LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha kërkon Reformë të re Administrative

14 Nëntor 2019, 12:15, Politikë CNA
Basha kërkon Reformë të re Administrative

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në Sarandë, në kuadër të turit të tij nëpër rrethe, ndër të tjera ka thënë se do të kërkojë një Reformë të re Administrative.

?Si kryetar i Partisë Demokratike sot dhe nesër me votën e shqiptarëve me përgjegjësitë e qeverisjes do të jetë prioritet rishqyrtimi i rindarjes administrative, i cili do të bazohet tek opinioni i komunitetit. Jo vetëm në llogaritë partiake, të miat apo të Partisë Demokratike, por do të pyeteni ju dhe do të vendosim së bashku ndarjen më të mirë, duke ndjekur praktikat më të mira europiane.?-tha Basha.

Më tej, ai shtoi se të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me institucionet qëndrore në nivel lokal.

Sipas Bashës, ?Pushteti duhet dekoncentruar dhe jo të përqëndrohet në një grusht njerëzish.

Kjo është mendësia e kësaj e këtij kryeministri, përqëndrimi i pushtetit, ekonomisë, institucioneve.

Ne besojmë të kundërtën, tek decentralizimi, ne besojmë se pushteti është më i dobishëm kur është më afër qytetarit.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga