Politikë
Shembja e banesave në Astir/ Kryemadhi: Dhunë kriminale, përgjegjësit do të dalin para drejtësisë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas shembjes së banesave tek zona e Astirit nga IKMT.
Përmes një postimi në rrjetet sociale , Kryemadhi është shprehur se “dhuna dhe terrori i ushtruar ndaj banorëve nga falangat e krimit do të paguhet një ditë” dhe se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
“Jam në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, që kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërorë, nuk është tjetër gjë përpos se instalimi përfundimtar i narko-shtetit dhe krimit të organizuar nën emrin e qeverisë shqiptare. Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale por një ditë do të paguhet mirë do të dalin përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit”, tha Kryemadhi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Rama duhet thirrur në Prokurori”/ Kryemadhi flet me fakte: Kam videon!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së...

Frikë nga tërmeti?/ “Zhduket” pa gjurmë Avokatja e Popullit
Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë, vendi ynë po përballet me një...