LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Zgjedhja e Besnik Muçit e gabuar"/ Klodiana Lala "godet" Ilir Metën

13 Nëntor 2019, 21:53, Opinione CNA
"Zgjedhja e Besnik Muçit e gabuar"/ Klodiana Lala

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar ngërçin për Gjykatën Kushtetuese përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve . Nga studio e emisionit ?Real Story?, ndërsa ka mbështetur deklaratën e Metës se ?Kushtetuta nuk i cakton afat Presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të tij?, Lala e ka kritikuar këtë të fundit, duke shtuar se zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  në këtë rast është  emergjente.

?Në momentin që vajtën listat tek Presidenti dhe Kuvendi, ligjit thotë që i takon radha Presidentit së pari, pastaj Parlamentit dhe së fundi Gjykatës së Lartë, që nuk është ngritur ende. Në lexim, germë për germë, të ligjit, Presidentit nuk i jepet afat. Referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës, Presidenti nuk mund ta shtyjë pafund çështjen. Në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve, pasi janë një sërë çështje që duhet t?i shqyrtojë kjo gjykatë. Në tentativë për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të pasur sa më shumë anëtarë, filluan lojën?, tha Lala.

Ndërkaq, referuar përzgjedhjes së anëtarit të parë të kushtetueses, Besnik Muçi, gazetarja ka vijuar me kritikat e saj duke u shprehur se Muçi nuk e ka kaluar akoma Ligjin e Vettingut.

?Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet?, u shpreh gazetarja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga