LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denar Biba sqaron keqkuptimin!

14 Nëntor 2019, 16:14, Politikë CNA
Denar Biba sqaron keqkuptimin!

Arta Vorpsi me sa duket nuk e ka bërë betimin te noteri. Ajo thjesht i ka nisur një letër Metës, ku me sa duket i deklaron që pranon të shkojë gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Dhe si profesioniste, ja ka nisur letrën me firmë të noterizuar.

Statusi i Denar Bibës duket se sqaron gjithcka.

?Padrejtësisht, një profesioniste serioze si Arta Vorpsi këto ditë është gjetur në qendër të një situatë që vetëm serioze nuk mund të quhet.

Ajo e di shumë më mirë se shumë të tjerë se si është procedura që Kushtetuta urdhëron për betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artës, i vetëdijshëm, është thjesht shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi të bëjmë me betimin si anëtare e ardhshme e GjK, por besoj me një deklaratë që tregon përgjegjësinë e Arta Vorpsit në këto rrethana.

Sepse Arta që njoh unë, përpara se gjithash, e ka marrëdhënien me emrin e saj të mirë!? shkruan Biba.

Nuk dihet se si do shkojë fati i të vetmes kandidaturë që nga ata që i njihnin të treja, përflitej se ishte me e sakta, por edhe pa nisur punën si gjyqtare, Arta Vorpsi duhet të pranojmë që shkaktoi mjaft humor mëngjesin e sotëm.

Duke qenë Arta Vorpsi “më e mira nga kandidaturat”, nuk duam të përfytyrojmë nivelin e humorit që do përjetojmë nga kandidaturat e tjera pasi të ulen në karriket kushtetuese./CNA.al

Lajmet e fundit nga