Connect with Us

Shengeni i Vogël apo Hileja e Madhe?

Opinione

Shengeni i Vogël apo Hileja e Madhe?

Publikuar

-

Nga Arian Galdini
Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.
1. Presidenca Juncker.
Që ditën e parë kur sapo mori detyrën e tij si President i Komisionit Europian, z. Juncker deklaroi se gjatë Presidencës së tij nuk do të ketë zgjerim të BE.
Dhe ashtu ndodhi.
2. Proçesi i Berlinit.
Si alternativë administruese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa portat e Europës u ishin mbyllur, Krerët e BE vendosën të krijojnë një mirazh europian të cilin e quajtën Proçesi i Berlinit.
Nuk u kujdes më askush në Europë për të gjetur shtigjet dhe mekanizmat që do ti përafronin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, por u shpik Proçesi i Berlinit për të shëtitur 6 liderë të korruptuar ballkanas, me dosje pune në duar, nëpër Kryeqytetet e Europës.
6 liderët e korruptuar ballkanas u pëdorën nga Europa, për të krijuar iluzionin e një ndihmese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimit dhe përshpejtimi të Integrimit.
E vërteta është se Proçesi i Berlinit ishte fillimi i Limbos, as në BE e as jashtë Europës, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
6 liderët e korruptuar fituan legjitimitet nëpërmjet marrëdhënies speciale me Kancelaren Merkel dhe fotove të rastit që u jepeshin si shpërblim për rolin e tyre si pezullues vullnetarë të Integrimit të vendeve të tyre në BE.
Me fotot me Merkelin dhe liderë të tjerë të BE dhe vendeve të BE, me deklaratat e pakursyera mbështetëse si shpërblim për rolin pezullues, 6 liderët e korruptuar të Ballkanit a dolën ti mbysin krejtësisht të gjithë zërat kritikë dhe opozitarizmin në vendet e tyre.
6 autoritarë të korruptuar të shëtitur si arlekinë në barkën e Proçesit të Berlinit, nëpër kryeqytetet europiane ia dolën ta shuajnë e zhbëjnë demokracinë në vendet e tyre dhe bënë çfarë deshën me të tjerat.
Psh, Edi Rama mbolli kanabis sa deshi, krijoi Oligarkët që deshi, e mbyti ekonominë shqiptare me taksidarë shteti e bandash, e mbërtheu çdo pushtet me horra, cuba e kriminelë, e zhyti Shqipërinë në borxhe të paimagjinueshme me PPP e Konçensione, u bë garanti i malavitës dhe dyndi Europën me azilantë shqiptarë të dëshpëruar dhe me kanabis, kokainë e heroinë, i ngjiti shkallët e korrupsionit në përmasa të paimagjinueshme, e ka bërë Qeverinë dhe qeverisjen si kuplaranë e tij personale, e përsëri, mbështetja europiane për të ka qenë e padrojë e shpesh e pacipë.
3. Shkëmbimi i Kufijve.
Kur Proçesi i Berlinit po dilte boje sepse nuk po jepte asnjë zgjidhje, asnjë shpresë e asnjë ndihmë, u aktivizua plani tjetër.
Iu kërkua arlekinëve të korruptuar të Ballkanit që të zihen mes tyre.
Këtu hyri në lojë Hashim Thaçi i pari e pastaj Vuçiçi dhe patjetër edhe vëllami i tyre Edi Rama.
Askush nuk e ka pasur ndonjëherë realisht dhe seriozisht tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë e dinë se është e pamundur dhe e vdekur si ide.
Por plani është tjetërkund.
Spiralja e konfliktualitetit të lartë me fjalë e përplasje mes mbështetësve të shkëmbimit të kufijve dhe kundërshtarëve të saj, do të ndihmonte në disa fronte.
Si fillim do krijohej vetëpezullimi kombëtar i këtyre vendeve drejt Europës, sepse marrja e rolit mbështetës për tezën e shkëmbit të kufijve nga Mogherini dhe Hahn, do ta përvijonte BE si armik të çështjes kombëtare për shqiptarët, psh.
Më tej, fabula do të ishte e thjeshtë.
Franca dhe Macron do të mbështesnin Serbinë dhe shkëmbimin e kufijve, ndërsa Gjermania dhe Merkel do ta kundërshtonin tezën, duke u shfaqur si mbështetës të shqiptarëve.
Në këto kushte, të 6 vendet e Ballkanit, nuk do të flisnin e as aspironin më për Integrimin Europian, por do të kaurdiseshin me nevojën e tyre ekzistenciale për mbijetesë.
4. Macroni bllokon Integrimin.
Nën këtë frymë dhe plan, Europa vendosi të ndajë rolet mes policit të mirë dhe policit të keq.
Macroni mori rolin e policit të keq dhe Merkel mori rolin e policit të mirë.
Merkeli u bë luftëtarja e Integrimit  kur Macroni u shndërrua në Antiheroin e Bllokimit.
Dhe ja ku jemi. Presidenca Juncker u përmbyll pa zgjerim të BE.
E tillë do të përmbyllet edhe Presidenca e re e BE, e ish-Ministres së Merkelit.
Faktet janë kokëforta.
Presidencën e BE e ka disenjuar dhe kontrollon Kancelarja Merkel.
Nëse Presidentja e BE nuk e ka në programin e saj të punës dhe në axhendën e saj, zgjerimin e BE, nuk do të ketë zgjerim të BE.
Të tjerat janë lojëra dhe fjalë.
Merkeli dhe Macroni janë duke bërë të njëjtën lojë, thjesht kanë ndarë rolet, polici i mirë – polici i keq.
5. Shengeni i Vogël.
Për sa kam shkruar sa më sipër, unë mendoj se Shengeni i Vogël është vijimësi e të njëjtës lojë.
3 vendet nënshkruese, kanë marrëveshje të tregëtisë së lirë, e kanë të gjithë mundësinë që me marrëveshje dypalëshe ti lehtësojnë pafundësisht barrierat tregëtare, doganore, kufitare, etj, etj. Hyrja në një territor termash pakuptim e projektesh pa asnjë qartësi e objektiv, tregon se loja vazhdon.
Pikësëpari, Shengeni i Vogël e ka kthyer KM e Shqipërisë në Drejtor të Marketingut të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.
Së dyti, Shengeni i Vogël është rrethimi dhe izolimi i radhës i Kosovës.
Së treti, rezulton se taksa 100% e Ramushit paska qenë prishje e lojës. Ndaj Shengeni i Vogël është masë sigurie e Serbisë, Ramës e të tjerëve për të rrethuar Kosovën e për ta bërë atë më të brishtë.
Me shumë gjasa edhe fitorja e VV dhe LDK në Kosovë e ka prishur përsëri lojën.
Për këtë, Shengeni i Vogël vjen si lak trysnie që shtrëngohet në fytin e Qeverisë së Kosovës.
Jo më kot Hashim Thaçi rendi dje të deklaronte se ai dhe Macroni biseduan për rinisjen e samëparshme të Dialogut Kosovë – Serbi.
Tek Macroni bllokues i Integrimit, Hashim Thaçi gjeti interlokutorin zhbllokues të Dialogut.
Me pak fjalë, 3 apo 6 arlekinët e korruptuar të ballkanit po përdoren kundër popujve të tyre.
Duhet ti themi të vërtetat dhe të ballafaqohemi me dinjitet me këdo./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Agim Xhafka/ Ardit Gjebrea dhe unë i hedhim plehrat te i njëjti kazan…

Publikuar

-

Nga

Dua të jem i qartë qysh në rreshtat e parë. Ardit Gjebrenë e simpatizoj si moderator,si këngëtar,si menaxher i atij spektakli aq popullor që transmeton Klan të dielave. Shkurt,jam fans i tij prej vitesh e vitesh. Veç kësaj edhe njihemi. Nuk jemi miq të ngushtë,por e pérshëndesim me respekt njéri tjetrin.
Tani të hyjmë te problemi që dua t’ja bëj të ditur artistit tim. Te Kënga Magjike,në gjithë netët,ai nuk harroi t’i thurrte lavde Erion Velisë,kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe të thosh fjalë pér fjalë se ai paska bërë ndryshime kolosale në kryeqytet.
Pér fat unë dhe Arditi jemi dhe komshinj e po i them se ai jo vetëm që ia ka futur kot këtij perfundimi,por u bë dhe qesharak. Ja pse.
Arditi dhe unë i hedhim plehrat te i njëjti kazan. Ka mbi pesë vjet që janë po ata kazanë që Lali i trashëgoi dhe ndérsa dikur kishin kapak tani rrinë hapur e në erën më të parë dalin nga kazani lloj e lloj mbeturinash e na bijen sipér. Këtë quan ai ndryshim kolosal? Më tej,pérballë meje dhe Arditit ka disa lokale dite që nuk mbyllen as kur vjen dita tjetér. Me muzikë në qiell dhe me banorë të pagjumë që nuk ua zgjidh hallin as policia e as bashkia. Ky a quhet ndryshim kolosal? Tjetér. Rruga e Arditit dhe imja para se të vinte Lali ishte me dy gropa. Tani është gropa gropa. Pér këtë e ke fjalën si ndryshim? Më parë paguanim fare pak lekë e ujë kishim më shumë. Tani kemi nga dy depozita pér familje. Ndryshim quhet,por skandaloz,jo kolosal. Që të mos rreshtoj rritjen e taksave,sidomos atë pér arsimin që e paguajnë edhe të moshuarit. Se do ndërtoheshin dhjetra shkolla e pas térmetit u mësua që u rrëzuan pikërish ato që gjoja u rregulluan. E sheh sa ndryshim paska bërë Tirana?
Do më? Një shi i lehtë bije dhe pérmbytemi,ca lulishte kishim e mbi to po mbijnë kulla e kulla,ajér të ndotur gjeti,e ndoti më tej disafish. Po rreshtoj plot mbyllje rrugësh se ngrihen grataçiela e duhen krijuar kantieret e tyre mbi korsitë e mijra makinave që gulçojnë pa lëvizur.
Deri sot Lali mburret veç me sheshin që ka bérë pérshesh krejt qarkullimin e mjeteve në Tiranë. Një marrëzi që nesér do gjykohet si vepér penale.
Ndryshime kolosale,kështu u shpreh Gjebrea pér Lalin. Kuptohet që do fliste broçkulla nga që Bashkia qe sponsor i evenimentit. Pra ishte reklamë që u pagua dhe do transmetohej. Këtu qëndron gafa tjetér e Arditit. Pranon lekë për propagandë,në vend të reklamave. Mund të qe reklamë në se do të jepej një pyll që e kishte mbjellë Lali,në se do të ishte hapur një rrugë e re,në se do të ishte hequr qoftë një depozitë nga tarracat që rënkojnë prej peshës së ujit. Po jo fjalë në tym që Erioni paska bërë punë kolosale në kryeqytet. Këto nuk i gëlltit askush,nuk i pranon as vetë mentori i Lalit,Edi Rama,i cili e urdhéroi Lali ziun të rrëmbente furcën dhe të lyente që në katër të mëngjesit shkallët e pallatit ku dolën në tv.
Ardit,ne jetojmë në një zonë ku Erion Veliaj nuk ka asnjë ndikim konkret,të prekshëm. Nuk e thashë kot që plehrat i hedhim te i njëjti kazan. Ndaj ti merr sa më tepër reklama nga bashkia,por mos bëj propagandën e Erionit se të bën pis. Ti je artist. Pér mua je artist me shumë,shumë vlera.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Kryeministri që u bë kryekapitalisti i katastrofës

Publikuar

-

Nga

Ne shtator te vitit 2005, ndertuesit me te medhenj ne New Orleans u mblodhen ne nje darke te madhe festive. Vendi sapo ishte goditur nga nje prej uraganeve me te fuqishem ne historine e SHBA-ve dhe ndertuesit kishin arsye te forta per te festuar.

Me kryesorja ishte ajo qe Joseph Canizaro, nje nga ndertuesit me te medhenj ne Orleans do ta deklaronte publikisht: “Me ne fund e pastruam New Orleansin nga banesat publike. Ate qe ne nuk mundem ta benim permes lobimit, e beri Zoti”.

Banesat publike jane apartamente ne pronesi te qeverise, te cilat u jepen me qera sociale familjeve te varfra. Ne New Orleans keto ndertesa ndosheshin ne zonat me te lakmuara nga ndertuesit privat. Por pavaresisht lobimit shumevjecar te ndertuesve per te shembur banesat publike dhe ndertuar mbi to kullat private, autoritetet ne New Orleans kishin rezistuar, deri diten qe Katrina shkaterroi pjesen derrmuese te tyre. Kjo ishte arsyeja e festes se ndertuesve, teksa qindra mije qytetare te New Orleansit ndodheshin ne cadra te pastrehe.

Ne kursin e historise, fatkeqesite natyrore jane perdorur thuajse gjithmone nga nje grup i ngushte per te nxjerr perfitime te padrejta ne kurriz te qytetareve. Naomi Klein nje shkrimtare dhe aktiviste sociale nga Kanadaja e ka pagezuar kete fenomen me termin Kapitalizmi i Katastrofes.

Ne Shqiperi, doktrina e Kapitalizmit te Katastrofes nuk eshte e panjohur. Vecanerisht gjate dy dekadave te fundit ajo eshte aplikuar shpesh, kryesisht per te tjetersuar asete publike ose per te krijur tregje me ligj. Por tani vendi mund te perballet me nje pershkallezim agresiv te Kapitalizmit te Katastrofes dhe qytetaret do ta paguajne shtrenjte.

Ne mbledhjen e dyte te Komitetit te Rindertimit, kryeministri Edi Rama lancoi publikisht planin e qeverise per te bere te detyrueshem sigurimin e banesave. Per te jusrifikuar kete mase radikale, me dyshime te forta kushtetuetshmerie, kreu i qeverise perdori nje argument te pavertete. Ate se si sigurimi i prones nga katastrofat eshte i detyrueshem edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Kryeministri Antireforme!

LEXO EDHE:  Çfarë po kurdisin Koço Kokëdhima dhe Arian Galdini?

Perdorimi i frikes dhe te tezave te paverteta eshte mekanizmi tipik per te implementuar Kapitalizmin e Katastrofes. Edhe pse SHBA-te jane nje vend qe goditen shpesh nga fatkeqesite natyrore, sigurimi i prones nga katastrofat ne SHBA nuk eshte i detyrueshem. As ne nivel federal dhe as ne nivel lokal.

Ne Florida, nje nga qytetet me te goditura nga uraganat ne SHBA, vetem 8 per qind e banesave jane te siguruara. Ne Californi, nje nga vendet me sizmike te globit vetem 18 per qind e familjeve kane sigurim prone nga termeti.

Keto dy fakte mjaftojne per te ekspozuar te paverteten. Asnje shtet ne SHBA nuk e ka sigurimin e prones te detyrueshem me ligj. Dhe nuk ka se si ta kete, kur Kushtetuta e SHBA-ve nuk pranoj as sigurimin e detyrueshem shendetesor dhe ate per efekt pensioni.

Por teksa te vertetat e SHBA-se jane te ndryshme nga ato qe servir kryeministri per te shtyre perpara projektin e sigurimit te detyrueshem te banesave, ngjashmerite me Shqiperine jane te tjera. Ashtu si ne SHBA edhe ne Shqiperi, peshkaqenet jane gjithmone gati te shfrytezojne katastrofat per te nxjerre fitime te padrejta me forcen e ligjit.

Ne nje paralele gati tragjike me ate te New Orleansit, ndertuesit shqiptar u versulen me po te njejten shpejtesi te perfitojne nga termeti. Teksa njerezit ishin ne shok total psikologjik, Artan Dulaku, hodhi ne publik tezen e blerjes se apartamenteve qe ndertuesit kane stok te pashitur. Kapitalizmi i Katastrofes eshte kudo i njejte. Vuajtjet e njerezve jane mundesi per te fituar para.

Te dy projektet duket se po shkojne drejt realizimit. Edhe sigurimi i detyrueshem i banesave edhe blerja e apartamenteve stok te ndertuesve. Kjo do ta beje Ramen, si promotorin me te madh te Kapitalizmit te Katastrofes ne historine e Shqiperise. Kryeministri qe u be kryekapitalisti i katastrofes.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Sali Berisha/ “Gjendja e jashtëzakonshme, si një tallje cinike e jashtëzakonshme e Edvin Mafisë!”

Publikuar

-

Nga

Te dashur miq, pak dite me pare une kam postuar nje status ne te cilin e quajta si “fake” gjendjen e jashtezakonshme te Edvin Kristaq Mafise. Duke ndjekur çdo ore dhe dite situaten une mund tju them se kemi te bejme nje tallje te jashtezakonshme cinike dhe amorale te Edvin Kristaq Mafise me kete Fatkeqesi Natyrore me pasoja njerezore, sociale, ekonomike, psikologjike te pallogaritshme.

Po pse e quaj une kete gjendje si tallje te jashtezakonshme personalisht te Edvin Mafise?

Une e konsideroj nje tallje cinike gjer ne kufijte e krimit sepse deri sot, ne mbeshtetje te mijra e mijra femijeve, grave, burrave, invalideve, te moshurve te demtuar nga pasojat e termetit si dhe per mbeshtetje te makinerise njerezore, motorike, logjistike qe zbaton masat e gjendjes se jashtezakonshme nga Thesari i shtetit nuk eshte disbursuar qe nga data 27 nentor deri sot as dhe nje qindarke. Shuma e vetme e disbursuar nga thesari i shtetit eshte 7 milion leke te premten qe kaloi demshperblim per viktimat qe humben jeten nga termeti.

Nderkohe qe ne historine boterore nuk ekziston kurre nje gjendje e jashtezakoshme pa fondin financiar fillestar, qe me VKM merret nga fondi rezereve i qeverise, i cili preket vetem me VKM dhe qe perdoret per perballimin e nevojave e çdo ore dhe te perditshme qe krijohen nga gjendja e jashtezakonshme. Ne te gjitha vendimet e qeverise nuk ekziston asnje fond financiar fillestar qe diten e enjte te javes se kaluar. I diskretituar per kete qendrim cinik dhe te papergjegjshem, Edvin Kristaq Mafia shpalli ne mbledhjen e dites se enjte te narkokabinetit te tij, se caktoi 20 miliarde lek, 13 miliard nga buxheti dhe 7 nga ndihmat e huaja si fond fillestar.

Mashtrim cinik dhe i turpshem, 13 miliard lek te buxhetit duhet te votohet buxheti ne parlament, te botohet ligji ne fletore zyrtare qe ato te mund te mund te perdoren dhe ne asnje rast jo para vitit te ardhshem.

Por miq, cilat jane pasojat rrenuese te kesaj tallje cinike te jashtezakonshme ndaj te demtuarve nga termeti dhe pasojave te ketij te fundit.
1-Mijra e mijra te demtuar, me te cilet nuk ka folur njeri gjer ne kete moment.
2-mijra banesa te demtuara ne te tre prefekturat te pakontrolluara dhe pa asnje vleresim. Sepse per kontrollin e tyre duhen mobilizuar te pakten 500 eksperte dhe duhen paguar per punen dietat naften etj.
3-mungesa te jashtezakonshme ne çadra, shtroje etj etj. Sonte jane qindra e qindra familje qe flene ne çadra te improvizuara, plastmase apo çarçafesh ne oborret e shtepive te tyre sepse ato marrin çadra vetem po paten fatin tju shkoje ndonje kamere televizive dhe ti kerkojne me ze dhe figure nje çader normale kryetallesit te tyre cinik e shpirt katran.
4-Mungesa te medha si kurre ndonjehere ne ushqime dhe ndihme te tjera. Jane shperndare gjer sot vetem ndihmat bujare te solidaritetit por narkoqeveria shqiptare nuk ka blere nje qindrake ndihma per te shperndare te demtuarve dhe ndihmat e dhuruara i ka shperdoruar dhe ndare ne menyre kaotike.
5-Asnje qindarke deri sot nuk u eshte dhene hoteleve qe kane sterhuar dhe mbajne me ushqime rreth 4 mije vete.
6-Asnje qindrake nuk u eshte dhene mijra e mijra familjeve qe kane sterhuar ne banesat e tyre familje te demtuara nga termeti.
7-Per mungese mjetesh nafte etj etj, prishjet dhe veçanerisht largimi i rrenojave ecen me ritme breshke. Mjetet e ushtrise per mungese nafte nuk ndjehen gjekundi apo furnizohen me bidona.

LEXO EDHE:  Galdini: Qe te kemi Reforme ne Drejtesi duhet te vazhdoje dialogu

LEXO EDHE:  Filarmonia e Vienes dhe Edlarmonia e Tiranes!

Se fundi denoncoj kete tallje te ulet cinike te Edvin Mafise, i cili duke perfituar nga dhimbjet, lotet, emocionet e tragjedise njerezore por mjerisht edhe padijen e njerezve dhe mediave per kondicionet ligjore te Gjendjes se fatkeqesise natyrore, perpiqet te mbuloje thellimin e katastrofes se termetit nga qendrimet e tij kriminale me:
-Luften kunder portaleve armike dhe mediave jo qeveritare, sharjet ordinere te nje gojhaleje, ngritjen e kembeve si skizoid ne tavolina te huaja pune dhe
-duke zene me mbi 7 ore ne dite ekranet televizive me skeçe,teater makaber dhe hedhur valle mbi dramen njerezore me te madhe qe ka njohur Shqiperia ne 70 dekadat e fundit dhe
-emerimin si shef te gjendjes (talljes) se jashtezakonshme çuçin e Familjes, ne nje rast unik ne historine e botes qe nje minister bujqesie ngarkohet me kete detyre vetem e vetem qe te fshehe gjurmet e krimit te Edvin dhe Gjush Betonit duke futur nen rrenoja provat e krimeve te tyre monstruoze.

Miq,Edvin Mafine dhe narkoqeverine e tij gjithçka do te degradoje ne vuajtje me te madhe, vjedhje e korrupsion.

Rama ik dhe ik sa me pare eshte sot me imperative se kurre ndonjehere! sb

 

LEXO TE PLOTE