Connect with Us

Balliu bën paralajmërimin e fortë/ Sot në darkë do shihni prova dhe dokumenta

Politikë

Balliu bën paralajmërimin e fortë/ Sot në darkë do shihni prova dhe dokumenta

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka bërë një paralajmërim të fortë nga Prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për akuzat si i pandehur.

Balliu tha se sot në darkë do të publikojë prova dhe dokumenta që sipas tij faktojnë se kush janë hajdutat e pronave.

“Sot në darkë do të shihni disa prova dhe dokumenta se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri. Sot në darkë, shumë shprejt do i shihni. Do jua tregoj unë”, tha Balliu para gazetarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blushi i Metës i përgjigjet Ramës/ Pse kaq frikë nga populli?

Publikuar

-

Nga

Blushi i Metës i përgjigjet Ramës/ Pse kaq frikë nga populli?

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se ndryshimet kushtetuese do bëhen me votë nga Kuvendi dhe jo me referendum, sikurse e kërkon kreu i shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi pyet Ramën, se pse ka frikë nga populli.

Sipas tij në Shqipëri janë zhvilluar dy referendume dhe në të dyja ka fituar populli.

LEXO EDHE:  OBSH paralajmëron valë të dytë të koronavirusit, nëse masat hiqen shpejt

LEXO EDHE:  Abuzimi seksual ndaj të miturës/ ASHDMF dhe AMA paralajmërojnë mediat: Respektoni ligjin

“Pse kaq frikë nga populli?
Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli.
Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli.
Sepse në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij.
Mos kini frikë nga populli!”-shkruan Blushi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama gënjeu sërish”/ PD: Ja faktet sesi ndryshimet e njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Lërini kërcënimet”/ PD i përgjigjet Ramës: Frikacak i tmerruar

Partia Demokratike vijon të deklarojë se ndryshimet kushtetuese që po bëhen nga Kuvendi, zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Në një deklaratë për mediat, ndërsa komentoi deklaratat e bëra sot nga kryeministri në parlament, sekretari i përgjithshëm i PD-së, gazment Bardhi tha se Rama sërish sot gënjeu.

“Edi Rama gënjeu prapë sot. Ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eleminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.

Faktet janë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës.

Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal.  Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.”-tha Bardhi.

Më tej, ai theksoi se është fare e qartë se ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë prej Edi Ramës e prish Marrëvëshjen e 5 Qershorit.

“Faktet janë në draftin e dakordësuar dhe të firmosur nga palët sipas kësaj marrëveshje.

Ky draft, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime, parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.

Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.”

LEXO EDHE:  Paralajmërojnë ekspertët/Mos përdorni fisha publike për karikim, ja çfarë i ndodh telefonit tuaj

LEXO EDHE:  Paralajmërojnë ekspertët/Mos përdorni fisha publike për karikim, ja çfarë i ndodh telefonit tuaj

Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, Edi Rama do që ta ndryshojë këtë dakordësi dhe të detyrojë partitë të garojnë siç do ai, me një listë të përbashkët dhe jo siç vetë ka dhënë dakordësinë në Marrëveshjen e 5 qershorit.

Një tjetër nen i dakordësuar në Marrëveshjen e 5 qershorit që zhbëhet nga ndryshimet kushtetuese të Edi Ramës është neni 36.

Aty thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

Faktet tregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dhe rotacioni i pashmangshëm.

Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Është koha që marrëveshja të miratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike. Kjo është e vetmja gjë që duhet çuar përpara nga Partia Socialiste, duke i qëndruar dokumentit që ka nënshkruar. Çdo akt tjetër tradhëton interesin kombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”-u shpreh Gazment Bardhi.

Sipas tij, nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.

“Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.”-deklaroi Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Referendum për koalicionet?/ Rama i përgjigjet Metës: Modeli ynë nuk gjendet askund

Publikuar

-

Nga

Referendum për koalicionet?/ Rama i përgjigjet Metës: Modeli ynë nuk gjendet akund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi që nëse duan të heqin koalicionet parazgjedhore, le ta bëjnë këtë me referendum popullor.

Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, shkruan se modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman.

Sa i takon deklaratës së Metës, se nuk duhet të shkojmë drejt modelit lindor, Rama thotë se modeli aktual i Shqipërisë nuk është askund, as në lindje dhe as në perëndim.

“Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!”-shkruan Rama.

LEXO EDHE:  “Biri i një komunisti të ndyrë”/ Çuni i Fahriut shfrenon gojën

LEXO EDHE:  “Biri i një komunisti të ndyrë”/ Çuni i Fahriut shfrenon gojën

Sa i takon hapjes së listave, Rama shkruan se “IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE