjerman Peter Beyer zgjidhet raportues i BE për Kosovën

Kosova & Rajoni

Diplomati gjerman Peter Beyer zgjidhet raportues i BE për Kosovën

Publikuar

-

Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njohësve më të mirë gjermanë të zhvillimeve në Ballkan, në përgjithësi, dhe Kosovë, në veçanti, ka fituar garën për raportues të Këshillin e Evropës për Kosovën, me një rezultat të bindshëm.

Sikurse raporton media gjermane “DW”Beyer ka fituar në votimin e sotshëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 33 vota, ndërsa Kondratyev ka marrë vetëm gjashtë vota. Vendimi i sotëm duhet të kalojë edhe nëpër instanca të tjera të Këshillit, por votimi i sotëm konsiderohet si më i rëndësishmi.

Nominimi nga delegacioni rus i përfaqësuesit të tyre Aleksey Kondratjev, ka shkaktuar reagime shumë të ashpra në shumë qarqe. Në veçanti kundër janë shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës Pacolli dhe mbi 40 organizata të ndryshme shqiptare, për shkak të qëndrimeve të Kondratjev kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që kandidati gjerman Peter Beyer, ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë dhe konsiderohet si një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkan. Ai ka kërkuar shpesh arritjen me dialog të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në garën për raportues të Këshilit të Evropës për Kosovën ishte edhe diplomati rus Aleksey Kondratyev, i cili humbi bindshëm këtë garë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rifillojnë bisedimet Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së

Publikuar

-

Nga

Rifillojnë bisedimet Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte planifikuar që të uleshin përballë njeri tjetrit në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, takimi fizik u shty për më vonë, ndërsa të dy udhëheqësit po diskutojnë nëpërmjet një video konference të organizuar nga Bashkimi Evropian.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha para fillimit të takimit se bisedimet synojnë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

“Një marrëveshje e tillë është thelbësore për të ardhmen më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, është thelbësore për të ardhmen e tyre evropiane, për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Por, tërë kjo është po ashtu thelbësore për Bashkimin Evropian”, tha ai, duke theksuar se nuk është një punë e lehtë por është emergjente që të punohet për paqen e përparimin për hir të së ardhmes së përbashkët.

“Kjo detyrë kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit”, tha zoti Borrell.

Dy ditë më parë, Kosova dhe Serbia diskutuan në një video konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe aty u pajtuan për rifillimin e bisedimeve por nuk pajtuan në asnjë pikë për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Kryeministri i Kosovës, tha gjatë asaj konference se suksesi i procesit të normalizimit duhet të mbështetet në parimet se “tërësia tokësore e Kosovës është e pa negociueshme, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe marrëveshja duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Ai tha se Kosova synon “një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes me Serbinë që duhet të çojë në njohje të ndërsjellë”. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të sigurojë njohjen nga pesë vendet anëtare që nuk e njohin Kosovën. Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, tha ai.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që janë: ruajtja e tërësisë tokësore dhe kushtetuese të Kosovës, njohja e ndërsjellë dhe jo modelin e dy Gjermanive, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe që shtetet tjera ta pranojnë Kosovën, e pastaj do të merren me çështjet e të zhdukurve dhe dëmet e luftës”, tha ai, duke i cilësuar si maksimaliste kërkesat e Prishtinës, ndërsa theksoi siç tha gatishmërinë e Beogradit për të hedhur hapa të vegjël.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti “takohen” në distancë

Publikuar

-

Nga

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti "takohen" në distancë

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka publikuar axhendën e plotë të takimit që mbahet këtë të diel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE