Connect with Us

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

Politikë

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

Publikuar

-

Nga Lorenc Vangjeli

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministri i vendit nuk do të kishte ndryshuar asgjë nga skenat dramatike të Astirit. Fadromat do të sulmonin ndërtimet e paligjshme në të gdhirë, banorët do të sulmonin policinë deri në të ngrysur, Elisa do të shpallte të vdekur një nga protestuesit për shkak të dhunës së policisë dhe Edi Rama do të shkonte të ngushëllonte të plagosurit në spital duke u betuar se kur të vinte në pushtet, do t’i dëmshpërblente një qind për qind banesat e prishura. Në mbrëmje, sipas linjës së orientimit vetjak, ndeshja do të transferohej në studio televizive, ku mbas luftëtarëve në rrugë, do të ndesheshin strategët në poltrona.

Mjafton vetëm një përmbysje e tillë e klepsidrës së kohës, për të kuptuar se Astiri është identikiti i përpiktë i Shqipërisë së sotme. Kaos i skajshëm. Hipokrizi kriminale. Arrogancë pa shpirt. Grabitje e plotë. Marrëzi totale. Një portret tragjikomik i produktit që po korret në Shqipërinë e pas tre dekadave pothuajpluralizëm: shartimi ideal mes padijes së thellë dhe karaktereve të liga që kanë bërë politikë në këtë vend.

Banorët e Astirit meritojnë gjithë simpatinë e mundshme të gjithë shqiptarëve; edhe të atyre që i kanë sharrë me libër shtëpie kur ju kanë vështirësuar jetën në trafikun absurd të Tiranës për një vit rresht. Eshtë tmerr të përfundosh në qiell të hapur në prag të dimrit. Të jesh i detyruar të lesh shtëpinë, por edhe biznesin e vogël që ushqen dhe të rinisësh një jetë në drejtim të panjohur. Kush nuk e ka provuar në shpinën dhe shtëpinë e tij, e ka të pamundur ta kuptojë ndjesinë e tmerrshme e afrimit të fadromave dhe shembjen e mureve të ngritur me gjak dhe tulla dhe të dekoruar me shpresa dhe kujtime. Dhembja është njerëzore edhe në rastin kur humb një send, të cilin e ke vjedhur dhe që nuk të përket. Rasti i banorëve të Astirit dhe shumë astirasve të tjerë në të gjithë Shqipërinë njëlloj si ta, vërteton pikërisht një gjë të tillë.

Por kjo ëhstë vetëm gjysma e të vërtetës dhe në të vërtetat e thëna përgjysëm, zakonisht qëndrojnë gënjeshtrat më të mëdha.

Duke nisur që nga gjysma e viteve 90-të, Shqipëria filloi të bëhet gjithmonë e më e vogël. Banorë nga gjithë skajet e Shqipërisë nisën të zhvendosen drejt Tiranës. Të ndërtojnë ku të mundin dhe si të mundin. Pa leje. Pa rregull. Pa arkitekturë. Në momentin kur të duhet të fusësh kokën brenda, nuk mendon gjatë sesi duhet të jetë muri, ngjyra apo forma. Nuk duhet të gjykosh se ku kalon kanali që derdh ujrat apo ku do të derdhesh nevojat fiziologjike. Rezultati final ishte prodhimi i fjetinave gjigante, i një serie të shëmtuara getosh, agresioni estetik i të cilave, sot është gjithsesi problemi më i vogël. Një lëmsh konfliktesh pronësie zuri fill në ato vite duke e futur vendin në një ngërç nga i cili ka shumë pak gjasa të dilet. Të gjithë ata që nga halli në fillim dhe nga makutëria në vijim, nisën të ndërtojnë pa leje duke denatyruar qytetet e shëmtuara të trashëguar nga komunizmi, i kanë bërë Shqipërisë atë që nuk ja ka bërë as pushtuesi më i lig.

LEXO EDHE:  Basha shprehet i vendosur/ “Nuk ka kompromis pa rrëzuar këtë sistem”

Të gjithë këta grabitës serialë nga Astiri dhe astiret e tjera, këta pushtues në paqe të vendit, e kanë bërë Shqipërinë më të vogël. I kanë vjedhur dhe shpërdoruar pikërisht atë që nuk i rikthehet më kurrë, tokën!

Pavarësisht simpative për secilin nga ta si individ, të gjithë ata së bashku janë banda kriminale e grabitësve më të ligj që ka parë Shqipëria.

Paratë e vjedhura me korrupsion mund të zëvendësohen. Ligjet e gabuara mund të rishkruhen. Investimet e gabuara mund të përmirësohen më vonë. E vetmja gjë që nuk rikthehet më në këtë vend është toka që ka grabitur kjo bandë kriminale. Secili nga ta, emër për emër ka nevojë për simpati dhe mëshirë, por jo për amnisti dhe përkëdhelje siç ka ndodhur deri më tani me ata që kanë vjedhur tokën për bujqësinë, hapësirën për shkolla, terrene sportive, për ambulanca dhe godina publike.

A janë ata fajtorët e vetëm? Vështirë të thuhet. Bashkë me ta dhe mbi ta fajtorë janë drejtuesit e dy partive kryesore në vend. Dje Sali Berisha dhe Fatos Nano. Sot Edi Rama e Lulzim Basha. Secili nga ta ka vrapuar t’i kapë tek e tek të gjithë pjestarët e kësaj bande kriminale për xhakete dhe t’i mburret se mund t’u legalizojë gjënë e vjedhur. Se do t’ja çojë çertifikatën e pronësisë në shtëpi. Se do t’ja bëjë pothuaj falas. Në këmbim të votës!

As njëri nga ta dhe as të gjithë këta së bashku, nuk kanë menduar se mbi pushtetin e tyre vetjak, duhej një themel morali. I shkatërruar në themel me qasjen kriminale të tyre për zgjidhjen e çështjes së ndërtimeve pa leje. Ku ofertë e vetme për grabitësit është të paguajnë qytetarët e tjerë të ndershëm. Ka nevojë ulëritëse që të rishihet ligji i legalizimeve. Pa i braktisur fajtorët e djeshëm, por pa shkaktuar drama të reja. Në kapitalizëm gjithçka ka një çmim dhe kushdo duhet të paguajë. Solidariteti i shoqërisë të mos shkojë më tej se kompesimi një qind për qind i banesës së banimit, por me qasje krejt tjetër me ata që ndërtimin pa leje e kishin si licencë vetjake për të qenë të pasur. Edi Rama në dy mandatet e tij mund të ketë bërë shumë punë të liga, por reforma për kontrollin e territorit, është një vepër e duhur, edhe pse shumë e vonuar në kohë. Sepse paraardhësit e tij e kishin bërë të ligën  mullar. Dhe këtë triumph duhet t’ja njohin të parët kritikët dhe ata që duan t’I zënë vendin duke u sjellë identikisht siç do të ishte sjellë ai vetë pot ë ishte në opozitë.

Nëse nuk meresh me problemin në kohën që lind, do të meret problemi me të gjithë! Ky është momenti që ky problem kriminal po ndikon fort në jetën e çdo shqiptari. Edhe i atyre që besojnë se kryeministri Lulzim Basha është arrogant i pashpirt që prish shtëpitë e banorëve, edhe i atyre që presin që Edi Rama kur të kthehet në pushtet, t’i kompesojë një qind për qind për tokën e vjedhur! Sepse siç thuhet shpesh nga cinikët, sa më shumë ndryshon, as më shumë është e njëjta gjë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha uron 8 Dhjetorin/ Rinia është shpresa për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë urimin e tij për Ditën e Rinisë.

Ai është shprehur se kjo ditë na bën krenarë për rininë që u ngrit 29 vite më parë për të sjellë Demokracinë në vend si edhe krenarë për të rininë e sotme që përsëri në këtë periudhë është ngritur për të ndihmuar vullnetarisht pas fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.

“Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit”, ka shkruar ai.

Basha e vazhdon shkrimin e tij duke u fokusuar tek banorët e prekur nga termeti dhe gjen rastin për të shprehur se këta njerëz janë të braktisur nga shteti. Kreu i PD thotë se tragjedia natyrore nxori në pah gjendjen e mjeruar të vendit.
“Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar”, vijon Basha.

LEXO EDHE:  Rama-Basha “thikë pas shpine” aleatëve

LEXO EDHE:  Surpriza e listës së PD/Pjesë kushëriri i kryebashkiakut dhe Presidenti i "Mundjes"

Më pas, Lulëzim Basha thotë se megjithatë ka shpresë dhe drita e shpresës janë pikërisht të rinjtë që mund ta çlirojnë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit. Më pas, Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur mirënjohjen e tij për heronjtë e 8 dhjetorit të 90’ më në krye Azem Hajdarin.

“Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.
Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundon Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembja e godinës nr.15 në QS/ Paloka: Rama e shembi në ditën e Rinisë sepse atje lindi PD

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar për shembjen e godinës 15 në Qyteti Studenti, godinë e cila është prishur sot pasi nga inspektimet ka rezultuar e pabanueshme.

Paloka ka ngritur pyetjen mos shembja pikërisht e kësaj godine është bërë me kast nga ana e Kryeministrit meqenëse kjo ka qenë godina ku bëheshin mbledhjet e para që çuan në krijimin e Partisë Demokratike.

Nënkryetari thotë se Rama ka zgjedhur pikërisht ditën 8 dhjetor, ditën e Rinisë që solli Demokracinë, për të shkelur idenë e kësaj të fundit duke mbrojtur dhe rikthyer idealet komuniste dhe diktatoriale.

“A thua “mendja perverse” urdheroi qëllimisht shembjen e godinës 15 pikërisht sot më 8 dhjetor ?! Sapo pashë një lajm që godina 15 nr Q. Studenti po shembet sot nga qeveria! Godina 15 ishte vendi ku u mblodhën fillimisht studentët dhe intelektualet që më pas vendosën krijimin e PD, të parës parti opozitare pas gati 50 vjet diktaturë.

A thua një mendje perverse, tipike për Ramën dhe ata që e rrethojnë, zgjodhi qëllimisht 8 dhjetorin për ta shkatrruar ? Nuk di nëse godina ka qenë realisht për tu shembur ( banorët këmbëngulnin që nuk kishte probleme), po edhe ne se …a nuk duket si shume e”e gjetur” data 8 dhjetor ?! Nga ata që po përpiqen të rikthejnë jo vetëm simbolet por dhe format represive të diktaturës, gjithshka mund të pritet, për më tepër kur në krye kanë një qënie diabolike, një hakmarrës shpirtvogel si Rama !!!” ka shkruar ai.

LEXO EDHE:  Edhe 48 orë jetë?!/Basha ia pret shkurt Ramës: Dinakëri! S’na blen dot

LEXO EDHE:  Edhe 48 orë jetë?!/Basha ia pret shkurt Ramës: Dinakëri! S’na blen dot

Pasi e ka quajtur Ramën “mendje perverse”, në fund të postimit Paloka shpreh se megjithatë, Partia Demokratike nuk është një godinë por janë njerëzit dhe idealet që e mbajnë gjallë.

“Sidoqofte, ne se mendja perverse e ka menduar dhe këtë, duhet ta dijë se PD nuk ka qenë kurrë as një godinë e as vetëm një grup njërzish , po ka qenë dhe mbetet një aspiratë dhe siç kanë thënë njerëz me të mençur se unë ; aspiratat dhe idealet as nuk mund të burgosen e as nuk mund të shemben”, përfundon postimin Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj nga bojaxhi në pastrues tualetesh?!

Publikuar

-

Nga

Dy ditët e fundit kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj i njohur ndryshe edhe si “lal fiku” ka filluar një fushatë propagande për të justifikuar degjenerimin publik që i bëri kryeministri Edi Rama.

Në një video të cilën e sjellim më poshtë, Rama i drejtohet direkt Veliajt: “Ti do vish ta lyesh vetë murin” dhe i tregon gishtin Erjon Veliajt në momentin që ky i thotë se është perfeksionist.

Kjo video u kthye në virale, filluan komentet jo vetëm nga mediat kundërshtare të kryebashkiakut, që në fakt janë të pakta por dhe mediat pro qeverisë të cilat e panë si një sulm të hapur të Ramës drejt trashëgimtarit të tij të ardhshëm, i vetëshpallur si kreu i socialistëve pas largimitë Edi Ramës. Lali Eri përpiqet shumë për imazhin e tij dhe ka një skuadër të madhe për më tepër bën një luftë me mediat deri tek denoncimet për t’i mbyllur portalet, apo shitblerjen e tyre duke shkuar deri në financime. Nga ana tjetër zgjedh një ekip që ta propagandojë gjithë ditën si një njeri punëtor të palodhur që po i ndryshon faqen kryeqytetit.

Mjaftuan 30 sekonda nga Edi Rama apo një minutë sa tërmeti i 26 nëntorit për ta shkundur mirë Erjon Veliajn, për ta diskredituar në opinion publik pasi ishte trajtuar si një pastrues tualetesh apo si “qen i radhës” nga Kryeministri Rama. Prej dy ditësh Veliaj po përpiqet ta justifikojë duke thënë se nuk e kishte me të, i drejtohej administratorit apo pallati u lye në orën 4:30 apo të tjera si këto.

LEXO EDHE:  Ironia e fortë e Blushit me liderët politikë/Krizë telefonash të prishur!

LEXO EDHE:  Basha shprehet i vendosur/ “Nuk ka kompromis pa rrëzuar këtë sistem”

Nxitoi që të dilte tek Luana, në mesazhe të tjera gjatë lëvizjes me kryeministrin u mundua të thoshte se nuk ishte ai të cilit iu drejtua Rama por administratori që ishte në krah të tij.

Në fakt të gjithë këto lëvizjet e lalit nuk janë gjë tjerë veçse fakti që kryebashkiaku Veliaj po përpiqet të justifikojë dhe ta heqë vëmendjen duke thënë se nuk i ishte drejtuar atij por administratorit, nuk ka asnjë justifikim por thjesht dhe vetëm lali tregon së është i shqetësuar, tregon se është i diskredituar nga artikulimi i kryeministrit dhe tregon se gjithcka ka ndodhur ka qenë ë vërtëtë.

Lali thjesht dhe vetëm me lëvizjet e tij po e bën më të besueshëm faktin se Rama iu drejtua direkt duke i thënë: Do ta lyesh ti!

Nuk është ai Veliaj i fortë, trashëgimtari i ardhshëm i socialistëve dhe me pushtet, por është thjesht zyrtaruc i radhës që nga bojaxhi Rama mund ta çojë të pastrojë dhe tualetet e kryeministrisë apo të ndodnjë shtëpie që ka probleme në Sauk, Tiranë apo Durrës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE