Connect with Us

Basha kthehet pesë vite pas dhe pranon dështimin

Opinione

Basha kthehet pesë vite pas dhe pranon dështimin

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij “Shpresë për Shqipërinë” paraditen e sotme është ndalur në Sarandë, ku ka zhvilluar një takim me operatorët turistik.

Basha gjatë fjalës së tij ndër të tjera tha se  do të kërkojë në Reformë të re Administrative.

“Si kryetar i Partisë Demokratike sot dhe nesër me votën e shqiptarëve me përgjegjësitë e qeverisjes do të jetë prioritet rishqyrtimi i rindarjes administrative, i cili do të bazohet tek opinioni i komunitetit. Jo vetëm në llogaritë partiake, të miat apo të Partisë Demokratike, por do të pyeteni ju dhe do të vendosim së bashku ndarjen më të mirë, duke ndjekur praktikat më të mira europiane.”-tha Basha.

Pra, Lulzim Basha është kthyer jo pak, por pesë vite pas.

Në atë kohë, ai refuzoi të merrte pjesë në proçesin e Reformës Administrative dhe nuk nxori asnjë projekt. Thjeshtë refuzoi të bëhej pjesë e proçesit që u drejtua nga Bashkim Fino dhe ish-ministri i Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.

Dolën disa variante, disa projekte dhe në finale u la projekti me 61 bashki. Kritikët e Lulzim Bashës në atë kohë thanë se ai  e ka gabim mospjesëmarrjen në proçes sepse ndarja  administrative do të ndikonte elektoralisht.

Në atë kohë Basha e mohoi dhe tha nuk bëhemi pjesë, ndërsa sot rikthehet pas pesë vitesh atje ku e nisi.

Pra, kërkon të ribëjë ndarjen administrative, kërkon më shumë decentralizim, më shumë bashki.

LEXO EDHE:  Kujt ti besoj Lulit apo Bashës?!

Ndërkohë nga ana tjetër përballë qëndron Edi Rama i cili i ka kërkuar të diskutohet reforma, por për më pak bashki akoma.

Lulzim Basha thotë se duhet parë Reforma Administrative. Pa diskutim që duhet parë, por çfarë bëri Luli pesë vite?

Pse nuk u bë pjesë e proçesit?

Pse u kujtua tani të rishikojë Reformën Administrative?

A mundet që demokratët dhe shqiptarët të durojnë pa ndalim gafat e Lulit, i cili ka gjashtë vite në krye të opozitës dhe ka bërë vetëm skandale dhe gafa.

Që nga mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, djegia e mandateve, pazaret me Ramën në 2017 që çuan PD-në në humbje katastrofale, humbja e turpshme në zgjedhjet vendore të 2015-ës, mospjesëmarrja në Reformën Administrative, mospjesëmarrja në Reformën në Drejtësi apo edhe Dekriminalizimi i cunguar, për të cilin do të marrë meritat por që ky nuk është proçes i filluar prej tij

Dhe sot jemi përballë këtij fakti. Sërish pranon dështimin dhe kërkon të rikthejë pesë vite pas shqiptarët dhe demokratët sepse Luli në atë kohë po flinte gjumë.

Tani këto kohë është zgjuar, ka marrë një bllok në dorë dhe ka filluar të shëtisë qyteteve të Shqipërisë, por të shohim sesa do të durojë pa gjumë, sepse koha e ka treguar se lodhet shpejt, edhe pse fle gjumë shumë dhe ngrihet vonë./ CNA.al

Basha kërkon Reformë të re Administrative

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Olsian Çela bën betimin para Kuvendit

Publikuar

-

Nga

Pas votimit nga Parlamenti,  Olsian Çela ka bërë dhe betimin duke marrë kështu zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit.

Kujtojmë që në garën për kryeprokuror, Çela u votua me 101 vota pro, duke rrëzuar dy kandidatët e tjerë, Arta Marku e cila mori vetëm 11 vota pro, dhe Fatjona Memçaj me 8 vota pro. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Hajdari e revoltuar/ Jemi në gjendje fatkeqësie, të bëhet anulimi i kontratave koncensionare

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari nuk i ka kursyer kritikat në adresë të qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatës nga tërmeti, ndërsa e vuri theksin në rishikimin e buxhetit të vitit 2020.

Sipas Hajdarit, qeveria nuk mund ta anashkalojë transparencën këtë herë, ndërsa bëri thirrje dhe për anulimin e kontratave koncensionare.

“Buxheti duhet të rishikohet. Inspektimi i ndërtesave të zbatohet e mos lejohet shembja pa u bërë hetimi i plotë për çdo ndërtesë. Rindërtimi të nisë sa më shpejt, që të fillojmë shërimin e kësaj plage shoqërore.

Duhen marrë masat për plotësimin e legjislacionit. Pasojat nuk përmbyllen në një ditë, ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë çdo kënd që është i prekur. Sot ka ende nevojë për ushqime, strehim, pavarësisht kontributeve, ndihma nuk ka ardhur në shërbim të barabartë për të prekurit. Ka ende kërkesa për strehim.

LEXO EDHE:  Shengeni ka filluar ndalimin e hyrjes së shqiptarëve

LEXO EDHE:  Del udhëzimi i Bashës për zgjedhjet në degët e PD-së

Kanë qenë kontributet vullnetare që kanë ardhur si ndihmë e parë. Ndihem e revoltuar dhe e shqetësuar, shumë familje nuk kanë ndihma, janë ende pa çadra.

Gjëja e parë që qytetarët kërkojnë është procesi i revlerësimit të banesave. I kërkojmë qeverisë të vë çdo kënd në dispozicion. Shembja është një akti kriminal, përbën provë materiale për hetime penale.

Kjo situatë s’mund të shkojë pa mbajtur përgjegjësi. Qeveria nuk mund të anashkalojë këtë transparencë këtë herë.

Meqë jemi në gjendje fatkeqësie, duhet të nisim nga anulimi i kontratave koncensionare. Të bëjmë çdo për t’ju gjendur pranë qytetarëve e të lemë metodat e vjetra të propagandës. Historia do marrë me vete abuzuesit e ata që do vjedhin. Nuk ka më kohë për fjalë por vetëm për vepra.’ u shpreh Hajdari në mbledhjen e komisionit parlamentarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Një “tërmet” që mund ta kishim evituar

Publikuar

-

Nga

Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmetet për t’u shkundur. Ato përgatiten t’i presin fatkeqësitë, duke u vetëlëkundur në çaste dhe në kohë normaliteti. Prandaj edhe nuk mbyten kurrë në një pikë ujë, kur tragjedia një ditë vjen.

Tek ne as që bëhet fjalë të ndodhë kjo, sepse nuk kemi asnjëherë kohë të mendojmë për të ardhmen, ngaqë jemi shumë të zënë për të mbyllur llogaritë e së tashmes. Të cilat gjithmonë dhe pa asnjë përjashtim firmosen sipas parimit “ai që ka topin, gjuan edhe penalltinë”.

Pikërisht për këtë arsye, një goditje tjetër që po kalojmë pas 26 nëntorit është gara e shpifur për klikime sot apo vota nesër mes atyre, të cilët më shumë se kushdo tjetër në këtë vend duhet të ulnin kokën e të kërkonin ndjesë. Qoftë duke heshtur apo edhe duke u lutur sinqerisht një herë të vetme në jetën e vet për viktimat e pafajshme të babëzisë, papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së tyre në gjithë këto vite.

LEXO EDHE:  Kujt ti besoj Lulit apo Bashës?!

LEXO EDHE:  Kujt ti besoj Lulit apo Bashës?!

E njërës palë, që po përpiqet më kot të na bindë se duhet t’i falemi Zotit për këtë qeveri, se ndryshe nuk do ta kishim përballuar dot të keqen, por edhe të tjerëve, që gati po na thonë se këtë tërmet e porositi vetë qeveria.

Këtë “tërmetin” e fundit, të paktën, mund ta kishim evituar…

LEXO TE PLOTE