Connect with Us

Shengeni Ballkanik / Vjosa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Kosova & Rajoni

Shengeni Ballkanik / Vjosa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Publikuar

-

Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjedhjet fitoheshin nga LDK, ka qenë e ftuar e vetme e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme ku “Shengeni ballkanik” ka qenë temë e diskutimit. E pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me vlerësimin që LDK ka ndaj kësaj iniciative të përkrahur nga tre kryeministra, Edi Rama, i Shqipërisë, Zoran Zaev, i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandër Vuçiç, i Serbisë, Osmani është shprehur:

 Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar kundër dhe ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka vlerësuar znj.Osmani.

E pyetur rreth pasojave që mund të sjellë një “Shengen ballkanik” sipas modelit BE për Kosovës dhe Rajonin, Osmani është shprehur:

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Janë të shumta, si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pasi i caktoi një afat prej 48 orësh/ Thaçi letër publike Albin Kurtit

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pasi i caktoi një afat prej 48 orësh për formimin e qeverisë së re, Thaçi paralajmëron se do të ndjekë të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre.

LEXO EDHE:  “Kurti, fenomen në politikë”/ Ngjela: Beogradi dhe Tirana i tremben Vetëvendosjes

LEXO EDHE:  Ambasadori britanik optimist/ Marrëveshja VV-LDK është çdo ditë e më afër

Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. – shkruan Thaçi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tym i zi sërish nga VV – LDK/ Besian Mustafa: Ka përpjekje për marrëveshje

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë kryer sot një takim i cili ka zgjatur tre orë. Mirëpo siç ka ndodhur me takimet e fundit të liderëve kosovarë, nuk ka ende një marrëveshje për qeverinë.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka folur pas takimit mes dy krerëve të partive që supozohet të arrijnë një marëveshje për të krijuar qeverinë e re të Kosovës.

Mirëpo, duket se edhe pse pa një rezultat përfundimtar, ka lajme të mira, pasi Besian Mustafa u shpreh se ka lëvizje e përkjekje për marrëveshje. Ai gjithashtu  paralajmëroi një takim për nesër.

LEXO EDHE:  Vjosa Osmani për situatën politike/ “Europa duhet të ndalojë së përkëdheluri Vuçiç-in.

LEXO EDHE:  "Kurti, fenomen në politikë"/ Ngjela: Beogradi dhe Tirana i tremben Vetëvendosjes

“Ka përfunduar. Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë Mustafa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sulmi në bazën ushtarake të SHBA/ Reagon ashpër Haradinaj: Akt i rëndë agresioni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj bazave ushtarake të SHBA.

Haradinaj shkruan se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA, ndërsa e cilëson sulmin si një akt të rëndë agresioni ndaj Amerikës.

“Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.
E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.
Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.
Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE